• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

Vendndodhja
^.^
Duhet të numërohen me gishtat e dorës ata që nuk kanë menduar ndonjëherë që të kopjojnë! Kjo është e ëprbashkëta, ndërsa ajo që i dallon është fakti se secili ka një metodë të vetën për ta realizuar diçka të tillë. Mënyrat e kopjes sot janë art më vete, kjo për shkak se teknologjia sa vjen dhe zhvillohet dhe jo vetëm thjeshtëzon jetesën e njeriut, por edhe kopjen e studentëve, së fundmi.



Kufja Magnetike

Kjo është një risi në “fushën” e kopjes. Realizohet përmes një kufjeje 2 milimetërshe, e cila vendoset në vesh dhe nuk mundet të shihet me sy të lirë. Fijet e saj vendosen në trup, dhe përbëhen nga një bateri që realizon lidhjen e kufjes me kabllin, mikrofoni dhe fija që lidhet me celularin. Kjo kufje është bërë shpesh herë objekt diskutimi ndër profesorë pasi mbart probleme të ndryshme. Ajo madje mund të ngecë në vesh dhe për ta hequr do duhet ndërhyrja e mjekut ORL. اmimi i tyre varion nga 3500 – 5000 Lek.

Doktorët konfirmojnë: Ka dhjetëra raste dëmtimesh

Dy doktorë që Shekulli kontaktoi pranë spitalit ORL në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë e konfirmuan lajmin se ditët e fundit, që përkojnë edhe me zhvillimin e provimeve të Maturës, ka patur dhjetëra raste të nxënësve dhe studentëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të përdorimit të kufjeve. Doktorët kërkuan të mos identifikohen. Sipas tyre, kufja “mund të sjellë dëmtime në kanalin e veshit dhe në raste të rralla mund të dëmtojë daullen e veshit e mund të shkaktojë edhe trauma akustike”.

Sipas mjekëve, dëmtimet shkaktohen kryesisht nga tentativat që bëjnë studentët për ta hequr vetë kufjen. Për këtë arsye ata këshillojnë nxënësit që të shkojnë më mirë në spital. Atje, metodat janë të ndryshme për heqjen e kufjeve. Përdoret metoda e lavazhit të veshit, ose heqja me magnet e në raste të rralla përdoret anestezi lokale për ta hequr kufjen me një grep të posaçëm.

Kufjet normale të transformuara në kopje

Këto kufje janë normale dhe blihen në çdo dyqan elektronik. Ato ngjiten në dorë dhe sup dhe mund të vihen edhe në vesh.

Kufjet Bluetooth


Përdoren gjërësisht nga shoferët e automjeteve, por studentët kanë filluar t’i përdorin edhe për të kopjuar. Ato nuk kanë lidhje kabllore por lidhen me anë të teknologjisë Bluetooth.

Me anë të mesazheve telefonikë

Kjo arrihet duke marrë mesazhe nga jashtë sallës së provimit të cilat përmbajnë zgjidhjen e pyetjeve. Pyetjet mund të dergohen jashtë me anë të fotos që i bëhet tezës në momentin që merret dhe i dërgohet dikujt jashtë me MMS ose Bluetooth.

Letra të vogla të zvogëluara

Përmbajnë leksione ose shënime të ndryshme. Mund të ngjiten nëpër këmbë, mund të mbulohen me dorë, mund ti fusësh në xhep të pantallonave, ndërsa disa vajza shpesh herë i fusin në pjesën e gjoksit.

Një metodë e lashtë sa vetë shkolla që vazhdon ende…

Ju jeni mësues dhe keni një vajzë përpara që ju e dini se në kofshët e saj ka bërë kopje. اfarë do bënit?

Më klasikja është kopja spontane në klasë, ku një shok apo shoqe të tregon apo jep ndonjë letër ku të ka shkruajtur një kopje. Dikur një profesor shprehej: “Sikur studentët ta përdornin vetëm gjysmën e vullnetit që kanë për të kopjuar, në lidhje me mësimet atëherë do kishin dalë më të mirët.”

