• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)


  • Totali i votuesve
    18
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

OK kur te kem kohe do ta gjej dhe do ta sjell
Mbi te gjitha, me pelqen shume kjo thjeshtesia e Sensus :)... Dhe e bukura e gjithe kesaj eshte qe Ti ke nje memorie dhe ke lexuar Koliqin :D...
Qenka ber terkuze pastaj sqarimi dhe i bashkohem te gjitheve nickut nevit e me radhe :)...
Ajo qe me pelqeu me shume nga te gjitha ishte se te gjithe ne sollem fryme pozitive se anetaret jane origjinal dhe nuk u shfrytezua nje dyshim i nje anetareje (qe ne fund s'ka asgje te keqe te jape mendimin e saj,) dhe tu bente buje apo te behej shaka mbi ket gje. Gezohem qe eshte dhe Nicku drejtuesja se po te ish dikush tjeter them se Morena s'do e linte pa batuta kete pjese, lool...

Ama ndoshta per her tjeter, jo vetem per letersine por dhe per cdo konkurs cdo dyshim apo paqartesi e cila ul apo ve ne dyshim seriozitetin e konkursit ti percohet drejtueses dhe te sqarohet. Se 1 fjale e marrim zjarr ne. Gje e cila nuk ndodhi kete here dhe me behet qejfi shume :)...

Suksese e votime te mbara!

p.s. e di qe u zgjat me sh se duhet po kam dash ta shkruaj qe dje ama s'kisha kohe, dhe sic thote Nicktjeter: S'do me rrinte shpirti rehat pastaj lol
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Ama ndoshta per her tjeter, jo vetem per letersine por dhe per cdo konkurs cdo dyshim apo paqartesi e cila ul apo ve ne dyshim seriozitetin e konkursit ti percohet drejtueses dhe te sqarohet.
Suksese e votime te mbara!
Mgjesi per te gjithe.
Soulin ke shume te drejte ne pjesen me siper ,sepse ndaj konkursi ka nje drejtues,qe disa dyshime apo paqartesi qe hedhin balte pastertisht(akuzohen pra per vjedhje) duhet sqaruar fillimisht me drejtuesen e konkursit,bashke me dyshimet provat e krimit etj vepra.

Kjo per nje arsye te thjesht,sepse pike se pari nuk eshte e DENJE te behet publikisht dicka e tille pra te hidhet balte dyshimi mbi nja antare qe sjell krijimin e tij ne konkurs.(duke quajtur vjedhje eshte shume e ulet te behet i gje e tille,kur ske baze vetem se une dyshoj,mendoj presupozoj,,)

Dhe pika e dyte dhe shume e rendesishme ,rrezikon qendrushmerin,seriozitetin e konkursit dicka e tille,sepse duke lexuar akuza vetem qe ashtu me erdhi,antaret stepen,krijuesit thone po cpo me duhet te perballem me lloj lloj komenti vargjet e mija,dhe keshtu bie,ulet serioziteti,produktiviteti dhe deshira per te sjell vargjet ne kete konkurs.

Pra si perfundim te nderuar shoke e shoqe virtual,antare e me tej,behuni pak me serioz pak me te pergjegjshem ndaj atyre qe thoni dhe pse virtualisht,sidomos ne disa tema qe vertet me aq sa kan mundesin virtuale te nje vatre percjellin pozitivitet e ndoshta nga te paktat postime tema qe jan origjinale te antarve tane.
Te akuzosh tjetrin drejte per drejte e te jete pa baze eshte prekje e te drejtave te tij,ndiqet ligjerisht po te ishim ne rrafsh real,sepse ti prek personalitetin e tjetrit..

Kalofshi mire diten dhe javen.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Nuk desha te kyqem ne kete debat, qe per mendimin tim ne kete teme eshte koti, por cudia, se dikush, duke filluar nga VIP, Moderator e Super Moderator, ne nje teme kaq serioze merr pjese me nga 2, 3, 4 , 5 e me shume intervenime duke u sjelle rreth se njejtes gje, pra kotesise, pa thene gje te re dhe e tera kjo ne kohen kur me nje klikim te vetem munde te sjellesh dhe te gjeshe cfare te duash, me beri pershtypje dhe mjafte pershtypje.

E tmerrshme eshte ta mendosh se shqiptaret jane aq intrigues dhe te pacipe ku jo rralle nen embelsine e shkronjave tentojne te te dhunojne. Ky eshte shembull i nje qytetarie te lige e cila perdore e keqperdore, pa guximin per te thene nje gje qe e mendon ne menyre te qete. Madje, tentimi i disa herave i senssut (duke njohur ate se sa pak insistuese eshte) me beri edhe me shume dyshues per perdorimet dhe keqperdorimet e ligesise qytetare. Pra perfundimisht nje ceshtje llumore!!!

Uroje qe i tere ky llum ketej te mos jete bere me motivin qe tashme ka dalur sheshit. :hmm::cekic:
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Hmmm ti thua kiter?

Te jete aq i mire krijimi nr 5 sa ta kene aq inate?

Sme mbushet mendja qe ka njerez aq te keqinj ketu jooo. Ti thuaj cte duash une prap se besoj.
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Uroje qe i tere ky llum ketej te mos jete bere me motivin qe tashme ka dalur sheshit. :hmm::cekic:
Kete mendova dhe une prej menyres se sa ashper iu kunderpergjigjen sensu-t

Lidhje me Koliqin ka vepra, nga stili i te shkruarit, si themeluesi i shkrimit modern, megjithate do me behej shume qefi nese sensu e gjen vepren dhe na e sjell.
Do na ndihmosh te votojme...ose jo :po:
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Ndersa une s'mendova kurre qe sensu e ka thene me qellim, Sidomos Sensu qe as nuk i bie mendja per keto gjera. E pashe thjesht si nje mendim te saj meqenese ka lexuar Koliqin dhe kaq.

