• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vetëvendosje e pranon publikisht gabimin: Thyem premtimin për qytetarët, do t’i bëjmë 14 ministri

legjenda

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIORE
Pazaret politike për ndarjen e hises së pushtetit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po mund të përfundohen, një marrëveshje e koalicionit mes dy partive tani është larg pasi nuk po mund të arrihet vetëm për shkak të problemeve për ndarjen pozitat e larta shtetërore.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duket se tani ka pësuar përmbysje të shpejtë të qëndrimeve politike, pasi i zënë ngushtë nga ‘standardet’ që vetë i kishte proklamuar, ai tashmë ka filluar me shpejtësi të madhe të tjetërsohet.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, para pak minutash ka bërë edhe publike ofertën e fundit që partia e tij i ka dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën edhe parashihet rritja e numrit të ministrive nga 12 në 14.
Megjithatë Bislimi e ka pranuar publikisht gabimin që po bën Lëvizja Vetëvendosje, pasi po thyen premtimin që ia ka bërë qytetarëve se qeveria Kurti do t’i ketë vetëm 12 ministri.
“Propozimi ynë i nxjerrë (si kompromisi i katërt brenda të njëjtit takim), mbrëmë i është dërguar me shkrim kryetarit Mustafa.
Në përpilimin e këtij propozimi,Vetëvendosje beson se është bërë edhe një kompromis shumë i madh, meqë gatishmëria për të rritur numrin e ministrive (nga të cilat VV nuk përfiton asesi), vetëm do ekspozojë me pakënaqësitë e opinionit publik, i cili me të drejtë do të na sulmojë për lëvizje nga premtimi para dhe paszgjedhor për reduktim të numrit të ministrive në 12 sosh)”, ka shkruar Bislimi.
Kujtojmë se Kurti në fillim ishte shumë këmbëngulës në reduktimin e dikastereve qeveritare, madje, aq shumë saqë edhe propozimin e LDK’së për ta ndërtuar një qeveri me 16 ministri e kishte hedhur poshtë, duke këmbëngulur vetëm në 12 ministri.
Këto 12-të i kishte pështjellur aq shumë saqë një ministri tani do i duhet të menaxhojë edhe me mjekët, edhe me boksierë e karateistë në një vend të gjitha, ose ato i ka bërë kategori të veçantë ministrore “Transferet”, duke e bërë këtë ministri të duket sikur është “Western Union”.
Megjithatë, i bllokuar pas veprimeve politike të cilat vetë i kishte ndërmarr, Kurti mësohet se mbrëmë i ka kërkuar Mustafës që ta rrisin në 14 numrin e ministrive, si dhe të merren vesh edhe për bordet politike të ndërmarrjeve publike dhe për bartësit e agjencive shtetërore./gazetametro.net
 
Top