• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vlora dhe Berati i vitit 1900, në fotografitë e Karl Paçit

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vlora dhe Berati i vitit 1900, në fotografitë e Karl Paçit

Në maj të vitit 1900 historiani Carl Ludëig Patsch, vizitoi Myzeqenë. Në aparatin fotografik që kishte me vete ai do të fokusonte momente të ndryshme nga jeta e shqiptarëve në atë zonë. Në një nga fotot shfaqen muzikantët gypsi teksa interpretojnë rrugëve, veshur me veshjet karakteristike të kohës. Në një tjetër shfaqen disa klerikë nga Manastiri i Zvërnesit në Vlorë. Fotoja është realizuar në 1 maj 1900. Më 17 maj Patsch ka vizituar Beratin, ku imazhe të ndryshme na vijnë nga qyteti i asaj periudhe, ku spikat pazari.


[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/paci-1.jpg"}[/IMG2]
paci-2.png

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","height":"646","width":"878","src":"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/paci-3.png"}[/IMG2]


[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","height":"542","width":"719","src":"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/paci-4.png"}[/IMG2]


[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","height":"580","width":"800","src":"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/paci.png"}[/IMG2]





Janë një koleksion i tërë fotosh, të gjetura në arkiva nga albanologu Robert Elsie, që na sjellin ndryshe Shqipërinë e një shekulli më parë. Historiani dhe arkeologu, Karl Ludvig Paç (Carl Ludwig Patsch, 1865-1945), lindi në Kovaç të Bohemisë dhe u rrit në Volhini (Ukrainë). Studioi historinë, gjeografinë dhe fl-logjinë klasike në Universitetin e Pragës, ku mbaroi doktoraturën mbi Strabo-n në vitin 1893.

Dha mësim në Vjenë dhe, nga viti 1893, në Sarajevë, ku u emërua drejtor i muzeut rajonal të Bosnjë Hercegovinës. Në vitin 1904 themeloi në Sarajevë Institutin e Balkanologjisë, të cilin e drejtoi deri në fund të Luftës së Parë Botërore, kur muzeu u mbyll dhe ai u detyrua të kthehej në Vjenë. Ishte pikërisht Karl Paç i cili, me kërkesë të qeverisë shqiptare, themeloi në vitin 1922 muzeun kombëtar në Tiranë.

Paçi njihet për artikuj të tij për lashtësinë ilire dhe trake si dhe, në lidhje më të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, për librin Der Sandschak Berat in Albanien (Sanxhaku i Beratit në Shqipëri), Vjenë 1904.Ky libër ishte rezultati i udhëtimit të tij në zonën e Vlorës dhe të Beratit në pranverë te vitit 1900. Përmban shumë fotografi – jo të gjitha me cilësi të lartë – si dhe shumë skica të objekteve të lashta që i zbuloi në Shqipëri: buste greke dhe romake, varre antike, mbishkrime, monedha, objekte të artit të gdhendjes në shkëmb – nga të cilët ndërkohë nuk ka mbetur asgjë

Gazeta Shqip
 
Last edited:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","height":"670","width":"876","src":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/11.png"}[/IMG2]

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","height":"780","width":"568","src":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/16.png"}[/IMG2]
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","height":"718","width":"966","src":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/elsie2.png"}[/IMG2]

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","height":"440","width":"1024","src":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/elsie3.png"}[/IMG2]



[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/elsie10.png"}[/IMG2]


[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","height":"611","width":"881","src":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/elsie18.png"}[/IMG2]

 
Top