Ne fakt u be me e madhe sec duhej me gjith keto komente, Lol.. Por mbaj mend tek fotomania cdo vit kemi patur raste te tilla madje dhe kur s'kishte vjedhur kush dhe kur s'mund te sillnin dot prova :D... Duke filluar qe kur ishte drejtues Evi e me vone 3 vjet me mua...
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Skemi pse fulliqim letersine.....kur ne fakt tek fotomania kane vjedh me verte.
Mos ti perziejme gjerat te lutem :)

Dhe moderatorja e njeh sh mire kapacitetin e gjithsecilit anetar per krijim
dhe 5 seshte nje nga ato qe i duhet hedhur balte.

Se u sterzgjat si sh. Presim sensuu te na shndrise
se helbete me syrin e dikujte qe seshte i dhene ne letersi edhe i duket njesoj.


Seanca mbyllet :p
 
Last edited:

sensuu

sweet
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Prit deri vitin tjeter
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Skemi pse fulliqim letersine.....kur ne fakt tek fotomania kane vjedh me verte.
Mos ti perziejme gjerat te lutem :)
Hahaha. Mos! Po un kujtova se ishin qe gjith fotograf ketu me gjith ato pozat qe kapin dhe kur i pys se me sa qindat e sekondes e ke shkrep aparatin per te kap ket foto, asnji nuk pergjigjet.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Prit deri vitin tjeter
Sensuu ky postim eshte mbi te gjitha per ty
dhe per ato qe dyshojne kam sjell disa analiza te Koliqit qe ne fakt i gjeta te gatshme,por jane mjaft komplete
dhe e bejne sado pak dallimin mes nje shkrimi dhe nje tjetri.

