• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vladimir Putin..

Arfenilla

Themelues i Forumit
Vladimir Putin: Fakte që mund të mos i dini për Presidentin rus.

Personazh – Jeta e Vladimir Putinit, presidentit më të lakuar të momentit, e parë nga faktet që ndërtuan dhe ndikuan jetën e tij. Që nga fëmijëria e trazuar te rruga e spiunazhit e më pas me shpejtësi drejt pushtetit, Putin ishte njeriu i zakonshëm me ambicie të pazakonta









Nëse mendoni se Presidenti rus, Vladimir Putin, është veçse një bandit i pamëshirshëm që ka pushtet politik dhe vepron sipas kapriçove të tij në skenën botërore, atëherë ai ju ka manipuluar të mendoni siç ai dëshiron.

“Pjesa i pamëshirshëm është e vërtetë, por ka edhe shumë gjëra të tjera që duhet t’i shtohen së vërtetës”, – tha Marin Katusa, autor i librit të ri Lufta më e Ftohtë: Si tregtia e energjisë rrëshqiti nga zotërimi i Amerikës.

“Putin nuk është një politikan i zakonshëm siç jemi mësuar me Perëndimin”, thotë Katusa, që ka studiuar prej kohësh politikën ruse dhe Putinin. “Ideja e ‘bëj një ndryshim, provo më të mirën, largohu nga posti, shkruaj një libër kujtimesh, paguhu për fjalime’ nuk i intereson Putinit. Ai beson se misioni i tij është ta çojë Rusinë drejt së shkuarës së lavdishme si një superfuqi globale”.

Kjo është arsyeja përse amerikanët që e shohin këtë lider të komplikuar me syrin e thjeshtësisë, gabojnë, thotë Katusa. “Putin është më pak se një katallan [siç e mendojmë ne], por shumë herë më i rrezikshëm sesa ç’mund të shprehen mediat dhe politikanët”.

Fakte që mund të mos i dini për Putinin

1. Putin, 62 vjeç, është i divorcuar nga gruaja e tij Ljudmilla Putin, 57 vjeçe, një gjuhëtare dhe ish-stjuardesë me të cilën ai u martua në korrik 1983. “Ne praktikisht nuk e pamë kurrë njëri-tjetrin. Secili jetën e vet”, tha Putin kur çifti lajmëroi ndarjen në 2014.

2. Putin ka dy vajza, Maria (e lindur në vitin 1985) dhe Katerina (e lindur në vitin 1986), të dyja pak të para në publik. Ato mendohet se kanë mësuar në shkolla të gjuhës gjermane dhe në Universitetin shtetëror të Shën Pjetërburgut. Maria ka studiuar biologji, ndërsa Katerina studime aziatike.
Nuk është publikuar ndonjëherë një portret i familjes. Jeta personale e Putinit nuk ka pothuajse fare rëndësi në Rusi. “Rusët e zakonshëm besojnë në privatësinë e liderit të tyre”, tha Katusa.

3-Shumë gazetarë në Rusinë e Putinit kanë vdekur në raste të tmerrshme dhe të stilit “me ekzekutim”. “Një shtyp i lirë duket se nuk do të thotë asgjë për Putinin. Hetoni? Raportoni? Vdisni”, shkruan Peter Preston për “The Guardian”.

4-Putin lindi më 7 tetor 1952 në Shën Pjetërburg ose në Leningrad, siç njihej atëherë. “Vij nga një familje e zakonshme”, shkroi vetë Putin. “Jetoja si një njeri i zakonshëm”. Nëna e tij, Maria, ishte një punëtore fabrike dhe babai i tij, Vladimir, i plagosur në Luftën e Dytë Botërore, punonte në hekurudhë. Vëllai më i madh i Putinit vdiq në fëmijëri.

5-Në vitet që pasuan pushtimin e Leningradit, që për pak sa nuk i vranë të ëmën, familja u detyrua të zhvendoset në një ndërtesë komunale me parazitë. Putin kalonte orë të tëra duke ndjekur minjtë. Katër të rritur dhe dy fëmijë jetuan në një gjendje të mjerueshme.

6. Në vitin 1930, babai i Putinit hyri në Marinën Sovjetike, pjesë e nëndetëseve, më pas ai luftoi në vijën e parë të frontit kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Putin vetë ka thënë: “babai im u caktua në batalionin e shkatërrimit që synonte të sabotonte gjermanët”.
I gjendur në një situatë të vështirë në frontin e luftës, babai i Putinit vazhdoi t’u mbijetonte ngjarjeve të ngarkuara të Luftës një e nga një, derisa një granatë gjermane i dëmtoi këmbët dhe ai mbeti përjetë i gjymtuar.

8. Putin u ndikua shumë prej gjyshit, Spiridon Ivanoviç Putin, një kuzhinier i aftë që punonte për Leninin dhe më pas për Stalinin. “Gjyshi i Putinit jetoi më gjatë se tiranët që ai ushqeu aq mirë”, shkruan Katusa në Lufta më e ftohtë. Ai mendohet të ketë qenë i stërvitur nga NKVD (paraardhëse e KGB-së) dhe vdiq kur nipi ishte në moshën 13-vjeçare.

