• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Vrasja e gjyqtares, BE: Jemi të tmerruar, mbrojtja e grave nga kërcënimet përgjegjësi

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
He he se tani do behem pak maskiliste mendoj me te drejte,se dhe femra Shqiptare eshte pak e pa kultivuar,se kur kane nje pavarsi ekonomike apo dicka ne dore,jane shume arrogante behen shume ordiniere shpesh here.
Ne sjellje ne komunikim e ne vendime,sikur clirojne boten kembet ne qiell e mendjen ne hale.
Por normale cila do qofte sjellja e nje individi marrjen e jetes se meriton askush dhe eshte krim makaber.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
'Fadili rriste fëmijët që e shoqja të bëhej gjykatëse, ajo e divorcoi, u tall me të dhe ia ktheu fëmijët kundër'

Vrasja nuk justifikohet. Ne e kemi kokën të ulur për atë që ka ndodhur. Por, vëllai im vrau nënën e fëmijëve të tij, pasi doli nga vetja për shkak të saj. Fadili bëri gjithçka për Fildeze Hafizin. Ai mundësoi që ajo të bëhej drejtoreshë kopshti, investoi për arsimimin e saj, për gjithë të afërmit e saj. Dhe pasi arriti gjithçka prej tim vëllai, ajo e divorcoi, ia vuri fëmijët kundër dhe filloi të tallej me të”.

Kështu deklaroi dje Eduart Kasemi, vëllai i 53-vjeçarit, i cili pak ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten e tij gjyqtare në qendër të Tiranës. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Eduart Kasemi tregoi me detaje se si vëllai i tij i madh është njohur me Fildezen dhe se si marrëdhënia e tyre përfundoi në tragjedi. Sipas Eduardit, shkaku kryesor i kësaj tragjedie kanë qenë dy fëmijët, për të cilët Fadili kishte dobësi. “Unë nuk mund ta parandaloja këtë tragjedi, sepse sado ta ruaja, ai mund të çohej natën dhe ta bënte krimin”, tha vëllai i vrasësit të gjyqtares.

Zoti Eduart, vëllai juaj akuzohet për vrasjen e ish-*gruas së tij. Cili është reagimi juaj?

Aq shumë sa ka bërë për mua ai vëlla, saqë të më kishte vrarë mua, ia kisha bërë hallall. Për çfarë ndodhi ishte brenda familjes, unë nuk mund të ndërhyja aq shumë në familjen e tyre. Ne e kemi kokën të ulur për atë që ka ndodhur. Vrasja nuk ka justifikim, por ata i kthyen fëmijët kundër. Vëllai im, sidomos për gocën bënte çdo gjë. E kishte debulesë, siç bëjnë baballarët për gocat. E thërras çunin tim tani këtu në qoftë se ju dëshironi. Ai është në klasë të tretë dhe pyeteni vetë se si sillej Fadili me fëmijët e tij dhe dëgjojeni se çfarë do të thotë. A u ka bërtitur ndonjëherë ai fëmijëve dhe a i ka rrahur ndonjëherë ata? Ai i përkëdhelte gjithë kohës. Nga fundi ikte djali im të takonte nipin dhe mbesën se i donte shumë dhe ata nuk i vinin.

Mendoni se krimin e ka kryer në gjendje të rëndë psikologjike?

Atë nuk e mbante vendi. Ai bëri çdo gjë për familjen e tij dhe ndiente se fëmijët po i largoheshin dhe për këtë gjë fajësonte ish-bashkëshorten. Ai i donte fëmijët e tij dhe distancimi i tyre sipas tij i ndikuar, po e vriste. Kohët e fundit ishte shumë në tension, nuk ishte në vete. Ai ishte njeri me emër dhe humbi çdo gjë, shkoi në zero.

Nipërit e tu thanë për mediat se ata ndiheshin të terrorizuar pranë të atit. Si e shikoni ju reagimin e tyre?

Ata janë fëmijë. Janë të lënduar. Humbën të dy prindërit në të njëjtën kohë. Nuk ishte mirë kështu, si për të ndjerën, ashtu edhe për tim vëlla. Por shiko çfarë bëjnë. Kërkuan ndihmë nga shteti, shtëpi, ndërkohë ai i ka ndihmuar gjithmonë. اdo gjë që ka, ua ka lënë në testament fëmijëve. Deri dje ata fëmijë me babën ishin duke u puthur dhe sot tregojnë që iknin të mërzitur nga ai. Kush i bën këto gjëra?

A janë ata që flasin kështu, apo janë të ndikuar? A mendoni ju se mund të parandalohej ky krim?


