• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Vrasja e gjyqtares, BE: Jemi të tmerruar, mbrojtja e grave nga kërcënimet përgjegjësi

Vrasja e gjyqtares/Reagon vajza e saj: Humba heroinën time, babai nuk e meriton të marri frymë


Pas ngjarjes tronditëse ditën e djeshme ku gjyqtarja Fildez Hafizi u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, ditën e sotme ka reaguar vajza e të ndjerës me anë të një postimi në faqen e saj në “Facebook”.

Vajza është shprehur me fjalët më të ndjera për nënë e saj ndërsa shton se ia ati ëshët një mosntër që nuk meriton të jetojë.

Statusi i plotë

“Dje kam humbur personin me te rendesishem ne jeten time . Mami im ishte heroina ime , perendesha ime . Ajo ESHTE njeriu me i mrekullueshem i kesaj bote dhe KURRE ne kte bote sdo te kete njeri si ajo me ne kete bote. Ajo sakrifikoi cdo gje per ne duke perfshire jeten qe te na hiqte nga ai plera . Pavarsish cdo gjeje ajo fliste mire per te PAVARSISHT CDO KAFSHERIJE QE KEMI JETUAR NE ATE SHTEPI . Ajo ishte shoqja ime e ngushte , motra ime , dashuria ime e pare ne kete bote . Kushdo qe e njihte e adhuronte kurajon forcen inteligjencen dashurine e saj per jeten dhe zemren e saj te paster . Vetem ne e dime se si rrinte me frike kur iknim CDO FUNDJAVE te i ashtuquajturi “babi” qe ka qene dhe gjithmone do te jete nje monster qe nuk meriton te marri fryme . Kur te kujtoj mamin tim un nuk do qaj por do jem krenare per personin, heroinen qe me rriti . Dhe sado qe un nuk besoj ne zot un besoj qe ajo tani eshte nje engjell qe na ruan sepse e tille ishte dhe gjalle . Dhe ne do ja dalim do e bejm krenare dhe do behemi te denje qe te quhemi femijet e saj . Sepse ajo eshte forca jone dhe pse nuk esht me mes nesh .

Faleminderit te gjithve qe na u gjendet prane”, shkruan vajza e gjyqtares

Shekulli
 

Passion

Banned
Ketyre e shume prej ketyre qe si prek asgje me ne ate vend...!
Më kurse fjalët në drejtim drejt përsonalitetit tënd,kur thua farë e fis.

Do ndihesh më keq se keq nqs insiston. :)

Akti i keq nuk dënohet me ato fjalë që thua ti.
Në mirëkuptim
Passion!
 
Te ktheva pergjigjen per cka me pyete me siper,dhe rreth temes gjithmone..sa per personalitetin tim e njoh kush jam dhe s'kam nevoje te ma thuash ti..nese s'te pelqen dicka apo ke inate personale atehere s'kane te bejne me temen dhe as me intereson mendimi yt sigurisht!

Gjithe te mirat!
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Te fotot e tjera paska bere foto me zbukurime. Prap nuk quhet. E shemtuar eshte.
Vdekje, vdekje te shemtuarve!
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Krim shume i shemtuar dhe e denoj me force .
Mos u indinjoni ne ate mase sa te dilni ne konkluzjone te nxituara dhe te beni deklerata te pallogjikshme o popull i dashur i fv .
Ky eshte nje krim pasjoni dhe krime te ketej lloji fatkeqsisht nfodhin ne te gjithe globin ,
Jane pak me te shpeshta ne vendet e varfra dhe ne vendet e paemancipuara .


😆
Jo panik o goca se nuk ju vrasim po nuk ju pati ardhur ora per te ikur ne parajs !!!!!
 
Last edited:

ZoteriaJuaj

Anëtar i Nderuar
Duhet denimi me vdekje per keshtu rastesh!
Delegacioni i BE-së në vendin tonë, ka reaguar me tone të forta lidhur me këtë ngjarje që ndodhi sot në vendin tonë.

Delegacioni i Bashkimit Europian është shprehur i tmerruar nga kjo ngjarje dhe u shpreh se mbrojtja e grave është një përgjegjësi e plotë e shtetit.
Delegacioni i BE-se dhe i ShBA-se reagojne me tone me te forta dhe me te tmerruar nese do kthenim ligjin e denimit me vdekje dhe te denonim kete burrin me vdekje.

Zot ne shtepi te tjetrit.
 

Levina

L.E.V.I.N.A
Së pari ky si akt dënohet, dhe kjo nuk diskutohet.
________________________________________

Diskutimet më sipër rreth kësaj teme janë shumë të rëndomta, dhe tani e kuptoj se pse na paska dalë edhe shprehja " Jorgo", që ne e perdorim shpesh nëper kafenetë e Tiranës, për fqinjët tanë Greko-Shqiptarë.
 