9. Putin u rrit si një ngatërrestar. Ai ishte i dhënë pas dhunës dhe si student doli përpara një ‘gjykate të lagjes’ për aktet e tij jo të mira.

10. Në moshën 12-vjeçare filloi boksin dhe kaloi te xhudo, karateja dhe sambo, një art sovjetik marcial. Sportet i dhanë Putinit një fokus dhe e ndihmuan të arrinte gjatësinë 170 centimetra.
“Por edhe kjo nuk ishte mjaftueshëm për të ruajtur statusin tim për shumë gjatë”, ka thënë Putin. “Kuptova se duhej të mësoja gjithashtu mirë. Kur ai u interesua për jetën e spiunazhit, kuptoi se shkolla e drejtësisë ishte çelësi për të hyrë në KGB, ndaj mori një vendim për të ndryshuar jetën.

12. Putin hyri në Universitetin e Leningradit në 1970, duke fituar diplomën e tij të parë në drejtësi pas pesë vjetësh. Në moshën 22-vjeçare u rekrutua nga KGB dhe për 16 vitet e ardhshme punoi si një ‘specialist në burimet njerëzore’.

13. I rrjedhshëm në gjermanisht dhe në gjendje për të kaluar si nordik, Putin u vendos në Dresden në Republikën Demokratike Gjermane në 1985 dhe kaloi pesë vite në operacione të fshehta. Ai u ngrit disa herë në detyrë. “Ishte ekspert në leximin dhe manipulimin e njerëzve dhe i vetëpërmbajtur nga dhuna”, shkruan Katusa. “Këto ishin cilësi të domosdoshme për këdo që donte të ngjitej në majën e politikës ruse.

14. Kur Muri i Berlinit ra në 1989, ditët e fshehura të Putinit morën fund. Ai iu kthye universitetit dhe teza e tij e doktoraturës argumentonte se suksesi ekonomik i Rusisë, do të varej shumë nga shfrytëzimi i burimeve të energjisë. Ai më pas i hyri politikës dhe karriera i lulëzoi.

15. Në 1999, Boris Jelcin e përzgjodhi Putinin të ishte kryeministër ‘me perspektivë’. Putin vetë është shprehur: “Mendova se, nëse do të mund të bëja diçka për ta shpëtuar Rusinë nga rënia, kjo do të më bënte krenar”. Ai shërbeu dy mandate si president, u kthye në rolin e kryeministrit, por tani është në mandatin e tij të tretë si president, pavarësisht protestave në Moskë. Ai ka thënë se mund të kërkojë një mandat të katërt.

16. Putin pothuajse gjithnjë vepron ushtarakisht, pasi ka bërë mirë llogaritë. “Ai i peshon me kujdes kostot dhe rreziqet e veprimeve, duke marrë parasysh përfitimin që i vjen atdheut”, paralajmëron Katusa.

17. Putin pëlqen ‘Bitëllsat’. I preferuari i tij është Paul McCartney dhe kënga e parapëlqyer është “Yesterday´ (Dje).
I.D

*Burimi: ‘Fiscal Times’
 
Last edited by a moderator:

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Vladimir Putin..

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpenzuar mbi 130 milionë euro për të blerë dy avionë privatë luksi, ndërkohë që vendi i tij është në prag të kolapsit të plotë ekonomik.


ن











 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Vladimir Putin..

Ish-kolegu i Putinit në KGB: Ishte mediokër, i zbehtë dhe i kompleksuar

Personazh – Ndoshta nuk është hera e parë që Presidenti rus përflitet për të shkuarën e tij në kohën kur studionte apo punonte për hesap të KGB-së. Por si kurrë më parë, një ish-koleg i tij, që sot jeton në SHBA e që nga Moska cilësohet si tradhtar, rrëfen disa të vërteta të hidhura për shefin e Kremlinit, që e katapultojnë atë në një imazh e karakter plotësisht të ndryshëm nga ai që sot bota e njeh

Këto fjalë sigurisht se nuk do t’i pëlqejnë Putinit …

Burri që shfaqet si “Perandori i Rusisë” dhe nën dhëmbë shihet edhe si njeriu fuqiplotë i Europës, në kohët e dikurshme, kur punonte si agjent i KGB-së, duhet të ketë qenë një njeri që s’binte fare në sy e i mbushur plot me komplekse? E pabesueshme disi.

Mirëpo pikërisht këtë pretendon ish-kolegu i tij, Juri Schwez, në një intervistë për portalin ukrainas të internetit “Gordonua.com”, të cilit duket se i kanë bërë menjëherë jehonë dje shumë nga mediat perëndimore.

