Vizionaret

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Te qenit vizionare eshte karakteristike e personave te cilet kane arritur sukses ne jete, kjo per shkak te faktit se ata ushtrojne trurin perdite me perpjestim te drejperdrejte me deshirat e tyre me te thella dhe pa qene preh e programeve te jashtme. Nga ana tjeter, te qenit vizionare do te thote te thjeshtesosh gjerat qe jane ose duken te komplikuara per shumicen e njerezve, duke i bere jeten me te thjeshte individeve rreth e rrotull.
Kjo aftesi nuk zhvillohet me ane te programeve ose objektivave afatshkurtra por do shume kohe dhe durim. Madje, ne te shumten e rasteve, kendveshtrimi i suksesit personal nga perspektiva e objektivave personale dhe jo globale, kthehet ne gjymtim, ne lodhje, ne pengese per shkak te faktit se te drejton ne menyre unike, pa i pare situatat nga botekuptime te ndryshme. Kompanite me te medhaja ne bote, kane hequr dore nga sistemi i "Goal-Setting" per shkak te faktit se shihnin ne kete lloj metode nje problem te madh nga ana produktive ne sistemin ekonomik. Ushtrimi i jetes ne saj te arritjes se objektivit sa me shpejt dhe me çdo kusht, i ka bere personat shterpe ne aftesine per te imagjinuar dhe per te krijuar nje jete te bukur, ne lartesine e lodhjes se tyre.
Ne enderrojme, shpresojme, deshirojme fale imagjinates tone, eshte ajo qe na mban gjalle dhe e ben jeten tone me te bukur, eshte motori i pare shtytes drejt nje jete sa me te perparuar dhe kuptimplote.

opto_02_1400x500_0.jpg
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Prakticiteti eshte nje mjet qe jo gjithkush e zoteron apo e ve ne perdorim. Sot njerezit per te mbuluar disi paaftesine e tyre , e kamuflojne ate me burokracine dhe perhumbjen ne detaje te kota. NJe arsye tjeter eshte mos pranimi i pergjegjesive apo vendimarrjen e kane frike.
Ne profilin tim te punes, prakticiteti eshte teper i nevojshem , por ja qe ndodh te perballesh me dike qe perhumbet ne lojra fjalesh dhe si rrjedhoje , nuk arrin objektivin , por humb ne vorbullen e kotesise.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Seleksionimi i gjithckaje rreth nesh me kujdes,eshte nje nder pikat me te pastra per te pasur nje vizion po aq te paster para mendimit,shikimit dhe veprimit.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Seleksionimi eshte aftesia e personave qe e kane gjetur veten ne rradhe te pare dhe rrjedhimisht dine cfare duan ose ke duan prane. Gje qe nuk ka te bej fare me vendimet mbi persona te tjere per te ushtruar punen e cila del e pavlere kur ka si qellim zhvleresimin e natyres qe e rrethon. :)
 
Top