Passion

Banned
Së pari ky si akt dënohet, dhe kjo nuk diskutohet.
________________________________________

Diskutimet më sipër rreth kësaj teme janë shumë të rëndomta, dhe tani e kuptoj se pse na paska dalë edhe shprehja " Jorgo", që ne e perdorim shpesh nëper kafenetë e Tiranës, për fqinjët tanë Greko-Shqiptarë.
E marica,elenaqi,txatziki :D
 

sensuu

sweet
Shqiptaret jane kafsh pylli, nuk e pranojne dot qe edhe gruaja mund ti lere dhe te jetoj e lumtur.
Ik ore injorant, gjej gru tjeter.
Rri tani ne burg si shit.
 
‘Burri kërkon të më vrasë, më ndihmoni!’

Një thirrje për ndihmë nga një grua është adresuar te “Nisma Thurrje”, e cila shprehet se bashkëshorti kërkon ta vrasë.

Në letrën e saj, gruaja e cila tregon se është ndarë nga bashkëshorti, tregon një episod dhune të pësuar prej tij dhe apelon për ndihmë “gjithë strukturave të shtetit dhe shoqërisë”.

“Policia, prokuroria as që na dëgjojnë. Kam kërkuar urdhër mbrojtjeje, asgjë”, lexohet në letrën e Merita Bramas.

Letra e Plotë

URGJENTE!
APEL PثR JETثN TIME!

Nga Merita Brama

Nisma përshëndetje. Quhem Merita Brama dhe dua ti bëj nëpërmjet jush një apel gjithë strukturave të shtetit dhe shoqërise sepse jam e rrezikuar për jetën, unë dhe fëmijët e mi.
Unë jam ndarë nga im shoq në maj sepse ai ishte i dhunshëm. Nuk mund ta duroja më. Mbas vitesh dhune e vendosa dhe u largova me fëmijët. Pasi u ndamë, në mëngjesin e 15 korrikut, në orën 6, burri më ka zënë pritë teksa shkoja në punë dhe tentoi të më vriste me levë. Kam ngrënë mbi 40 goditje levash në kokë dhe gjithë trupin dhe një Zot e di si munda ti shpëtoj e të largohem prej tij. E larë në gjak kam shkuar në komisariat ku më ka rënë të fikët dhe jam zgjuar në spitalin e traumës. Aty ka ardhur prokuroria dhe më ka marrë kallzimin por ju desh 1 muaj e gjysëm që ta shpallnin personin në kërkim. Ndërkohë ai fshihet te të afërmit e tij dhe me con kërcënime nëpërmjet vëllezërve të tij se do më vrasë edhe mua dhe fëmijët. Fëmijët janë me mua, njëri rri gjithë ditën e më ruan teksa tjetri punon. Jam shumë e frikësuar. Nuk dua ta pësoj si Fildesi që iku nga kjo jetë. E dua jetën dhe nuk kam bërë asnjë faj që të ma marrë dikush. I dua fëmijët dhe duam të jetojmë të qetë. Policia, prokuroria as që na dëgjojnë. Kam kërkuar urdhër mbrojtjeje, asgje. Askush nuk na i vë veshin dhe ndaj ju drejtuam ju që ndoshta duke e bërë publike, shumë njerëz solidarizohen dhe shteti reagon e na mbron.Ky në foto është ish burri im, Agim Isuf Doçi, njeriu që do të na vrasë. I cili eshtë betuar se nëse nuk na vret, nuk gjen paqe.

Ju lutem na ndihmoni!
Syri net
 
Martesa me tregtarin 14 vjet më të madh, si nisën problemet mes gjyqtares dhe ish-burrit


Diferencat arsimore dhe profesionale duket se kanë qenë shkak i mosmarrëveshjeve të shumta mes dy ish-bashkëshortëve, Fildes Hafizi e Fadil Kasemi.

Të martuar me mblesëri 17 vjet më parë, kur Fildesi sapo kishte mbaruar Pedagogjiken në Shkodër, çifti për afro 15 vjet jetuan bashkë në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.

Ajo ishte me arsim të lartë, drejtoreshë në një kopsht, ndërsa ai me të mesme, tregtar në “Tregun çam”.

U bënë prindër të dy fëmijëve, një djali 14 vjeç dhe një vajze 16 vjeçe, që sivjet futet në shkollën e mesme. Mikesha të afërta të Fildesit tregojnë peripecitë që ajo ka kaluar, kryesisht vitet e fundit, pasi nisi të ngjiste shkallët e karrierës, duke filluar një fakultet të dytë, ku u diplomua juriste.

Ky duket se ka qenë një problem për ish-bashkëshortin e saj, të mësuar me idenë se në kopshtin ku ajo ishte drejtoreshë do ta kishte nën kontroll, ndërsa si gjyqtare do të ishte më lart se ai, shkruan ‘panorama’.

