• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

“Virusi vdekjeprurës”/ Dyshohet rasti i parë me koronavirus në Kosovë

Vinjol

Status offline...... KÇK



Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po dyshohet për paraqitjen e rastit të parë me koronavirus.






Pacienti i dyshuar me koronavirus ndodhet në Klinikën Infektive brenda QKUK-së.
Tashmë një total prej 724 kanë vdekur nga virusi dhe rreth 35 mijë janë infektuar, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së Kinës. Shumica e të infektuarve të rinj janë regjistruar në provincën Hubei dhe kryeqytetin e saj, Wuhan. Javën e kaluar autoritetet përfunduan ndërtimin e një spitali të posaçëm në Wuhan ndërsa një tjetër pritet të hapet në ditët në vijim.
SHBA ka njoftuar se një 60-vjeçar amerikan ka vdekur nga virusi në spitalin e Wuhan, që shënon dhe vdekjen e parë të një të huaji nga epidemia.
Japonia gjithashtu ka njoftuar një vdekje të dyshuar si koronavirus përsëri në Vuhan, një burrë në të 60-at për të cilin mjekët nuk shpjeguan dot shkakun e pneumonisë.
Jashtë Kinës virusi ka infektuar 320 njerëz në 27 territore, dhe ka vrarë një kinez në Filipine e një 39 vjeçar në Hong Kong. Raste të reja po konfirmohen në Malajzi, Taivan e Japoni.


Top Channel
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nenshtetse britanike ishe ajo femra se dyshonin..
Po mir se dul negativ.edhe pse kam frike te them..se mbase nuk duan te bejn panik.
 

NGU

Karma has no menu, you get served what you deserve
O ishalla nk vjen kaq afer, se perhapet shpejte. Une vertet e kam mare frike😈
 

Katil

Antarë i Respektuar
Kinezët jan miliarda.Jan infektu 0.001%, dhe më pak jasht Kine.Mos i diskrimino gjith kapele bukur🙄
 

Tomka

Anëtar i ri
Nga 2-3 viktima ne dite fillimi janari, ne nje hark kohor prej 1 muaji eshte rrit ne 100 viktima ndite. Nese vazhdon kshu Marsi na kap me 1000 viktima ndite dhe prilli me 10.000 ndite. Viti tjeter do jete ishte kenaqesi qe u njoha gjitheve 😋
 
  • Habi
Reactions: NGU

Daisy

Anëtar i Respektuar
Nga 2-3 viktima ne dite fillimi janari, ne nje hark kohor prej 1 muaji eshte rrit ne 100 viktima ndite. Nese vazhdon kshu Marsi na kap me 1000 viktima ndite dhe prilli me 10.000 ndite. Viti tjeter do jete ishte kenaqesi qe u njoha gjitheve 😋
Mos hap panik ti
U know the game :p
 
Top