• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Votat e kontestuara, KQZ vijon numërimin

WxP

Antarë i Respektuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon numërimin e votave të kontestuara për kandidatët për kryetarë të bashkisë së Tiranës. Pak caste më parë, komisionerët kanë hapur kutinë numër gjashtë të njësisë bashkiake numër 3, nga e cila ka rezultuar se për kandidatin e PD Lulzim Basha janë 7 votat e panumëruara, ndërsa për atë të PS Edi Rama 3.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste ka kërkuar shqyrtimin e materialeve në kutitë e votimit, pasi sipas tij në qendrën 1760 ka pasur dy fletë votimi më shumë se votuesit.

“KQZ duhet të hetojë përse në këtë qendër dalin më shumë fletë se votuesit”, ka deklaruar Saliaj.

Ndërsa komisionerja Dëshira Subashi e ka cilësuar aktin e miratuar më herët nga KQZ për hapjen e kutive si ilegjitim.

“Kjo procedurë e paligjshme është e tillë deri në fund, sepse ne kemi marrë një vendim në KQZ, në përgatitjen e zgjedhjeve, dhe kemi përcaktuar modelin e procesverbalit, mbi bazën e të cilit shënojmë parregullësitë dhe votat e kontestuara, sipas nenit 118. Në aktin e KQZ nuk i dhatë zgjidhje se cfarë rregulli do të ndiqet në këtë veprim”, i është drejtuar Subashi kryetarit Arben Ristani.

Ndërkohë, sapo është hapur kutia e shtatë për njësinë numër 3, e cila e con në 12 numrin e votave të kontestuara, respektivisht 9 për Bashën dhe 3 për Ramën.



Top-Channel
 

Attachments

Top