Analiza nr 1
Analize analitike e tekstit "Kumbulla pertej murit."
Ky tregim flet per Lec Gurmollen,I cili kthehet nga jashte vendit ku kishte mbaruar shkollen.Ate vetvetiu e pushton malli per te provuar ndjenjat e femijerise , malli per t'u kthyer ne te shkuaren.Ky tregim ben nje perjashtim nga struktura tradicionale.Ai nis :"Kjo I ndodhi Lec Gurmolles…" Pra autori na jep nje zgjidhje thuajse qe ne fillim.Ne tekstet e tjera hyrja zakonisht zgjat nje ose dy paragrafe,por ketu ndodh ndryshe.Pershkrimi I natyres I mpleksur me ndjesite e perhumbura te personazhit ndertojne disa paragrafe te lidhura me thjeshtesi qe te japin pershtypjen e hyrjes te tejzgjatur.Peripecite e personazhit fillojne pikerisht aty kur ai vendos te kaperceje murin.Muri,ky simbol i shumeperdorur ne tregim ben ndarjen midis dy boteve qe cojne ate drejt peripecive te reja.Ashtu si cdo tregim tjeter edhe kjo pjese ka nje pike kulmore e cila identifikohet ne momentin kur djali takon zonjen e moshuar.Eshte pikerisht ideja se djalin s'do ta shohe njeri teksa ngjitet ne mur,duke shperfillur cdo parim te tij.ai e mendon kete sepse vetem keshtu s'do mundet te ndale veprimin e tij.Ndaj pika kulmore puthitet e takimin e papritur te djalit me gruan.Zgjidhja eshte me e pritshme.Takimi i djalit me gruan i sherben atij si pike takimi me femijerine e tij te larget.Autori shuan cdo dyshim qe vertetesia e atyre ndjenjave ishte e vertete.Veme re se midis te dyve ekziston nje natyrshmeri ne sjellje qe nxjerr ne pah lumturine e shpirtit te te dyve.Ndaj eshte e sakte nese thuhet qe zgjidhja eshte perballja relative e djalit me gruan.Percaktimi i kohes ne kete pjese eshte disi i veshtire.Ja pse:"Kjo i ndoshi Lec Gurmolles" Eshte pikerisht kjo fraze qe na pergatit per nje udhetim ne te shkuaren,por shtjellimi i ngjarjeve e ben me te veshtire.Ne do te udhetojme ne femijerine e Lecit nderkohe qe ai ecen ne te tashmen.Pra etalonet e kohes jane te mbifutura tek njera-tjetra , aq bukur sa qe po te rrenosh ne to te duket sikur i zbut hijeshine.Autori rrefen per nje te ri,ne kohen kur ai mbaron studimet.Zgjedhja e kesaj kohe nuk eshte e rastesihme kjo per dy arsye.E para sepse tashme ai eshte nje njeri i kultivuar qe nuk kryen me veprime jashte rregullave , gje e cila vendset ne antiteze me poshte.E dyta sepse duke studiuar jashte malli per vendin dhe kohen e vjter eshte me i madh se ne cdo cast tjeter te jetes.Kalimi i kohes , qe si element ben lidhjen midis kohes se fabules dhe te rrefimit , jepet nepermjet murit.Muri ,ky simbol i arritur dikur i bardhe dhe sot i nxire e i rrenuar nga koha.Ketu teoria e Frojdit ze perfektesisht vend . Njeriu "vuan" nga instiktet e rikthimit ne fillimet e ekzistences.Ngjarjet rrjedhin ne 2 dimensione te ndryshme.Ne boten femijerore ku gjerat rrjedhin ngadale ose ndalen fare , ndersa ne boten reale aty ku Leci vepron gjerat ecin me hapin e kohes.Shtrirja disa planeshe ne kohe eshte nje nga vetite dalluese te ketij teksti ,element qe thyr edhe kuptimin filozofik te pjeses.
Fjala "kopesht' perdoret disa here ne tekst.Por fillimisht le te bejme nja analize te shkurter te "skemes" qe na ndertuar autori : dy kopeshte te thjeshta,te ndara nga nje mur .Kopshti i dajave me kopshtin e gruas,hija perballe diellit te arte,instikti perballe arsyes,te gjitha te ngritura mbi bazen e kontrasteve.Pra dy kopshte qe krijojne nje kontrast me mendjen e personazhet simbolikisht perfaqesojne dy kohe te ndryshme.Hapesira nuk jepet e pafundme,fundja pse autori nuk zgjodhi nje rruge per te na kujtuar jeten?C'kuptim do te kishte neqoftese nuk permban brenda dozat e kujtimeve?
Te klasifikosh kete tekst eshte gjithashtu e veshtire.Leci jeton ne nje bote reale , pra teksti eshte realist.Por jo ! Kjo nuk eshte gjitheperfshirese.Ai i perfshin valle realiteti mendimet fantastike te tij,germimet psikologjike ne ndergjegjen njerzore apo menyren filozofike te kendveshtrimit mbi jeten?Une them jo.Ky tekst perafrohet me fantastiken sesa me realitetin.Megjithate si gjini letrare i perket teksteve rrefimtare psikologjike.
I gjithe tregimi ndertohet mbi bazen e dy personazheve ,Lecit dhe gruas.Protagonisti eshte djali dhe i ndihmuar nga gruaja arrin qellimet e tij fillestare.Djali eshte nje personazh kompleks.Ai shfrytezon cdo moment per te nxjerre ne pah ate qe do.Lufton me cdo pjese te tij per te arritur ate qe do.Malli per femijerine e ndihmon te kaloje pengesat ndergjegjesore.Keto pengesa nuk jane me te pastra(muri i bardhe,simbol i naivitetit femijor,pa vetedije sociale,tashme eshte i zi dhe i njollosur nga faji universal.)Me ane te ketij personazhi ne nuk kuptojme thjesht nje shfrenim te ndegjegjes perballe instikteve biologjike.Fundja njeriu eshte nje enie komplekse ndergjegje+instikt.Personazhi yne krijon nje raport mmidis"unit" dhe botes se ndaluar ,qe rrethohet nga "muret" e forta te arsyes.Gruaja paraqitet si forca frenuese e nje te rrituri perballe asaj femijerore.Vecantia e ketij personazhi eshte se paaraqitet si nje zbulim i djalit,pavarsisht se ai e di qe nuk eshte hera e pare qe e sheh.Gruaja pavarsisht se e thyer ne moshe ,kurre nuk paraqitet e rrudhur apo e ndryshuar nga koha.I vetmi detaj qe nxjerr ne pah autori jane syte e saj te zinj . Syte ne fakt nuk plaken kurre , mbeten po aq te rinj sa ne fillim.ne fund ata sy qeshin e qajne njekohsisht , ne heshtje dhe ngjajne tamam si pergjigje per djalin.
Tregimi eshte i rrefyer ne veten trete,pra autori eshte nje personazh i jashtem.Pavarsisht kesaj tregimi eshte teper i goditur.Nuk mundesh te gjesh ndryshimin midis dikujt qe e ka perjetuar kete situate dhe rrefimtarit.Ernest Koliqi ka pasur ne dore celesin per te hyre ne nje bote te njeriut qe shume prej nesh e njohin pak.
Kopshti,muri dhe kumbulla ne kete tregim jane figura te simbolit.Keto terma perdoren si simbol ,por vetem per vetite themelore te tyre , duke anashkaluar cilesite e tjera.Kopshti eshte senduk i kujtimeve,kumbulla thekson deshirat e personazhit ndersa muri simbolizon pengesen per te arritur keto deshira.Per te arritur kete qellim autori perdor edhe ngjyrat.Fillimisht prane murit te njollosur qendron jasemini,i bardhe dhe kacavjerres,teresisht ne antiteze me murin.Jasemini simbolizon deshiren mistike qe ekzisston ne boten e fshehte te cdo njeriu.ndersa ngjyra e kumbullave jepet e verdhe si dylli ne fjaline"Nje deshire e falisun per ato kokrra te vogla te verdha me ngjyren e dyllit." Kane ngjyren e dyllit sepse ato jane ne driten e diellit ne nje bote te larget femijerie.Pra qellimi i autorit eshte te ndertoje dhe te zbertheje nje personazh ashtu sic eshte me te mirat dhe te keqijat e tij.Secili prej nesh mbart nje labirinth ne vetvete dhe te pakte jane ato qe dine te gjejne rrugedaljen per tu ndiere te cliruar ne fund.
Ligjerata e perdorur eshte e zhdrejte dhe kjo justifikonedhe faktin pse rrefimi ne veten e trete eshte me i komletuar.Vecori e ketij rrefimi tregimtar eshte gjuha simbolike dhe alegorike e perdorur.

Analiza nr 2
I tërë tregimi është ngritur mbi gjendjen psikologjike të Lec GurrMollës dhe si bosht kryesor mbi të cilin vërtitet këndvështrimi im është interpretimi i sjelljes së personazhit dhe i shtysave të këtyre sjelljeve. Po të bëjmë një strukturim të tregimit, do të shohim krijimin e një modeli që në thelb ka praninë e një dualiteti psikik. Leximi që bëhet në këtë tekst është historia rreth fshehjes, sidomos e fshehjes së sekreteve seksuale, thoshte Norman Holland (Teoria e veprës letrare).

