• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vjena, qyteti më tërheqës për të jetuar në gjithë botën?

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vjena, qyteti më tërheqës për të jetuar në gjithë botën?

Vjena

Pozicioni gjeografik, shto këtu edhe mënyrën e thjeshtë të të jetuarit e kanë kthyer kryeqytetin e Austrisë një vend mjaft të kërkuar për biznesmenët. Ndërsa kështjellat shekullore dhe muzetë, galeritë e ndërtesat e vjetra e bëjnë atë qendër turizmi.



Viena, kryeqyteti i Austrisë mundi 229 metropole të tjerë plot gjallëri për t’u kurorëzuar si qyteti më i mirë për t’u jetuar në gjithë botën. Studimi u krye nga “Mercer”, firmë globale e konsulencës për bizneset.

Pozicioni gjeografik, shto këtu edhe mënyrën e thjeshtë të të jetuarit e bëjnë atë një vend mjaft të kërkuar për biznesmenët.

Ndërsa kështjellat shekullore dhe muzetë, galeritë e ndërtesat e vjetra e kanë kthyer atë në një qendër turizmi, gjithashtu edhe njerëzit e biznesit janë të zakonshëm në këtë vend.

“Për mua, Viena është qyteti më estetik në Europë’, tha Magnus Beyer, një inxhinier me “Imperial College” të Londrës, që në prill kreu udhëtimin tij të parë për punë në Vjenë, për të marrë pjesë në mbledhjen e përgjithshme të Unionit Europian të Gjeo-Shkencës.

“Qyteti është i njohur për sharmin e tij të vjetër, por udhëtarët tërhiqen nga bukuria”, tha Jean-*Paul Dantil, menaxher i përgjithshëm në Ritz* Carlton Vienna. “Ata gjithnjë befasohen sesa i bukur është ky qytet. Shumë të tjerë habiten sesa e lehtë është që të shëtisësh këtu, çfarë efikasiteti ka transporti publik, e për më tepër që trafiku nuk është problematik, duke pasur parasysh që po flasim për një kryeqytet”.

Ai shtoi se në hotel, gjysma e klientëve gjendet në Vjenë për punë, gjysma prej tyre diplomate, zyrtarë të lartë të qeverive dhe konsulentë që shtrëngojnë duart në takime ndërkombëtare me rëndësi.

OPEC, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ka drejtuar operacionet ndërkombëtare që nga kryeqyteti austriak që prej 1965-ës.

Duke qenë se këtu ndodhet një nga 4 zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara, janë të punësuar 4400 punonjës nga 120 vende. Gjithashtu vendndodhjen e ka edhe Agjencia Energjetike Atomike Ndërkombëtare (IAEA).

Në Vjenë jetojnë 1.8 milionë persona, 200 mijë prej tyre student, duke e kthyer metropolin në një qendër të kulinarisë, jetës së natës dhe zbavitjes.

“Nëse do të vijë këtu 10 vite më parë, nuk do ta njihje qytetin dot. Ka shumë restorante dhe bare, industri kreative dhe është shumë më tepër i ndryshëm, më i hapur dhe thjesht më me ngjyra sesa më parë”, tha Ursula Kainz, këshilltare e Agjencisë vjeneze të biznesit.

Dikur ka qenë pika më e largët e lindjes së Europës Qendrore dhe u bë zemra e kontinentit me rënien e Bashkimit Sovjetik, një portë për bizneset që duan të zgjerohen në ekonomitë e reja në zhvillim.

Austriakët konsiderohen njerëz shumë formalë, që dallohen në këmbënguljen që kanë në përdorimin e titujve dhe gradave. Edhe ata që zotërojnë një diplomë bachelor thirren si “Magister”, kurse ata që kanë PHD (doktoraturë) quhen doktorë, pavarësisht nëse nuk zotërojnë nëj diplomë në mjekësi.

Një “çkemi” e thjeshtë nuk pranohet, e përjashtim bëhet vetëm kur ke krijuar një marrëdhënie të ngushtë me partnerin tënd të biznesit.

Ndërsa “Grusez Gott”, që do të thotë “përshëndetje e mirë” është shprehja e zakonshme e punës.

Në shumë aspekte, austriakët janë më të qetë dhe shpenguar krahasuar me gjermanët. Në Vjenë, nëse vonohesh 5 a 10 minuta më shumë, nuk bëhet name.

Krenar për zakonet e vjetra, vjenezët i ftojnë partnerët e biznesit për dreka tradicionale, që shpesh përfshijnë birrë dhe verë të bardhë.

Më shumë se 60 linja ajrore ofrojnë 180 udhëtime direkte drejt metropolit austriak. Rrugët më me ngarkesë janë ato nga Frankfurti, Cyrihu dhe Londra. Vitin e kaluar, në aeroportin e rinovuar erdhën 23 milionë turistë. Me një biletë 11 euro nga aeroporti për në qendër të qytetit me tren shkoni për 16 minuta.

Një abone tri ditore që përdoren për metro, tramvaje dhe autobusë kushton 16.50 euros ($18.35), kurse për ata që qëndrojnë më gjatë ka abone që e ulin koston ditore të transportit deri në 1 euro. Një drekë në Vjenë shkon 10 euro kurse një gotë vere e një cilësie të mirë kushton jo më shumë se 4 euro.

Kultura e kafesë është mjaft e përhapur në Vjenë. Dy çanta me kafe të lëna nga ushtarët turq që u përpoqën që ta pushtonin qytetin në shekullin e 17-të, i dhanë fillesë një tradite që në ditët e sotme është kaq speciale, sa qyteti i Unesco-s e shpalli “kulturën e kafeneve si një trashëgimi botërore të paprekshme.
g.shqip
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Vjena, qyteti më tërheqës për të jetuar në gjithë botën?

Vjena eshte vertet qytet i bukur. Thone se perngjan shume me Milanon.
Enderr e kam nje shtepi atje. :)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Vjena, qyteti më tërheqës për të jetuar në gjithë botën?

Kshu qyteza :p eshte e bukur amo ajo muzika Fyll - harmonia me vrnante veshet kshu qe ika :fiu:
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Vjena, qyteti më tërheqës për të jetuar në gjithë botën?

Ahh Viena eshte nje nga ato qytetet qe e kam ne listen time per ta vizituar, se se kam vizituar akoma :)
 
Top