• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Vëzhguesit “kryqëzojnë” Ristanin

WxP

Antarë i Respektuar
Veprime joligjore të ndërmarra nga KQZ, që çuan në një situatë të tensionuar pranë KQZ-së apo edhe protestat e ndërmarra nga opozita, po vënë në pikëpyetje plotësimin e standardeve të proçesit zgjedhor si dhe vetë sistemin zgjedhor. Ky është konstatimi Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë të cilët nëpërmjet një deklaratë për mediat ka renditur një mori shkeljesh duke fajësuar direkt KQZ-n dhe krytarin e saj Arben Ristani si një person që ta tejkaluar kompetencat ligjore.

Tensioni u rrit edhe nga mungesa e transparencës dhe publikimit të të dhënave në kohë reale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thuhet në deklaratë, çka u mbulua nga kontributi i pazëvendësueshëm i disa mediave që e kryen këtë proçes në kohë reale dhe me profesionalizëm.

Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë shpreh shqetësimin se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nën autoritetin dhe protagonizmin e kryetarit të tij, jo vetëm që është duke ndërmarrë veprime antiligjore, por përgjatë proçesit të hapjes dhe verifikimit të votave të kontestuara apo të pavlefshme, po konstaton fakte serioze që ngrenë dyshime mbi sigurinë dhe paprekshmërinë e kutive të votimit.

Koalicioni konsideron me shqetësim se artikulimi në vazhdimësi i Kryeministrit të vendit në lidhje me proçesin e papërfunduar të shpalljes së rezultatit për Kryetarin e Bashkisë Tiranë është një ndërhyrje direkte në punën e pavarur të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në tejkalim të kompetencave të tij, deklaroi se do të ndërmerrte hapat e nevojshëm për vlerësimin e të gjitha votave të qytetarëve të cilat ishin në kuti të gabuara.

Koalicioni ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj KQZ duke e akuzuar këtë organ se fenomeni i hedhjes së fletëve të votimit në kutinë e gabuar nuk është një risi për administratorët e zgjedhjeve në Tiranë dhe nuk mund të pretendohet për ta respektuar atë vetëm pas shpalljes së rezultatit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, ndërkohë që KQZ ka qenë në dijeni dhe ka udhëzuar GNV-të për konsiderimin e tyre të pavlefshme, çka ka ndodhur me të gjitha fletët e tilla, të cilat janë konsideruar fletë votimi të pavlefshme në mënyrë unanime nga të gjithë komisionerët, deri në momentin e shpalljes së rezultatit përfundimtar paraprak midis dy kandidatëve.

Në ditën e votimit më datën 8 maj, koalicioni në bazë të të dhënave të raportuara nga vëzhguesit për ngatërrimin e votuesve në hedhjen e fletëve të votimit në kutitë respektive, i kërkoi publikisht Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që të merrte urgjentisht masa dhe të nxirrte një udhëzim të posaçëm për konsiderimin të vlefshëm të çdo vote ku shprehej qartë vullneti i zgjedhësit, pavarësisht kutisë në të cilën ishte hedhur por, KQZ nuk mori asnjë masë në lidhje me këtë çështje, thuhet ne deklaraten e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.


Top-Channel
 

Attachments

Top