- Kumbulla në kopshtin e dajës.
- Kumbulla në kopshtin e huaj.
- Soditja mbi mure.
- Kapërcimi i murit.
- Identifikimi i erosit me kumbullën.
- Ballafaqimi me plakën.
- Kërkon të provojë kumbullën.
- Provon dhe shijon reçel kumbulle.

Një rebelim ndaj unit kemi që në fillim të novelës. Mjedisi sikur i nxit shfrenimin e presioneve erotike seksuale. Qëllimi i veprës së artit është i njëjtë me atë që psikoanaliza konsideronte si qëllim të ëndrrës, kënaqësi e fshehtë a një dëshire fillestare e ndaluar, e mbyllur në subkoishencë. Subkoshenca është një nënsistem dinamik, që përmban vrulle instiktive të lidhura me pasqyrime, sidomos dëshira fëminore.

A1- ”Kah mbarimi i zhegut nësa tjerët flejshin ende, zbriti poshtë n’oborr e mandej hyni në kopsht mbas shtëpije”.

A2- ”Por syt e Lecit, si të tërhjekun prej nji fuqije shortare, kërkuen nji kumbull përtej murit. Syt e Lecit e përshëndetën me adhurim”.

A3- ”Ndjeu nevojën e çuditshme me i kërkue ato kokrra të vogla, të verdha me ngjyrën e dyllit. Ai s’dinte, as nuk donte n’at ças, me pa qartas ndër ndiesina të veta të ndërlikueme. Lëshohej me mirakandje në valë të tyne”.

A4- ”Si i dishiruem, me at lakmi për pemë çoi dorën kah kokrrat e verdha dhe, kur i shtrëngoi ndër gishta për me i këputë, i rrëshqiti nji të dridhur andjeje në trup si të prekte mishin e njomë të nji krijatyre”.

A5- ”Uli kryet dhe kërkoi reçelin. Ndjeu prap nji shije verash të fikuna, stinësh të largta qi, sidomos mbasi prendojnë, na lanë në shpirt lumnin plot shqetsim, t’amës së tyne të mrekullueshme”.

X1 është pika ku personazhi kërkon me ngurrim të frenojë pulsionet libidike duke bërë bilancin e vevetes. Këtu del e pasqyruar shprehja e Hollandit, që i shikonte tekstet letrare si vende të fshehura, sisteme të koduara, që hiqen si maskim.

“Marri! S’jam ma i vogël si atëherë!.
Dikur do sende mund u bajshëm....
Tashti asht marre me më pa kush...”.

Në një paraqitje me të zgjeruar të dualitetit psikologjik krijuar me qenien e tij kemi: Lec Gurrëmolla: ESI-UNI.
- Zgjimi i dëshirave të dikurshme.
- Adhurimi i kumbullës.
- Kapërcimi i murit.
- Si bën përshtypje qëndrimi në kopsht të huaj.
- ثshtë pushtuar nga një lakmi si kalamajt për pemën..

Shtysat kryesore të strukturën psikike përkufizohen si ESI, UNI, Supër-Uni. Shtresa bazë, ajo më e lashta dhe më e gjera, është Esi, mbretëria e të pandërgjegjshmes, e instikteve parësore. Esi është i lirë nga format dhe parimet që përbëjnë individin social të ndërgjegjshëm. S’ndikohet as nga koha dhe as nga kontaditat. S’njeh as vlera, as të mira e të këqija dhe as moral. S’synon vetëruajtjen: ai s’lufton për gjë tjetër, veçse të kënaqë nevojat e veta instiktive, në harmoni me instiktin e kënaqësisë. Nën ndikimin e botës së jashtme, një pjesë e esit që ka organe për receptimin e stimujve dhe mbrojtjen ndaj tyre, zhvillohet gradualisht derisa bëhet Un.

- Studimi jashtë vendit dhe njohja me kulturat e ndryshme.
- ثshtë ritur me një moshë ku ç’do gjë i nënshtrohet gjykimit.
- Prania në një vend të huaj kërkon shpjegim.
“I vinte marre, u gjet ngusht”.
- Ndjenja për të mos e tepruar.
- Larg konflikteve, nipit si kanë lezet veprimet e mbrapshta, ndër dajë pasi shkakton sherre me komshitë (kapërcimi i murit në një kopsht të huaj).
Duke parë fazat e zhvillimit të tregimit dalin në pah disa etapa:
- Iu zgjuan ndiesina të ndërlikueme.
- Dëshirë e vjetër që i zgjohej rishtas mbas një gjumi 10- vjetësh.
- Trill i ri lind n’at paq zhegu.

Të gjitha këto çojnë në atë që psikoanaliza e quan pasojën, e ndrydhjes së këtyre instikteve. E kjo pasojë në këtë rast është ndërgjegjësimi ose bërja e vetëdijshme e instiktëve.
Cilat faktorë bëjnë të mundur lindjen e pasojës?
Mjedisi, kodi malësor e kushtet morale (Frenimi).
Kopshti e kumbulla deng me kokrra, shtysat që ndikuan drejtpërdrejtë në realitetin psikik të Lec Gurrmollës, që përmendet në errësimë të së kaluarës. Ai është kopshti me frymëmarrje të gjerë e plot pemë, me lëvizje kandrash, është ajo kumbull deng me kokrra të pjekura ngjyrë dylli që kanë një vlerë të madhe simbolike.
Interpretimi i simboleve nga Freud-i aplikohet në tërësi të gjuha, sikur të ishte një kod i rreptë dhe i caktuar.

