• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vrasja e studentes greke, shqiptari thyen heshtjen nga burgu

Hera

Βιβλίο φάγος
[h=1]Vrasja e studentes greke, shqiptari thyen heshtjen nga burgu[/h] 16/04/2019

I riu shqiptar, Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos ka thyer heshtjen nga burgu.

Sipas asaj çfarë shkruajnë mediat greke, ai është pyetur lidhur me dëshminë që ka dhënë shoku i tij grek, 21 vjeçari Manolis Koukouras me të cilin ishin natën e ngjarjes.

Greku ka thënë se 19-vjeçari është fajtor i vetëm, ndërkohë qe ai vetë nuk ka marre pjesë në krim. Shqiptari është përgjigjur: “Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”.

Nga ana tjetër babai i vajzës thotë se ata kane vepruar bashkë dhe kjo nuk ka më asnjë dyshim. “E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë.

Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det,”, ka thënë për mediat greke John Topaludhi.

Sipas tij, nuk është e mundur që të gjitha këto t’i bëjë një person pa asnjë ndihmë dhe i vetëm.

Ndërkohë greku dhe shqiptari nuk kanë asnjë kontakt në burg, ku po mbahen me akuzën e vrasjes se studentes pasi nuk pranoi te kryente marrëdhënie seksuale.

Shqiptari tregoi se ishte greku që e qëlloi me shufër hekuri dhe kur vajza ra pa ndjenja e morën në makinë dhe e hodhën nga shkëmbinjtë. Nga hetimet doli se vajza nuk kishte vdekur nga goditja, por nga mbytja ne det.

Top Channel
 
Top