Ish-agjenti i KGB-së në periudhën e ish-Bashkimit Sovjetik, që vepronte si agjent i fshehtë i kamufluar si gazetar i agjencisë zyrtare të lajmeve TASS, sikurse edhe Putini, ka studiuar në Institutin Andropov për Spiunazhin e Jashtëm dhe sot punon si analist financiar në SHBA. Në fakt, origjina e tij ukrainase, lë shteg për shumë interpretime dhe vetë Moska tashmë e klasifikon atë si tradhtar.

Por le t’i kthehemi temës e të shohim se çfarë thotë ai shkurtimisht për kreun aktual të Federatës Ruse, i njohur ndryshe edhe si Car Putini …

… e shkuara e Putinit në KGB:

“Putini nuk ka punuar kurrë në zbulim. Ai shkoi në KGB dhe u mor me xhudo, për të kompensuar komplekset e inferioritetit. Aftësitë e tij në krahasim me ato të bashkëpunëtorëve të tjerë ishin nën mesatare”.

… Shërbimi i Putinit në ish-RDGJ, në Dresden:

“KGB-ja donte që t’u ‘dhuronte’ bashkëpunëtorëve të saj nga provincat një herë në jetë, diçka për t’u mbajtur mend, le të themi. E kështu që edhe atë e dërgoi për disa vite me shërbim në ish-RDGJ, nga e cila ai u kthye në atdhe me një fotoaparat në dorë me objektiv të markës ‘Carl Zeiss’ – dhe me një servis gatimi ‘Madonna’. Këto dy gjëra standarde, praktikisht ishin të vetmet rezultate që korri Putini nga veprimtaria e tij e ‘spiunazhit’ në RDGJ”, thotë Schwez me ironi.

Shtronte tavolina dhe blinte në dyqane

“Ndër detyrat e tij (si shef lokal i Shtëpisë së Miqësisë RDGJ-BRSS) bënte pjesë edhe shtrimi i tavolinës për kolegët me grada më të larta nga Moska e kujdesi për t’i furnizuar ato me ushqime e pije, të blinte në dyqanet lokale e të shtronte sërish tavolinën për ta e t’i niste me avion drejt Moskës. Kjo ishte pra dhe e gjithë puna ‘zbuluese’ e Putinit në ish-Republikën Demokratike Gjermane“.

Pohimet e Schwez, siç shihet, nuk përkojnë aspak me imazhin që gëzon në Rusi e në botë sot shefi i Kremlinit. Që Putini në atë kohë nuk ka pasur atë rol të fuqishëm që ka sot, kjo nuk të habit, por pohimet e ish-kolegut të KGB-së mund të sillnin një përplasje pikante me idenë e imazhin e krijuar për të përgjatë një kohe të gjatë, qëkurse Putini erdhi në pushtet.

“Që Putini u dërgua me shërbim jashtë vendit në vend që të shkonte në një administratë provinciale, shpjegohet vetëm me këtë se ai në vlerësimin e përgjithshëm psikologjik në Akademinë e KGB-së dështoi”, tha Schwez gjatë intervistës.

Ish-shoku i tij i studimeve më tej pohoi se …

… Nami i Putinit në rrethet studentore

Putini në KGB në fillim mbante pseudonimin “zari”, e më vonë “larva e zbehtë”, ndërsa sot ai, për shkak të operacioneve të bukurisë që ka kryer, quhet edhe “Botox”-i. Të gjithë i kanë theksuar “aftësitë mediokre intelektuale të Putinit”, si dhe “tendencën e tij të jashtëzakonshme për komplekse psikike”.

“Putini vuan shumë nga kompleksi i të qenët i shkurtër”, thotë Schwez. Kompleksi i inferioritetit gjen një shprehje edhe në fytyrën e tij dhe ka lënë gjurmë edhe në figurën e tij. Një njeri të tillë nuk duhej ta çoje kurrë me shërbim jashtë vendit, pasi në fytyrën e tij thuajse gjendej e shkruar fjala: ‘Më rekruto!’“.

Por si ia doli pra Putini të arrinte majën më të lartë të pushtetit duke u bërë edhe Presidenti i vendit më të madh të botës? – kjo do të ishte pyetja që do të na shkonte ndërmend menjëherë të gjithëve, sikurse i ka shkuar edhe vetë gazetarit të portalit ukrainas. Dhe për këtë, Schwez e ka sërish një tezë.

Sipas tij: njerëzit që qëndrojnë pas Putinit, e mbanin atë për të dobët. Me të në krye, ata kanë shpresuar që të tërheqin fijet më vonë pas skene. Por, duket se qartazi, kanë kryer një gabim.

Së fundmi, Schwez thotë se një “revoltë pallati” ndaj Putinit mund edhe të ndodhë, pasi bizneset e oligarkëve e të “elitës” së sotme të Kremlinit po vuajnë nga sanksionet perëndimore. Nëse Putini do të qëndrojë deri në fund në pushtet, Rusia ose do të bjerë ose do të shndërrohet në një vend të dorës së tretë, si Koreja e Veriut. A. P.
g.shqip
 
Top