B. Në tregim kemi praninë e një numri të konsideruar simbolesh që preferoj ti ndaj në:


SIMBOLE

Të dorës së parë Të dorës së dytë
Kopshti Gryka e pusit
Muri Lugu
Kumbulla Limoj n’arkë
Reçeli Pjeshka, molla, dardha, zerdelia


Një sërë mbiemrash vihen re si: kumbulla boshnjake, gabele, bordake, kumbulla picigjate, za i ri, sy të gjallë. Këto simbole krahas rrafshit denotative kanë edhe rrafshin konotativ, ku ky i fundit përftohet në kontekst dhe lidhur me kënvështrimin këto dy rrafshe i shënojmë: S1? Por në natyrshëm lind pyetja se si janë këto simbole dhe çfarë përfaqësojnë?


Heshtje në diell.
Kopshti S1 Plot me zerdelia, pjeshka, molla, ftoj, kummbulla.
I hapët, i gjerë (si hapsirë).


Për prozatorin modern objektet janë të parëndësishme në vetvete dhe meqë nuk hynë në punë epifanizohen, ose shpirtësohen.






Kapërcimi i Adamit kur njeriu bëri mekatin e parë.
Kopshti S2 Vend i lulëzuar dhe i begatshëm ku njerëzit jetojnë të lumtur.
Simbol seksual i femrës.

Përsa i përket vlerës së parë që merr kopshti në rafshin konotativ shpjegoj:



Adami Leci
Kopshti

Eva Plaka



اifti i parë bën mekat (Eva) se këputen mollën e ndaluar. Po mekati i Lecit dhe nusës së tij të re dikur cili ishte?!.
Në tregim vihet re prania e reticences dhe për të nxjerrë thelbin e frazës së veprimeve dua të vë theksin pikërisht të këto reticenca...jo vjedhje s’ishte...

“Përkundrazi dikush qi flinte n’at kopsht i kishte vjedhë dishirat të dikurshme në shpirt. Për gjith verë gjysmën e atyne kumbullave m’i vidhshe. Mandej me hijshe në kopësht....
- Ma...- s’e xen besë sa u gëzova kur të pashë tue këcye në kopsht. Malli të ka hjedhë këtej, e dij. S’të kam ba za. Të kam lanë m’u avitë. Kur të fola, deshta me të trembë, si atëherë... Uli kryet e kërkoj reçelin”.

Psikoanaliza lexon të kaluarën, me qëllim për të kuptuar të tashmën, ajo fillon me pasojat dhe i gjurmon ato që nga origjinat e tyre.
Si edhe njeriu i parë Eva që bëri mekatin, por pa djallëzi e smirësi e shtyrë nga kurioziteti për shijen që kishte ajo mollë e ndaluar ashtu edhe Leci ynë para 10 – vjetësh ku në qenien tij mbretëronte gëzimi, hareja, ëndërrat, humbi gjënë më të shtrejtë, virgjerinë e tij.

“Mandej hyjshe n’kopsht”- që nënkupton organin seksual.
“Kur të fola deshta me të trembë si atëherë”.
Me të trembë- frika nga gjaku trajtuar nga Frojdi, e cila shkaktohet nga zhvirgjërimi. Mekati: humbja e virgjërisë, marrëdheniet seksuale para martese. Një vlerë të dytë është edhe pamundësia e Lecit për të qenë dardhë. Vend i lulëzuar ku njerëzit jetojnë të gëzuar. Kopshti është i lulëzuar, plot me pemë e hije, që çiftit tonë i krijon mundësinë e qëndrimit bashkë diku në ato skuta të këtij kopshti. Folja “jetonin” ka vlerën rrinin pak bashkë, por këto momente kujtoheshin vazhdimisht dhe ndërtonin shumë momente jetë të përditshme.

Jo fort i lartë.
Me kelqere të rame.
Muri S1. I rrahur nga shiu e dielli.
Me ngjyrë të përcaktume.
I veshur me lemyshk.






Kodet morale themeluar nga shoqëria
Mur i pakapërcyshëm.
Muri S2 Mur në zemër.
Mur në mendje.
10 vite mur (si kohë që ndalon).




Mur në zemër, në zemrën e Lecit ushqeheshin ndjenja dashurore për dikë që banonte në atë kopësht, por kodet zakonore, morale ia ndalonin dhe kjo sjell ndrydhjen. Mur në mendje, duke qenë se mbolli farën e dashurisë në zemër ai kultivoi në mendjen e tij, por studimet jashtë, procesi i të mësuarit ndjenja e paraqitjes si një intelektual që uni i tij të ndalet me mur nga esi ku rrinin fshehur këto pulsione.


Me shtat të gjatë.
اel lule të bardha.
Kumbulla S1 Me kokra të pjekura.
Boshnjake e bodorike.
Reçel.






ثshtë si kumbull- Trupi.
Kumbulla S2 Fytyrën si lule kumbulle.
E ka gjoksin si kumbull boshnjake.

