• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vërtetohet autenticiteti i veprës së Van Goghut

ReNdEx

Interist Forever

AMSTERDAM- Një muze holandez ka njoftuar të martën se më në fund ka arritur ta vërtetojë se impresionisti i shekullit të 19-të, Vincent Van Gogh, është autor i një pikture anonime të koleksionit të vet. Muzeu “Kroller - Muller” ka njoftuar se hulumtimet e reja që janë bërë duke përdorur teknologjinë e rrezeve “X”, ka çuar në konkludimin se “Still Life with Meadow Flowers and Roses” ishte pikturuar nga Van Gogh në vitin 1886. Piktura, në të cilën pasqyrohet një vazo me disa lloje lulesh shumëngjyrëshe, ka qenë pronë e muzeut “Kroller - Muller” pë më shumë se dyzetë vjet. Me vite të tëra, ekspertët e artit kanë pasur dyshime nëse kjo vepër ishte realizuar nga Van Gogh për shkak të formës së pazakonshme të kanavacës dhe detajeve të tjera.

Hulumtimi i ri teknik për të cilën është përdorur mënyra e makroskanimit “X-Ray Fluorescene Spectrometry” ka vënë në pah pigmentet e paletës të cilën e ka përdorur Van Gogh gjatë kohës që ka qëndruar në Paris, edhe pse rezultati i përgjithshëm kishte qenë paksa më i zbehtë, është shkruar në një komunikatë të muzeut.

“Piktura ishte realizuar së paku në tri faza me ndërprerje në mes por kufijtë midis fazave nuk mund të përcaktohen ende”, vazhdon deklarata e lëshuar nga muzeu holandez. “Pjesa e sipërme ishte pikturuar dhe sipas ngjyrave e luleve lë të kuptohet se është realizuar në fillim të qershorit të vitit 1886”.

Imazhet e kësaj pikture pasqyrojnë copëza lulesh që ndërtojnë gjithë veprën dhe besohet se ai e kishte realizuar veprën në kohën sa ishte në shkollën e artit në Antwerp. Në fillim të vitit 1886, Van Gogh i kishte shkruar vëllait të tij Tehos: “E kam pikturuar një gjë të madhe”. Piktura me titull “Still Life with Meadow Flowers and Roses” ka qenë në duar të koleksionistëve privatë deri në vitin 1974 kur muzeu“Kroller -Muller” e bleu në një ankand.
(m.a/kohaditore/BalkanWeb)
 
Top