• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vlore: 1,2 miliarde Euro per ndertimin e super portit

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Ky terminal është parashikuar që të ndërtohet në qytetin bregdetar të Vlorës. Së bashku me portin është parashikuar që të zhvillohet edhe një park industrial. Projekti, vlera e të cilit arrin në 1.2 miliardë euro, është realizuar nga një konsorcium anglo-zviceran dhe amerikan, i cili është divizioni i kompanisë "Zumax AG", me bazë në Zvicër. Gjatë prezantimit të këtij projekti ishin të pranishëm kreu i qeverisë, Berisha, si dhe ministri Ruli dhe Olldashi. Me realizimin e këtij projekti synohet që nëpërmjet këtij porti, Vlora të shndërrohet në pikën më të rëndësishme tranzit për import-eksportin e mallrave me vendet e rajonit. Gjatë prezantimit të këtij projekti, kreu i qeverisë Berisha u shpreh mjaft optimist për këtë projekt. Madje, sipas tij, zbatimi i këtij projekti do ta shndërrojë Vlorën në një nga qendrat më të fuqishme detare të Mesdheut, por dhe zonën e lirë në një nga gjeneratorët më të mëdhenj të zhvillimit të Shqipërisë. "Brenda një afati të shkurtër do të sjellim në Vlorë autostradën me 4 korsi dhe qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat në funksion të portit dhe zonës së lirë, do të përshtatë të gjithë infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore për të lehtësuar sa më shumë transportin", tha Kryeministri Berisha.
Projekti
Projekti parashikon ndërtimin e një terminali me kapacitet prej më shumë se 3 milionë kontenjerë në vit. Ai do të shërbejë si një port tranzit dhe import-eksport për rajonin, duke ofruar gjithashtu hyrje efikase për në det për komunitetin lokal. Zona e lirë do të ofrojë lehtësira dhe shërbime për të mbështetur zhvillimin e industrisë së lehtë në Vlorë. Ndërkohë pas miratimit paraprak pritet të fillojë faza tjetër për kryerjen e një studimi të plotë fizibiliteti. Nëpërmjet ndërtimit të këtij porti, Vlora ka mundësi të bëhet një portë e madhe për Ballkanin dhe rajonin e Evropës Lindore, gjithashtu edhe një qendër transferimi të kontenjerëve për të gjithë zonën. Porti ka mbrojtje të mirë natyrore nga lindja dhe jugu, ndërsa në perëndim ka ishullin e Sazanit, rreth 4.5 milje detare larg vendit, ku propozohet ndërtimi i terminalit të ri. Duke pasur parasysh rëndësinë thelbësore të transportit për arritjen e një zhvillimi ekonomik dhe forcimin e stabilitetit të Bashkimit Evropian, ekspertë të kësaj kompanie theksuan se SHBA dhe palët e tjera të interesuar janë duke promovuar konceptin e vendosjes së një numri të madh korridoresh të transportit, që lidhin qendrat kyçe midis Adriatikut dhe Detit të Zi. Madje, ata theksuan se një nga këto është Korridori i Tetë, i cili do të lidhë Shqipërinë dhe në veçanti portet e Durrësit dhe të Vlorës me portet e Detit të Zi, Burgas dhe Varnas.

Panorama
 
Bilderberg

Anëtar i ri

orama
Së bashku me portin është parashikuar që të zhvillohet edhe një park industrial. Projekti, vlera e të cilit arrin në 1.2 miliardë euro, është realizuar nga një konsorcium anglo-zviceran dhe amerikan, i cili është divizioni i kompanisë "Zumax AG", me bazë në Zvicër.
:lexim:

Gjepura, perderisa parku do te jete nje konsorcum ku pala shqiptare nuk do te kete ze ne kapitull!!
Nuk behet Shqiperia me kapitalet dhe investimet e huaja por behet me kapitalet dhe investimet 100% shqiptare, ku pronare te parkut duhet te jene kompani shqiptare dhe jo ato te huaja!!
Shqiperia po kthehet ne kosh plehrash dhe ure kalimi per shtetet e huaja nderkohe qe kemi 20 vjet qe po hiqemi zvarr pa pare asnje ndryshim pozitiv dhe asnje permirsim rrenjesor te jetes se shqiptareve!!
 
Top