Kopja sot nga disa persona shihet si një gjenialitet i individit duke qënë se arrinë të krijojnë mënyra nga më të ndryshme dhe duk përdorur çdo mjet për të kopjuar. Dikur, porn ë fakt edhe sot femrat mund të shkruajnë tek kofshët e tyre formulat dhe leksionet ose nëpër gjoksin e tyre duke vendosur në gjëndje sikleti çdo profesor, pasi për t’i kontrolluar duhet t’u ngresh fustanin ose t’u ulësh bluzën, kështuqë do të ishte një shenjë e turpshme për këdo.

Sot kopjet kanë pësuar edhe ato “Revolucionin Teknologjik” duke u sofistikuar gjithnjë e më shumë dhe duke u bërë gjithnjë e më pak te dukshme.

Por gjithnjë profesorët dhe ata që merren me këto çështje ngrejnë pyetjen sa vlen realisht ajo notë e marrë me kopje? Dhe në fund sa vlen diploma e marrë nga “kopjacët”? Po sikur këta “kopjacë” të jenë diplomuar në mjekësi dhe të punojnë në spitale, apo çfarë do lloj profesioni tjetër, si do jetë shërbimi nga këta persona?

Aq serioz është bërë ky problem për mësuesit sa vetë ministri i Arsimit dhe Shekncës, Myqerem Tafaj u shpreh pak kohë më parë se dikasteri që ai drejton ka ndërmarrë masa të rrepta për ndëshkimin e kujtdo nxënësi apo studenti që kapet me kopje, apo që tenton të kopjojë gjatë provimeve të Maturës.

Sipas tij, në rastet kur kapet dikush me kufje, atëherë atij apo asaj do t’i digjet matura dhe do të detyrohet që të bëjë një vit pushim, për ta ripërsëritur më pas edhe njëherë nga e para Maturën Shtetërore. Vetëm 20 “kopjacë” janë kapur këtë vit në provimet e para të Maturës. Ne pyesim: ky numër kaq i vogël, të ketë lidhje me efikasitetin e masave të ndërmarra nga Ministria e Arsimit, apo të ketë lidhje me sofistikimin e metodave të kopjimit në atë formë që zor se zbulohen…?

“Kampion” i Kopjes


Taulant Muzaka, 22 vjeç, student në vitin e tretë për Ekonomi, tregon për Shekullin: “Kopja është jetë. Kam nga klasa e pestë që nuk kam hapur një libër për ta mësuar. Deri më sot të gjitha provimet i kam marrë falë kopjeve. Unë personalisht preferoj të kopjoj në dy mënyra: ose me anë të celularit duke hedhur në të leksionet ose duke marrë sms nga jashtë, ose me anë të letrave të vogla që përmbajnë leksionet. Të kopjosh duhet zgjuarsi dhe shkathtësi, por nuk është e vështirë ta bësh. Deri më sot nuk jam kapur asnjëherë duke kopjuar në një provim.”

Këtë lloj mentaliteti, në fakt, e kanë shumë të rinj sot! Nuk është, për fat të keq, asgjë më shumë kjo se e vërteta e hidhur në të cilën lundron sot sistemi arsimor në Shqipëri.

37 000
ثshtë numri i përafërt i studentëve që morën pjesë në Maturën shtetërore këtë vit.

20
ثshtë numri i atyre që u kapën me kopje, sipas Ministrisë së Arsimit. Vetëm 20… Pse kaq pak…?!


10
Herë më pak është ky numër i kopjacëve të kapur mat, krahasuar me një vit më parë

gazetaonline
 

bella

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Aty ku nuk je ti!
Pe: Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

Po ku ishin keto metoda kur bera shkollen un :p......sa ka vuajtur brezi imi pupu tani edhe kopjimi po lehtesohet eh cna gjeti :)
 

BeniT

Donatorë
Vendndodhja
Ne Krahet e Shqipes
Pe: Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

Po ku ishin keto metoda kur bera shkollen un :p......sa ka vuajtur brezi imi pupu tani edhe kopjimi po lehtesohet eh cna gjeti :)
Me sa duket ne ato kohera i keni pasur kofshet e dobeta dhe gjoksin e vogel dhe nuk keni pasur ku ti shkruani LOL LOL
 

bella

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Aty ku nuk je ti!
Pe: Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