Frutat si: pjeshka, molla, dardha, kumbulla janë simbole të identifikimit të trupit të femrës në erotikë. Leci bëri një epifanizëm, projektim të nusës së tij të re, që sa herë e shikon kumbullën, shtatin, kokrrat, lulet i kujtohej trupi, gjoksi, fytyra e saj.... Po pse pikërisht reçel dhe jo kumbull?!.
Po t’i referohemi psikoanalizës kumbulla zien reçel, procesi i zierjes të kujton procesin e ndrydhjes, ashtu si kokrrat e kumbullës shtynin njëra-tjetrën nga zierja në kazan ashtu impulset ndrydhen.
”Asht i bamë me kumbullat tuja. Uli kryet e kërkoj reçelin”-Ndjen.
”Një shije verash të fikuna stinësh të largëta”. Të gjitha këto janë simbol i një akti seksual të kryer.
Në fillim personazhi kryesor i vetëm është Lec Gurrmolla, por që në faqet e fundit kumbon një za kërcnues, e ajo ishte një plakë më sy të gjallë e me një shami ngjyrë lumi në krye i fliste prej dritares tuj qeshë. Edhe figurën e plakës e kemi trajtuar në dy rrafshe S1 e S2 përkatësisht:



Zë kërcenues.
Me sy të gjallë e shami ngjrë lumi.
Plaka S1 Plaka e dritares veshë me të bardha.
ثshtë shpirtërisht vesh me të bardha si zani
Muzikuer.







Ndjenja të mbjella prej kohësh (të plakuar).
Plaka S2 Pritje e gjatë (Ku je se më plake).
Me përvojë nga jeta, plak.





Pranëvenia e Lecit me plakën na çon tek konkluzioni i psikoanalizës ku thuhet: Njeriu është përfillur si shëndërrim i një qenie e projektuar mes erosit (dashurisë) e thanatosit (vdekjes).



LECI


Eros Thanatos
Dashuri Vdekje
Nusja e re dikur Plaka
Kumbulla në degë Reçeli

Realiteti psikik i Lec Gurrmollës dëshmon se instiktet e tij seksuale nuk janë zbehur përkundrazi. Këtu shohim të shfaqur i-din, i cili lidhet me vrullet instiktive në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ky fakt shihet edhe të nusja e vjetruar.
”Plaka, tue e ndjekë ndër lëvizje të tija, bashkohej shpirtnisht me të”.
Përsa i përket simboleve të quajtuara të dorë së dytë kemi: Gryka, lugu, tipike seksuale, organet e femres.
Molla, pjeshka, kumbulla, limoj: Simbole erotike (gjoksi).

Diskursi është mënyra se si autori na e bën të ditur këtë ngjarje apo realitet. ثshtë përthyrje që e zbukuron historiken dhe që dëshmon për mjeshtri artistike të autorit. Një nga proçedimet e diskursit të përdorur në këtë tregim janë deformimet kohore. Të gjitha përthyrjet që i bëhen rendit të zhvillimit të ngjarjes përkundrejt rendit në të cilin janë vendosur ngjarjet në tregim quhen anakroni, sipas teorisë narratologjike. Altenimi i kohës kur ka ndodhur ngjarja dhe momentit kur rëfehet, kjo bëhet e mundur nga gërshëtimi i dy koheve gramatikore të pakryrës dhe të së kryrës së thjeshtë të mënyrës deftore. Ky altermin kohor që krijon një shkallëzim të mëtejshëm në të shkruarën ka një shkak të brendshëm paralelizimi i situatave që zbulon jo vetëm të kaluarën e personazhit, por edhe thelbin e karakterit që mishëron ai.
Sipas foljeve gramatikore të pranishme janë: e pakryer si: vlonte, vinte, donte. E kryer e thjeshtë si :zbriti, hyni, mbështollen.
Kemi edhe një kohe semantike:
-Para 10 vitesh (Leci ishte fëmijë).
-Pas 10 vitesh (Ishte i rritur, i shkolluar).

Autori na njeh me ndodhime në kohën e dytë pas 10 vjetësh e këtu një të tashme të përcaktuar ’një ditë korriku’. Marrëdheniet mes kohës kronologjike dhe asaj artistike krijohen duke ia nënshtruar disa ngjarje elipsit. ”Kjo i ndodhi pas 10 vjetësh”.
Këto deformime kohore janë në formën e analepseve dhe elipsit.
”Njiherit me kët deshir i u zgjue e ivetoi përbrenda edhe kujtimi se nji trill i atillë i a tronditi shpirtin shum vjet përpara”.

Sinkronia dhe diakronia, ndërfutja mes tyre i japin tregimit eksplerimitet të veçantë, me qëllim theksimin e një momenti në jetën e një personazhi.
Gjithmonë duke iu referuar psikoanalizës, që cilëson njeriun si studim përshkrimi është fokusuar në kopsht, por jo i detajuar pasi për modernistet s’kishte edhe aq rëndësi objekti pra epifanizmi i tij. Kopshti në atë lëvizje kandrash e fluturash që në një paralelizëm të gjendjes psikike të personazhit simbolizojnë lëvizjen kaotike të pulsioneve lebedike. E njëjta gjë ndodh edhe në përshkrimin e oborrit të huaj e me këtë oborr të huaj janë shkallët e shtëpisë së vjetër, por të mbajtuara mirë. Ngjitja e tyre (shkallëve), forca, energjia që duhet për kalimin e tyre nga njëra tek tjetra të kujton proçesin e zgjimit të këtyre pulsioneve dhë bëries të vetëdijshme të tyre (shkallë-shkallë).
Rrëfimtari duke e realizuar rrëfimin për ngjarjen dhe personazhin vihet në pozicionin e interpretuesit të tyre dhe bëhet ndërmjetës mes autorit dhe lexuesit. Krahas gjetjes dialogjike e monologjike që ka përdorur autori, teknika e të rrëfyerit të rrëfimtarit bën të mundur përcjelljen e mesazheve.





Dhënesi - Mesazhi - Marrësi



Autori Lexuesi


Narratori


Lexuesi i thjeshtë

Lexuesi implicit



Dhe nëqoftë së mund ta qujmë veten lexues implicit mesazhi që përcjell autori është:


1- Dualiteti mes bërjes se vetëdijshme të instikteve seksuale
ose pulsioneve është ceshtje mbarëuniversale.