Vite më parë ajo iu bind “urdhrit” të tij, duke refuzuar propozimin për inspektore në Drejtorinë e Arsimit. Por më pas vendosi që të realizonte ëndrrën e saj për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Ndonëse ishin në gjendje shumë të mirë financiare, pasi i shoqi ishte pronar i një dyqani të madh te “Tregu çam”, ajo studimet për Drejtësi i vazhdoi me bursë, të cilën e fitoi falë rezultateve të shkëlqyera.

Madje, fitoi edhe Magjistraturën, duke u bërë gjyqtare e, nga ana tjetër, ishte edhe pedagoge në universitetin privat ku ajo u diplomua juriste Noa
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Kur vriten gjyqtaret,avokatet,mesueset nga bashkshortet e tyre,imagjino cmund tu ndodh grave shtepiake :(.
Tmerri vet,kto vrasje jan arsyeja qe shumica e vajzave duan te qendrojn me mir beqare sesa te martohen.
Esht per te ardhur keq,edhe pse pak muaj na ndajn nga 2018 gruaja tek ne keqtrajtohet,vritet dhe hidhet si nje cop leck.:( :( :(
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<


une nuk mendoj se Danay ka pas qellimin e nenqmimit te dikujt me ate: as pershtymen nuk e meritoni. Mendoj qe ka pasur qellimin te nencmoj vetem vepren e tille -si krim si dhune qe jan duke ushtruar njerezit mes vete....


mua me habiti nevertiti ketu qe paska shkru 2her ne kete teme (meqenese eshte hera e pare qe e lexoj qe ka shkru ashtu) se i din rrenjet shqiptare te saja.... po e them ne aspektin e tille se na kan eksplodu vazhdimisht videot e postuara me shumice ne gjuhen greke ne Fv nga nevertiti.

pra e them me plote kuptimin e fjales e shoh nje sukses drejt hapjes se syve... sepse te thuash: e dua nje gje, ateher edhe duhet te veprosh (aktiv) per ate qe e do..... jo vetem fjale, dhe punen per ate qe do (vend) e le ne ajer.



 
Last edited:

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Cila kafshe e pyllit je ti?
nuk eshte komplet jasht temes: kisha nje vajze te kojishive ne moshen 24 pat diplomu studimet e elektroteknikes me 10-she ne prishtine. ishte profesoresh, dikur u be shefe ne nje vend... Nefund pa lejen e saj, burri ia nxorri dokumentet nga vendi i punes.... Prinderit e asaj luftonin kunder asaj ceshtje me gjithe vajzen e ytre....dikur ajo u semur, nga merzia pas 4 vitesh vdiq ne moshen 36vjeqare. la tre femije, 11, 8, dhe 5vjeqar...

Pra nuk jane edhe engjell nese i mendon ti ashtu.
 


une nuk mendoj se Danay ka pas qellimin e nenqmimit te dikujt me ate: as pershtymen nuk e meritoni. Mendoj qe ka pasur qellimin te nencmoj vetem vepren e tille -si krim si dhune qe jan duke ushtruar njerezit mes vete....


mua me habiti nevertiti ketu qe paska shkru 2her ne kete teme (meqenese eshte hera e pare qe e lexoj qe ka shkru ashtu) se i din rrenjet shqiptare te saja.... po e them ne aspektin e tille se na kan eksplodu vazhdimisht videot e postuara me shumice ne gjuhen greke ne Fv nga nevertiti.

pra e them me plote kuptimin e fjales e shoh nje sukses drejt hapjes se syve... sepse te thuash: e dua nje gje, ateher edhe duhet te veprosh (aktiv) per ate qe e do..... jo vetem fjale, dhe punen per ate qe do (vend) e le ne ajer.



Jetesa kush do te kuptoj kupton,s'ka nevoje per shpjegime fundja se kuptohet qe dhe mua s'me vjen mire kur degjoj/lexoj te tillash lajme per vendin tim...Vec se une te zezes i them e zeze dhe te bardhes e bardhe,pa i lavderuar sedren askujt ne kete rast.
Nuk eshte se nuk kuptojne ne fakt,por c'pret nga njerez te vegjel qe per interesa personale ,mezi presin tu japesh rastin per te sulmuar ty ne menyren me te ulet dhe te hakmerren... Meshkuj BURRACAKE kemi plot edhe ne mesin tone ,fatkeqesisht :D

Tjetra qe s'kuptova ishte se po flisnim per njerez dhe veprat e tyre ne fakt,e jo historine e nje kombi qe askush si mohoi,sic edhe u perfol me siper nga adminia e forumit qe direkt doli ne mendimin qe s'jam e informuar,apo kam info te gabuara e jam bosh...! Se ku e pa ajo kete gje ,nje zot e di?!

Tani Jetesa ne ato te fundit qe ke permend,me fal por arti eshte art,pavaresisht shtetit nga vjen dhe marredheniet mes tyre,edhe une psh sot hapa nje teme posacerisht vetem per muzike Turke.Kjo s'me ben me pak shqiptare mua,apo dike qe degjon muzike te huaj besoj! :)
 
Top