Vetulla të trasha përmes gjashtë përbërësve natyralë.

Jetmira

Antarë i Respektuar
Të shumta janë ato femra që kanë dëshirë të kenë vetulla të trasha. Dukja e tyre është shumë e popullarizuar në mbarë botën, jo vetëm se ju bëjnë të dalloheni, por ju bëjnë edhe më tërheqëse. Problemi është se vetullat hollohen e dëmtohen si pasojë e shumë faktorëve, helmeve, diellit, preparateve të dëmshëm. Në vijim ju paraqesim disa receta natyrale si të keni vetulla më të trasha në mënyrë natyrale, transmeton gazeta Kosova Sot.
ALOE VERA
Xheli i jashtëzakonshëm nga bima e aloe verës është produkt natyral në kozmetikë që forcon vetullat. ثshtë i pasur me antioksidues dhe substanca hidratuese që parandalojnë rënien e qimeve. Ja si ta përdorni: Merrni një sasi të vogël me xhel aloe vera dhe para se të shkoni në gjumë lyeni vetullat. E lini të absorbohet gjatë natës, e shpëlani në mëngjes. Aplikojeni çdo mbrëmje.
auto_la11490195106.jpg

VAJI I KOKOSIT
Vaji organik i kokosit përmban aminoacide, vitaminë E dhe minerale esenciale që e forcojnë qimen e vetullave dhe nxitin rritjen e shëndetshme të tyre. Ja si ta përdorni: Me gishtërinjtë tuaj bëni masazh vetullave tuaja me vaj kokosi për disa minuta. E lini të veprojë gjatë natës. Përsëriteni këtë çdo natë para se të shkoni në shtrat.
auto_la21490195108.jpg

QUMثSHTI I BAJAMEVE
Përplot me aminoacide esenciale, vitaminë E dhe antioksidues, qumështi i bajameve është zgjedhje e mirë për të rritur plotësinë e vetullave. Nutrientet nga qumështi i bajameve inkurajon rritjen e qimeve në vetulla. Ja si ta përdorni: Me një copë pambuk me qumësht të ftohtë të bajameve lyeni vetullat për disa minuta. E lini që të veprojë gjatë natës, pa e shpëlarë, dhe e përsërisni edhe gjatë ditës.
auto_la31490195110.jpg
HUDHRA
Përmbajtja me sulfur e hudhrës vepron si substancë e rritjes së vetullave, duke e rritur plotësinë dhe trashësinë e tyre. Përdoreni çdo ditë për rritje më të shpejtë. Ja si ta përdorni: Shtypeni një thelb të hudhrës dhe pastën e fituar e aplikoni në vetullat tuaja. Kujdes mos t'ju depërtojë në sy. E lini të veprojë për 30 minuta dhe e shpëlani. Përdoreni tri herë në javë
auto_la51490195117.jpg
VAJI I ROZMARINثS
Nutrientet në vajin e rozmarinës lehtë absorbohet nga folikulat e flokëve, duke parandaluar humbjen e qimeve dhe në mënyrë natyrale duke nxitur rritjen e tyre. Ja si ta përdorni: Brushën e maskarës e futni në vajin e rozmarinës dhe me të sipër kloni mbi vetullat tuaja për pesë minuta. E lini të absorbohet dhe përsëriteni dy herë brenda ditës.
auto_la61490195118.jpg

VAJI I KASTORIT
Vaji i kastorit përmban vitaminë E, aminoacide esenciale që ju ndihmojnë të keni vetulla më të trasha dhe më të shëndetshme. Vaji është hidratues natyral dhe kontribuon në forcimin e qimeve të vetullës, duke parandaluar rënien e tyre. Ja si ta përdorni: Një copë pambuk apo brushën e maskarës e lagni me vaj kastori dhe e aplikoni në vetulla. Do të ishte mirë t'ju bëni dhe pak masazh me majë të gishtave. Përsëriteni çdo natë, duke mos e shpëlarë në mëngjes.
auto_la71490195120.jpg

(Kosova Sot).
 

Hera

Banned
Nuk i kam te holla jane normale
 
Top