Në psikiken njerëzore rëndon një moral që e dallon
njeriun nga qeniet e tjera të gjalla.



2- Kultura nuk i vë detyrime vetëm ekzistencës shoqërore
të njeriut, por edhe ekzistences biologjike të tij.
Roli i kritikës psikoanalitike është nxjerra na pah, gjatë ilustrimit, strukturimit të tekstit, e rolit të dëshirës, çka e lidh psikoanalishtin me retoriken dhe me rrëfimin, pra dëshira luan rol gjatë proçesit të shkrmit dhe leximit.

Nje pjese e shkeputur nga Kumbulla pertej murit.


Ai s’dinte, as nuk donte n’at ças, me pa qartas ndër ndiesina të veta të ndërlikueme. Lëshohej me mirakandje në valë të tyne. Donte me hypë mbi at mur e me ngranë aso kumbullash të verdha.. ndoshta ky ish deshir i vjetër qi zgjohej rishtas mbas nji gjumi dhetë vjetësh. Ndoshta ish trill i ri lindë n’at paq zhegu ari. Por kjo s’i duhej gja m’e dijtë. Dishka ma e fortë se urtija e shtynte m’u ngjitë maje murit.

“Marri! S’jam ma i vogël si atëherë! Dikur do sende mund i bajshëm... Tashti asht marre me më pa kush...”

Ky mendim s’i vjefti. Harroi moshën, humbi njohunin e kohës e të vendit, shtini në punë kambë e duer edhe u gjet maje murit, midis degve të kumbulles. Si i dishruem, me at lakmi për pemë në gemb qi vetëm kalamajt ushqejnë, çoi dorën kah kokrrat e verdha dhe, kur i shtrëngoi ndër gishta për me i këputë, i rrëshqiti nji të dridhun andjeje në trup si të prekte mishin e njomë të nji krijatyre nxehtësisht e gjatë mot andrrue e pritë. Langu i kumbullave i ngjalli në gojë nji shije verash të humbuna, nji amë, stinësh të mbrekullueshme shlulzue mbas nji prendimi të largët.


Sensuu mi gjej te perbashketat te lutem.
Eke fjalen per tjeter proze?Urdhero thuaj ciles...ama kesaj rradhe te pakten te dish mire per cf po flet
Te pakten titullin ;), dhe mos jep pergjigje kalamajash ''pas nje viti'' kur te gjithe ketu jemi te rirtur te vaksinuar dhe skemi nevoje per akuza boshe

Ju flm.
 
Last edited:

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Hahaha. Mos! Po un kujtova se ishin qe gjith fotograf ketu me gjith ato pozat qe kapin dhe kur i pys se me sa qindat e sekondes e ke shkrep aparatin per te kap ket foto, asnji nuk pergjigjet.
Cudii, pse nuk pergjigjen??? Mahh verte cudi :p
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Po une pse morra dislike mi sensu, as nuk te shava? Pune sensuje, Nejse...

Gerti, ti ke ardh ne prill 2014ne FV, vjedhjet jane bo ne janar 2014 :p... PRill e mbrapa s'ke pyetur ndonjeher, ndryshe do e kishe marre se s'ben perjgigjen :D...
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

E them me sinqeritetin me te madhe, se kush ka sy dhe merr vesh, ne tere kete trillim pordhistik qe u krijua jo pa arsye dy gjera mu dhimbsen:


  1. Shkrimi nr. 5
  2. Senssu

Dhe njerezit pastaj bejne te pafajshmi/e-n :gazet:Sa trishtuese!
 

sensuu

sweet
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Une jua thashe te perbashketat,ca doni me shume?
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Une jua thashe te perbashketat,ca doni me shume?
Une personalisht sinqerisht nuk dua asgje prej teje.Une e kam me parimin, nese akuzon dike ose aludon se ka vjedhur bashke me aludimin ose akuzen duhet sjelle prova.Kaq.Perndryshe akuza ose aludime me hamendesime une mund te sjell per kedo e per cdo gje dhe kjo nuk me duket e drejte.
Qe ne fillim kete te kam kerkuar por akoma nuk e ke sjelle dhe sinqerisht nuk rpes ta sjellesh sepse krijimi nr 5 eshte origjinal.
 

sensuu

sweet
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Pse jemi ne ndonje gjyq?
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Ok, sensu , dorezohem, ke te drejte ti :D
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

votova te 2...suksese gjithve...
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Oret e fundit tik taket po mbarojne :p.

Votoni ate qe iu duket me i bukur :)
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Un dhash Voten time:sun:
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Sapo e lexova debatin ketu . Me vjen mire se keni shume fantazi dhe pasjon .
Krijimet qe lexova me tingelluan jo shume te pasura , por shume realiste . Kishte trishim , melankoli , nostalgji ,
por jo shume origjinalitet .
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Ia dhe pas shume peripecish arritem ashtu me shtysa me intriga akuza per vjedhje :p batuta e mbi te gjitha talenti i shumte
do shpallim bashke fituesin.
Dhe fituesi per kete muaj eshte Ylli 1 me krijimin "Erresire". Urime Ylli krijimi yt preku shume lexues shume i bukur si shkrim :)

Krijimet e tjera jane perkatesisht.
1-) Behu...nga Vetoni
2-)Krijimi fitues nga Ylli
3-) Enderr pranvere nga Kila. Dua te them qe une kete muaj i dhashe voten time sepse nuk meritonte te rrinte pa vote :)
4-)Shkriju dhe ti nga anetari kitrra
5-) Lulet e qershise nga Nevertiti :)