Unë nuk mund ta parandaloja këtë tragjedi, sepse sado ta ruaja, ai mund të çohej natën dhe ta bënte krimin. Nuk ma mori mendja që mund të arrinte në këtë pikë. Sado që u përpoqa, nuk mund të ndërhyja në jetën e tyre, pasi secili ka shtëpinë e vet, nuk më lejonte. Fadili në kohën e komunizmit ka qenë magazinier. Im vëlla ka hequr shumë që në vitet ’90. Ka qenë ndër të parët që ka ikur me anije në drejtim të Italisë dhe për vite me radhë atje ka punuar në ndërtim bashkë me vëllain tjetër. Më pas u mor me tregti, ishte shumë i zoti. Ishte djalë i shkathët. Motra jonë ka një dyqan te çamët dhe Fadili bashkëpunoi me të për disa kohë, par ka shumë vite që është shkëputur. Shumë veta e kishin zili dhe të arrinte puna në këtë pikë s’ma ka marrë mendja. Vetëm nga ai s’e prisnim ta bënte një gjë të tillë. Ne jemi me origjinë çame, jemi 6 vëllezër dhe 7 motra. اdokush nga ne mund të binte në humnerë, por ai jo. Nga ai s’e prisnim. Ne nuk jemi familje hajdutësh, nuk jemi marrë kurrë me drogë apo me punë të pista. Nuk kemi ushtruar kurrë dhunë. S’e di si ndodhi kjo me Fadilin.

Si është njohur Fadili me të ndjerën?

Kur e njohu ish-*bashkëshorten, ajo jetonte në Shkodër. E mori në Tiranë bashkë me vjehrrin, vjehrrën, kunatën dhe gjyshen e saj. I gjeti shtëpi këtu afër Xhamllikut, në mënyrë që të ishin afër me gocën dhe qiranë ia paguante Fadili, pasi ata nuk kishin mundësi ekonomike. I ati i të ndjerës punonte roje në spital dhe nuk e përballonin dot ndryshe jetesën.

Pse mendoni ju se gjërat shkuan deri këtu?

Ish-*bashkëshortja e Fadilit në fillim punonte edukatore kopshti. Vëllai im ndërhyri që ajo të bëhej drejtoreshë e atij kopshti. Më pas investoi në arsimimin e saj. E regjistroi në shkollë për juridik duke i bërë edhe magjistraturën. Ai ka investuar çdo gjë për atë. Ajo postin gjykatëse e mori prej tij dhe në fund e divorcoi tim vëlla dhe nuk mjaftoi vetëm kjo, por shpesh tallej dhe thoshte poshtë e lartë: “ç’më gjeti me këtë”. Por, njeriu duhet ta kthejë kokën mbrapa, të kuptojë nga ka ardhur. Si ka qenë më përpara dhe duhet ta vlerësojë burrin për çdo gjë që bëri për atë. Kush i rriti ata fëmijë ndërkohë që ajo vazhdonte shkollimin? Ai ishte shumë i përkushtuar, e çonte dhe e merrte ish-gruan nga shkolla dhe ndërkohë shkonte në shtëpi dhe mbante e ushqente fëmijët. Kush ia rriti fëmijët kur ajo bënte shkollën? Im vëlla u bë dhe grua në familje. Të jesh dikush me emër dhe në fund të hash veten në brendësi.

Vëllai juaj ka qenë më parë në burg për ngjarjen e ndodhur në vitin 2015. Pasi doli nga burgu, a takohej me fëmijët? Po gjatë kohës që ka qenë në qeli?

Fëmijët nuk i kanë shkuar asnjëherë në burg. Edhe ne i kemi dërguar fjalë, por sërish nuk shkonin. Ndërsa, kohët e fundit fëmijët nuk i vinin më. Kishte një muaj që nuk i kishte takuar fëmijët. Një javë para se të ndodhte ngjarja i kishte takuar. Ne jemi shumë të afërt me njëritjetrin. Më përpara fëmijët tanë rrinin gjithë kohës bashkë. Janë shumë nipër e mbesa që mblidhen çdo fundjavë. Djali im rrinte shpesh me fëmijët e Fadilit, i do shumë. Ne si familje, për fëmijët bëjmë jashtë mase. I fusim nëpër aktivitete sportive, u qëndrojmë afër. Im vëlla akoma më shumë se ne. Në qoftë se fëmijët e mi bënin një javë pushim, të Fadilit shkonin nga një muaj. Ata ishin gjaku i tij. Ai nuk mendoi më gjatë. Ideja që atij po i merrnin fëmijët dhe që po i largoheshin e rëndoi shumë.Ish*-bashkëshortja e tij ishte gjykatëse… Ai nuk e vrau për post pune, sepse shoh që të gjithë përmendin postin e gjykatëses, por krimin nuk ndodhi sepse ky ishte klient i saj apo sepse kishin përplasje që vinin nga një gjykim në punë. Krimi ishte brenda në familje. Ndodhi për shkaqe të brendshme dhe nuk ka pse të përmendet posti i saj. Nuk ka kuptim./panorama
 
Dokumenti/ Si u la i lirë ish-burri që vrau gjyqtaren në Tiranë. Kërkesa e Prokurorisë

Marrëdhënia e komplikuar e gjyqtares Fildez Hafizi me ishbashkëshortin e saj, Fadil Kasemi, kishte kaluar disa herë në dyert e drejtësisë dhe policisë, shkruan “Panorama”. Autori i vrasjes së gjyqtares kishte përfituar dy herë nga drejtësia, së pari me dënim të ulët për tentativën e vrasjes së 39-vjeçares në sy të fëmijëve në Golem, dhe së dyti, me lirim para kohe nga amnistia, duke mos kryer plotësisht as dënimin e dhënë.

