Vjosa Osmani tregon se a do të jetë kandidate e LVV-së për kryeministre

legjenda

Tetova
Vjosa.jpg



Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në lidhje me kandidaturën e saj të mundshme për kryeministre nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.


Ditëve të fundit është raportuar se Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të mund të jetë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministre.
E në lidhje me këtë ka folur vetë Osmani në një konferencë për medie, raporton lajmi.net.
Osmani nuk ka dhënë asnjë detaj, pasi që deklaroi se sot në takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kanë diskutuar për çështje të pandemisë dhe nuk ka qenë aspak takim politik.
“Unë nuk dua të flas për çështjet puro politike, por qëllimi i pjesëmarrjes në këtë takim lidhet me pandeminë. Shumica dërmuese janë spekulime, megjithatë do të përgjigjem më vonë që të mos përzihet tema për çfarë kemi ardhur këtu”, është shprehur Osmani. /Lajmi.net/
 

Attachments

  • Vjosa.jpg
    Vjosa.jpg
    79.2 KB · Shikime: 0
  • Vjosa.jpg
    Vjosa.jpg
    79.2 KB · Shikime: 0

Barnaba

Antarë i Respektuar
Lajm i vjeter. Isa Mustafa e terhoqi LDK-ne nga aleanca me LVV, ndaj Vjosa s'ka shance te behet KM per momentin.
 
Top