Me sa duket ne ato kohera i keni pasur kofshet e dobeta dhe gjoksin e vogel dhe nuk keni pasur ku ti shkruani LOL LOL
hahah Beni qe kisha kofsh dhe gjoks un e mora vesh ne 1990 se deri atehere vishja pantallona ushtarake dhe fustane basme te gjate deri te thembra LOL nuk shikoja gjeLOL ............Me rrofte dora se aje me ka shpetuar ca here para derrases se zez :p LOL
 

ReNdEx

Interist Forever
Mosha
32
Vendndodhja
Rrugve
Pe: Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

Nje gje ka qen e mir se kush ka kofsh te mbushura dhe gjokes te madh ka vend polt per te shkruajt pergjigjet e nje provimi :p:p:p:p LOL LOL LOL LOL pasta po skopjove nje cik ngel ne klas :D
 

MasteR

I'm offline
Vendndodhja
Invisible...
Pe: Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

Sa keq qe ka qene ngrohte skan pas mundesi me e shkrujt shallin :p
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

Po ku ishin keto metoda kur bera shkollen un :p......sa ka vuajtur brezi imi pupu tani edhe kopjimi po lehtesohet eh cna gjeti :)
Po duket diferenca midis brezit tend dhe brezet e reja qe po formohen....
Pastaj qahen prindrit qe femijet nuk mesojne...dhe sgjejne vende pune
 

bella

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Aty ku nuk je ti!
Pe: Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

Po duket diferenca midis brezit tend dhe brezet e reja qe po formohen....
Pastaj qahen prindrit qe femijet nuk mesojne...dhe sgjejne vende pune
po pra cdo gje eshte gati, teknologjia po zvendeson njeriun. brezi im po ka punuar vence :) ka studjuar shum, megjithate sot mund te studjosh pafund....pas universitetit ka tituj qe mund te ndjekesh, dmth sot jan rritur edhe me shum ambicjet sec kan qen nga brezi im para 20 viteve.......Por qe e kemi pas me te veshtire kete po :) teknologjia ka qen 0 :(
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

shume prekese!

edhe une kam kopjuar ne cdo provim gjimnazi apo universiteti dhe metoda me e rehatshme eshte kufja magnetike, por ajo qe me habit eshte cmimi, mos kane harruar te shtojne dhe nje 0 ?
 
Vendndodhja
^.^
Pe: Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

Edhe kopja zotesi eshte ......madje gjate kopjimit studentet arrijne te mesojne me mire leksionin :p .....e pastaj kur mbaron provimi ...thone : Sa i lehte ishte si se mesova me heret librin :p
 

AjSi

...
Pe: Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

Boh neve na thane qe ne menyre absolute as cel , as kopje , sepse perndryshe humbisni vitin..na kane shti tmerrin

Gjithsesi na kane lene me komuniku edhe me fol,,,u pendova qe se mora celularin :S

Mend per ne testin e matematikes xD
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

Ktu tek ne ke frike me be dhe nje levizje koke se direkt duket sikur je duke kopju edhe merr nje 0 direkt. Por gjithsesi kush gjen ben. Perderisa profesoret e dine qe studentet kopjojne dhe s'bejne asgje per ta parandaluar kte gje, atehere studenteve u jepet nje drite jeshile kshu qe edhe ata vazhdojne para pa pike problemi.
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Vetëm 20 nxënës u kapën me kopje sivjet, e dini pse…?

Ktu tek ne ke frike me be dhe nje levizje koke se direkt duket sikur je duke kopju edhe merr nje 0 direkt. Por gjithsesi kush gjen ben. Perderisa profesoret e dine qe studentet kopjojne dhe s'bejne asgje per ta parandaluar kte gje, atehere studenteve u jepet nje drite jeshile kshu qe edhe ata vazhdojne para pa pike problemi.

Dhe nga une,kur hyjme ne provim as cante e asgje me vete,as tel e asgje...Dhe sic e the dhe ti nuk lejohen levizje te teperta...Pasi gjithmone ha ndonje heqje pikesh te mira e te rrofte mundi pastaj...

E kam shkruar edhe njehere tek tema e arsimit ne lidhje me kopjet,sme kane ec kurr,e kam bere prove me shume per rikujtim ne shkolle te mesme te hapja librin e cdo here qe kam tentuar te kopjoj me kane zene...Keshtu qe me mir ti shterngohesh cik punes e te marresh me zotesi aq sa jep...Te pakten me kete ide kam ecur deri me sot...
 
Top