Mund te komentoni dhe me kete rast vete Nevertiti dhe mund te na shndrise :p

Suksese te gjitheve. Bashke shihemi muajin tjeter me temen "Dita ime vs Teme e lire"

Perqaputhje :*
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Urime fituesit..:))
Sa me shume krijime ne vazhdim,Nick marr kenaqsi sa here e klikoj kete konkurs tashme,per nje arsye te thjesht e ringjalle e kalove ne dimensione letrare te mirelexuar e komentuar.
Flm :))

Sa per krijimin numer 5,jam une krijuesja e atyre vargjeve ,ne fakt nuk ishte nje perballje e kendshme me komentet te tipit: vjedhje apo kopjuar.
Gjithesesi ne qofte se marrim iden qe ato vargje kan sikur edhe nje fije te holle perafersim me lulet e Koliqit do isha e nderuar.
Por Koliqi jon eshte nje pen poetike nder me te mirat Shqiptare,ndaj te shijojme lulet e kumbulles se tij ,do duhej bote filozofike e poetike bashke,kjo per lexuesin,pa le me ti vjedhim stilin apo penen e tij..:) Eh.

Krijimi im ,jane disa vargje te nje dite nder kujtimet e mija feminore,as me pak as me shume, ne ate krijim kam pershkruar copeza nga fshati i im i lindjes. E gjithe cfare gjendet ne ato vargje eshte nje frymzim spontan nga copezat e fshtatit tim.

Dua te falendroj Perzemersisht ata qe nuk dyshuan ne origjinalitetin e shkrimit,flm atyre qe me votuan.
Them flm jo vetem se une isha autoria e atij shkrimi ,sepse mua sme ben origjinale ne vargjet spontane te mijat komentet as opinionet e askujt,sepse une e njoh veten time,por mbi te gjitha flm qe mbeshtetet derguesit e ketij konkursi,konkursin dhe drejtuesen e tij: Nicktjer.


Flm dhe njehere mire u lexofshim neper komentet tjera.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Urime Ylli. Ke vertet talent :)
 

Kila

VIP
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Sot ne mjes u futa pash qe kisha marr nje vote .. Waw thash cne kjo mrekulli lol ... Pash qe ishe ti Nick .. Dhe e mendova se ma ke dhen qe mos dekurajohesha meqe isha vec un pa vot dhe mendova te te falenderoja me pm , po arsye qe dhe qenka vertet shum inkurajuese ..Flmm ....
Ylli-1 na thuaj te lutem a je mire me shendet se na ke prek ne zemer .. Mbi te gjitha kur mendoja se esht i semure nje antar i forumit pse jo dikush qe mund te kisha relata te mira ... Uroj te jesh mire dhe suksese e urime ...
Neve .. Po te mos ishte per pjesen tone humane dhe prekjen qe na beri Ylli .. Ti do ishe fituesja .. Urime te metejshme ...
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Oh vogelushe :*
Mua poezia jote me pelqeu e kete ta thashe dhe kur ma dergove.
Nga gjithe ato poezi qe ke shkruar kohet e fundit jam e sigurte qe din te besh me mire
ndaj uroj te lexoj serish :)

Dhe vota ime ishte sepse smeritoje te rrije pa vote.
Muajin tj ne fakt tj sdija ke te votoja se ishin shume te tille kesaj rradhe se kisha te veshtire.
Suksese :*
 

Fly

Larguar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Urime fituesit..:))
Sa me shume krijime ne vazhdim,Nick marr kenaqsi sa here e klikoj kete konkurs tashme,per nje arsye te thjesht e ringjalle e kalove ne dimensione letrare te mirelexuar e komentuar.
Flm :))

Sa per krijimin numer 5,jam une krijuesja e atyre vargjeve ,ne fakt nuk ishte nje perballje e kendshme me komentet te tipit: vjedhje apo kopjuar.
Gjithesesi ne qofte se marrim iden qe ato vargje kan sikur edhe nje fije te holle perafersim me lulet e Koliqit do isha e nderuar.
Por Koliqi jon eshte nje pen poetike nder me te mirat Shqiptare,ndaj te shijojme lulet e kumbulles se tij ,do duhej bote filozofike e poetike bashke,kjo per lexuesin,pa le me ti vjedhim stilin apo penen e tij..:) Eh.

Krijimi im ,jane disa vargje te nje dite nder kujtimet e mija feminore,as me pak as me shume, ne ate krijim kam pershkruar copeza nga fshati i im i lindjes. E gjithe cfare gjendet ne ato vargje eshte nje frymzim spontan nga copezat e fshtatit tim.

Dua te falendroj Perzemersisht ata qe nuk dyshuan ne origjinalitetin e shkrimit,flm atyre qe me votuan.
Them flm jo vetem se une isha autoria e atij shkrimi ,sepse mua sme ben origjinale ne vargjet spontane te mijat komentet as opinionet e askujt,sepse une e njoh veten time,por mbi te gjitha flm qe mbeshtetet derguesit e ketij konkursi,konkursin dhe drejtuesen e tij: Nicktjer.


Flm dhe njehere mire u lexofshim neper komentet tjera.

Me kaq le? Thuaj dhe 2-3 rreshta te tjere :D
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Me kaq le? Thuaj dhe 2-3 rreshta te tjere :D
ahahahahah Fly,heres tjeter :p
 

Fly

Larguar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Fute ne konkurs ta votoj :p
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Ylli po na bere kureshtar per 1 muaj rreshte mo i uruar !:viol: Urime se verte ke talent ne fushen e letersis
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top