• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vizita në zonën e shkatërruar në Thumanë/ Rama: E tundojmë Perëndinë duke bërë gama gam! Elvis Naçi: Momenti për ndihmë, më vonë mund të…

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
.........

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar zonat e dëmtuara nga tërmeti në Thumanë i shoqëruar nga imami i njohur Elvis Naçi, i cili ka premtuar ndërtimin e disa banesave në zonë.

Screenshot_20191127-235848_Chrome.jpg


Kryeministri përsëriti edhe këtu se njerëzit e tundojnë Perëndinë duke bërë gam-gam, por imami i njohur i kujtoi Kryeministrit se është momenti për solidarizim në këto momente dhe se më vonë mund të shkëmbeheshin akuza. Ai përmendi se njerëzit nuk kanë besim tek vlerësimet.

“Dje ka qenë dita e shokut, por edhe që duhet të nxirreshin nga thellësia e gërmadhe. Është bërë një punë kolosale e skuadrave tona. Në këtë jemi bashkë të gjithë. Do të krijojmë komunitetit Kombëtar të Ndërtimit. Po fillon transportimi i disa familjeve nga fusha e Durrësit drejt hoteleve, sepse është bërë marrëveshja. Po bëhen një listë tjetër që çfarë la ndodhur në zonën e Laçit, ku disa familje janë të rrezikuara nga lëkundjet e fundit. Po filloj shiu do të kemi një problem më shumë, një shqetësim më shumë. Po shfrytëzojmë çdo minutë që kemin. Shkop magjik nuk kemi, duhet të ndajmë të njomin nga i thati. Kush ka mbetur pa çati, si rezultat i kësaj pabesie të natyrës nuk do mbetet pas dorës. Çdo një që vendosi gjithsecili do të shkojë tek ata që janë në nevojë, Të gjitha paratë, edhe ato të buxheti do të jenë bashkë dhe të gjithë do të marrin përgjegjësit e menaxhimit. Njerëzit të mos e diskutojnë faktin se po e çoj lekun, por s’di se diku do shkojë. Po vijnë ndihmat nga katër anët. Ne do të japim një shembull e të mësojmë prej njëri-tjetri. Me thënë të drejtën, e thashë edhe më parë: E tundojmë Perëndinë duke bërë gama gam, duke prodhuar energji negative kush më shumë e kush më pak. Më urtë më butë, më qetë. Ka një kohë për të luftuar, ka një kohë për të heshtur. Ka një kohë për të fjetur dhe ka një kohë për t’u zgjuar”, tha Rama.

“Njerëzit nuk kanë besim. Ne jetë nuk japim dot. Gjithsecili nga ne duhet të përpiqet të bëjë diçka të mirë. populli shqiptar ka kaluar në traum. Le të shtrimë dorën e solidaritetit. Le të bëjmë më të mirën në këtë situatë. Më pas, kemi kohë edhe të shajmë dhe të lavdërojmë njëri-tjetrin. Jemi në një situatë shumë emergjente. Kjo ishte dora e Zotit dhe shpresojë ta mbajë pasi situata do të bëhej edhe më e vështirë. Pastaj kemi kohë edhe ta shajmë dhe ta kritikojmë njëri tjetrin. Ne e kemi gjithmonë program të dhurojmë shtëpi. Jemi një situatë se sa më afër, aq me shpejt do ta kalojmë këtë sprovë. Kjo ishte sprovë shumë e madhe”, deklaroi imami Naçi.
 
Top