Fadil Kasemi u lirua në janar 2017, duke dalë nga burgu para kohe, kur i kishin mbetur pa vuajtur 11 muaj e 8 ditë burg. Vrasësi i gjyqtares, përfitoi nga amnistia e miratuar në dhjetor 2016. Dosja në fjalë ndodhet në Gjykatën e Lartë, ku Prokuroria ka bërë rekurs, duke kërkuar dënimin me 5 vjet burg e jo tri vjet burg, siç kishte vendosur Gjykata e Kavajës. Organi i akuzës kishte kërkuar 4 vjet burg për të akuzuarin, për kërcënim me armë ndaj gjyqtares në sy të fëmijëve, në plazhin e Golemit në vitin 2015. Dhe duke qenë se Gjykata dha një dënim më të vogël, Prokuroria kundërshtoi, fillimisht në Apelin e Durrësit e më pas në Gjykatën e Lartë. Pavarësisht qëndrimit të Prokurorisë, Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e datës 14 shtator 2016, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Kavajës.

Pas këtij vendimi, Prokuroria nuk ndryshoi qëndrim, por bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, më datë 10 tetor 2016. Prokurori i Apelit Durrës, Ferdinand Elezi, kërkoi dënimin me 5 vjet burg për shtetasin Fadil Kasemi, për akuzën armëmbajtje pa leje dhe 3 vjet burg për akuzën e dhunës në familje. “Në bashkim të dënimeve u kërkua dënimi me 7 vjet e 3 muaj burg dhe në aplikimin e neni 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e këtij dënimi me 1/3 e tij dhe përfundimisht, dënimin me 5 vjet burg”, thuhet në pretencën e Prokurorisë. Ky dokument i organit të akuzës, duket se ka evidentuar edhe rrezikshmërinë e ngjarjes së rëndë të ndodhur në korrik 2015, kur 53-vjeçari kërcënoi me armë gjyqtaren në sy të fëmijëve.

REKURSI I PROKURORISث

“Në masën e dënimit, Gjykata duhej të vlerësonte sidomos rrezikshmërinë e lartë të veprimeve të kryera nga i pandehuri, elementët e anës objektive, të cilat kanë qenë në kufirin e kryerjes së krimit të vrasjes në tentativë të së dëmtuarës”, theksohet në rekursin e Prokurorisë së Apelit Durrës.

Kjo e fundit, duket se që në 2016, ka vlerësuar rrezikshmërinë e veprimeve të kryera nga Fadil Kasemi, duke kërkuar rritjen e masës së dënimit ndaj tij. “Masa e dënimit, dhënë nga Gjykata për të gjykuarin, ka qenë në kundërshtim me kërkesat e parashikuara nga nenet 47 të Kodit Penal, në mënyrë të veçantë me rrezikshmërinë e lartë të krimeve të kryera si dhe vetë të gjykuarit”, theksohet më tej në rekursin e organit të akuzës. Ky rekurs ende nuk ishte shqyrtuar nga Gjykata e Lartë. Rritja e dënimit për të akuzuarin, nga ana e gjykatave, sipas kërkesës së bërë nga Prokuroria, automatikisht mund ta përjashtonte Fadil Kasemin nga përfitimi i amnistisë. Kjo, pasi në momentin e zbatimit të këtij ligji, 53-vjeçari do të duhej të kryente më shumë vite burg sesa kufiri dyvjeçar që përcaktonte ligji i amnistisë, si përfitim për të gjithë të dënuarit, të cilët nuk ishin akuzuar për krime shumë të rënda.

Trazhgim Sokolaj / Panorama
 
Vetem ne muajin Gusht te kesaj vere nga te dhenat e policise kane rezultuar me shume se 135 gra te vrara nga bashkeshortet e tyre...

Po e gjeta lajmin do e sjell,desha te dij mire se ne kete rast na qelloi nje gjykatese e cila ka abuzuar me postin e saj ,por per keto qindra gra qe dhunohen dhe vriten perdite,cfare arsyetimesh boshe do gjeni prap?!

Jeni per keqardhje sinqerisht!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Burrit, kujtoje, se ka forcen per te mbrojtur, familjen (bashkeshorten dhe femijet) nga ndonje rrezik eventual, por ti thuash vetes burre me koqe e te shenderrohesh ne vrases te nenes se femijeve tu, kjo per mua eshte e pa imagjinueshme.

Cfardo arsye te jete nuk vritet NENA e femijeve tu.
 
Top