• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Virusi lëviz në hundën tonë” – rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, mes tyre edhe fëmijë. Një person në gjendje kritike

Hera

Βιβλίο φάγος
“Virusi lëviz në hundën tonë” – rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, mes tyre edhe fëmijë. Një person në gjendje kritike


Numri i personave të prekur me koronavirus në Greqi ka shkuar në 89 dhe pesë rastet e fundit janë konfirmuar ditën e sotme.
koronavirusi ]

Sikurse raportojnë mediat greke një nga rastet ka udhëtuar nga Londra, ndërsa katër të tjerë janë të afërm të personave të prekur më parë nga virusi COVID 19.
Ndërsa një 66-vjeçar që është shtruar prej ditësh në spitalin e Rios konsiderohet në gjendje kritike.
“Gjashtë qarqe, 5 spitale, 89 pacientë të konfirmuar, 27 të shtruar në spital, 57 familje janë izoluar në shtëpi”, kjo është aktualisht gjendja në Greqi.
Mes 89 personave të konfirmuar me koronavirus janë edhe dy fëmijë të mitur.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras tha se raste të tilla janë regjistruar në vendet e tjera të Evropës, kështu që pritej që ato të zbuloheshin edhe në Greqi.
Kjo është një provë që virusi lëviz nën hundën tonë”, shprehet Tsiodras dhe se ai mund të transmetohet tek njerëz të paprekur shumë kollaj nëse nuk merren masa.

Panorama
 

Dorina

Zikaltër⚫🔵
Ja një video që ma dërguan
Tani në shkoder
Vdes një grua në rrugë😣
 
Top