• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Vrasje per nder

Guest20

Larguar✌👋
Bastari-i-Mesëm.jpg



Një 34-vjeçar, i cili ndërroi jetë të premten në Spitalin e Traumës në Tiranë mësohet se është vrarë me mjete të forta nga vëllai i të dashurës së tij. Viktima është Arben Gjeci nga fshati Bastar i Mesëm, i cili u gjet i plagosur në kokë në anë të rrugës nga kalimtarët mbrëmjen e së enjtes dhe u transportua menjëherë ne spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por hetimet provuan të kundërtën. Pas kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se lidhja me një 20-vjeçare të martuar i kushtoi jetën Gjecit, baba i 3 fëmijëve.

vrasja:
Një histori dashurie jashtë martese i ka kushtuar jetën Arben Gjecit nga fshati Bastar i Mesëm i Tiranës. Fillimisht ishin mjekët e Spitalit të Traumës, të cilët thanë se vdekja e 34-vjeçarit ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të mëdha në kokë për shkak të përplasjeve ose goditjeve. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka mësuar nga dëshmitë e para të të afërmeve se i riu ka rënë nga një lartësi. Nisur nga plagët e shumta, policia është thelluar në hetime për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes. “Pas një pune intensive dhe të pandërprerë 48 orëshe, policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka zbardhur rrethanat dhe arrestuar 3 persona, për një ngjarje të raportuar në nisje si një vdekje aksidentale. Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës.

Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Po sipas bluve, “në vijim të këtyre veprimeve, dyshohet se shtetasit D.K., dhe E.C., me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë fshehur të vërtetën e ngjarjes së ndodhur. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi. Shërbimet e Policisë Tiranë bënë arrestimin e shtetasve: E.C., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”; D.K., 29 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe E.C., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkaq, burime për “GSh” bënë me dije se mbrëmjen e së enjtes, Arben Gjeci është takuar me 20-vjeçaren pranë banesës së familjes Cani në fshatin Bastar i Mesëm. Ndërkaq, vëllai i saj, Esat Cani dhe bashkëshorti, Dajet Kurti e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy në një kasolle pranë shtëpisë. Ata i ruajtën, pasi më herët burri i 20-vjeçares i ishte ankuar kunatit se motra e tij e tradhtonte. Lidhja jashtëmartesore nuk është pranuar nga vëllai i 20-vjeçares, i cili ka marrë një hekur dhe e ka goditur disa herë në kokë Arben Gjecin, i cili ka humbur ndjenjat. Më pas, dy agresorët e kanë nxjerrë 34-vjeçarin nga kasollja dhe e kanë lënë në rrugë ku dhe u gjet nga banorët e zonës.
Noa.al
 

Drejtori

Ju hengert Karanovirusi te tenave....🤪🤪
Ka plot per te komentuar, e le ta fillojme nga mentaliteti prej leshi qe kemi.. Ec te marrim nje jete se ndoshta ndihemi te fyer nga amoraliteti. Pse duhet te mbyllet ne qeli tani ky individ se motra e tij kishte qejf te livadhiste. Ka shume opsione te tjera perpara se te merret nje jete.
 

Zana1

Braveheart
Kjo dashuria mekatare..... e tmerrshme kur vellai behet xheloze per Motren , ne raste e zgjedhje kaq private.

I strongly believe that in Albanian family’s in general... there is a lot of abuse going on , including the sexual ones .

Semundje e rende .
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Prape sdi cte komentoj pervec vrasjes qe ska asnje arsye qe e justifikon!
pjesa tjeter eshte llafe boshe....vete e tere historia flet vet..
 

Drejtori

Ju hengert Karanovirusi te tenave....🤪🤪
Futi nje poshte qiviriu qe te ndihesh mire e me pas bej nje nani nani se e bere detyren me nder,,, :D
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
20 vjecarja paska qene Kurve burrin e paska pase akoma me kurve, vellain budalla ndersa dashnori punetor!
Eshte per te qesh kur thuhet “pas nje pune intensive 48 oreshe” policia zbardhi ngjarjen lol
nje ngjarje e tille mund te zbulohet per 20 min ne kafe me grate e lagjes:p
nejse perfundimisht
kurvellik maskarallik budallik me pasoje vdekjen
te rroni dhe ta kujtoni dhe te mbani pantallonat on
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pse e vrau qysh e vrau.. pse duhet zbuluar kjo ne gazete??ci duhet botes se c'ka bere filan fisteku me jeten e tij?? Sa per vrasjen mekat i madh. tradhtia po ashtu gabim.
 

Drejtori

Ju hengert Karanovirusi te tenave....🤪🤪
Pse kote thote Rama katund mediatik.. Deri ne nje fare mase e mbeshtes, se aty te besh nje pordhe fillojne gazetat "si e beri" pse e beri" Po mos e kish bere cdo bente" Ja fotoja e atij qe e beri" "Ai e beri kur..."

 
Top