Vetë, Unë, Shpirti

Sirius.

S∩IɹIS
Vetë, Unë, Shpirti Ai më krijoi nga pluhuri, nga balta e mpiksur, nga balta e fortë dhe më pas fryu në të me frymën e Tij. Nëse do të merrnim dheun dhe pastaj do të hidhnim ujë mbi të, ajo do të bëhej baltë dhe nëse e lëmë të thahet, do të përfundonte në argjilë, dhe të gjitha këto janë fazat e krijimit të trupit të njeriut. Njeriu u krijua nga balta, domethënë nga toka. Nëse kthehemi në realitet, pyesim veten: Ku i gjen dikush elementet themelore të jetës? Nga toka, nga balta që është kore e tokës. Korja e tokës na jep të gjithë elementët themelorë me të cilët jetojmë. Substancat nga të cilat përbëhet toka janë të njëjtat substanca me të cilat u krijua njeriu. Materiali bazë është argjila. Trupi i njeriut përbëhet nga 16 elemente. I pari nga këta elementë është oksigjeni (O²) dhe i fundit është magnezi (Mg), edhe korja e tokës përbëhet nga të njëjtët elementë. Atëherë elementët e baltës janë të njëjtat elemente nga të cilët krijohet trupi i njeriut, dhe kjo është Mrekullia e parë. Njeriu nuk është vetëm trup, ose e kundërta, vetëm shpirt, sepse njeriu përbëhet nga uniteti i mistershëm i këtyre dy natyrave, fizikes dhe shpirtërores. Trupi pa shpirtin është kufomë dhe shpirti pa trupin është fantazmë. Shpirti është ai që i jep jetë trupit, pa atë trupi është i vdekur. Shpirti jeton pa trupin, sepse është qenie e gjallë, ndërsa trupi kalbet pa shpirtin. Lidhja dhe bashkëpunimi ndërmjet shpirtit dhe trupit ndërpritet me vdekjen, që nuk është e natyrshme, prandaj është e dhimbshme ndarja e shpirtit nga trupi, si një shqyerje. Shpirti i cili del nga trupi kthehet në vendin ku është krijuar paraqitet përpara Perëndisë,tek i Madhërishmi Krijues kurse trupi shkon nën dhe,se nga dheu u mor. Vdekja është përfundimi i këtij Dimensioni ose këtij realiteti apo fjetja e zgjuar në gjumin e anës tjeter ndërsa varrezat nuk janë gjë tjetër veqse fjetore. Kështu që jeta ekziston por ndërpritet nga vdekja. Shkatërrimi i gjithçkaje vjen me të kundërtën e ndërtimit të saj. Ne nuk dimë asgjë për krijimin e jetës sepse nuk kemi qenë në momentin e krijimit, por ne jemi aty dhe e shohim vdekjen të ndodhë çdo ditë që kalon, dhe kjo është ndërprerja e kësaj jete. Kështu që vdekja fillon me mbarimin e jetës. Ne shohim se gjëja e parë që i ndodh njeriut kur ai vdes është largimi i shpirtit nga trupi, dhe shpirti është pikërisht ai që ka hyrë ose depërtuar i fundit në trup. Kështu fillon procesi i kundërt i krijimit, fillimisht trupi ngurtësohet dhe kjo është faza e argjilës së ngrirë gjatë krijimit, pastaj fillon të kalbet dhe bëhet i paprekshëm, dhe kjo është balta e mpiksur e trupit. Pas kësaj, lëngjet avullohen nga trupi dhe ai bëhet dhe, kështu, kthehet në tokë. Pra, fazat e vdekjes që ne shohim çdo ditë janë të kundërta me ato të krijimit. Kjo, pra, është e vërteta e materies gjatë krijimit, një e vërtetë e pashmangshme, siç është e qartë për mua çështja e shfuqizimit të jetës, ose me fjalë të tjera të vdekjes është tema e vërtetë e krijimit. Vetë, Unë, Shpirti, do të thotë shpirt që buron nga krijuesi/dhuruesi (Zoti) te shfrytëzuesi (Njeriu). Kështu fillon jeta dhe me çfarë përfundon? Me largimin e kësaj fryme nga trupi. Nëse pyesni për dikë nëse ka vdekur, atëherë përgjigjja do të jetë se ai nuk po merr më frymë, dhe për ta përforcuar thuhet se ai vdiq. Kështu që fillimi i jetës në trup është hyrja e shpirtit në të. Ai tha: "Dhe unë e Krijova Njeriun nga Fryma e Shpirtit Tim".

© Genta Zeka
 
Top