• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vende që duhen vizituar

Tuana

Nada é por acaso!
Turizmi është zë i rëndësishëm i ekonomisë së shumë vendeve dhe Toka ofron vende përrallore, diku nga dora e natyrës, diku vepër e njeriut.

Më poshtë po ju sjellim një listë të qyteteve dhe vendeve turistike që nuk duhen humbur, nga Taipei në Tajvan e deri në Dublin në Irlandë…për të gjithë ata që kanë mundësi, sepse një shprehje e urtë popullore thotë ‘shtri këmbët sa ke jorganin’.



Ishujt Fixhi
. Shquhen për plazhet mahnitëse me ujëra të kristalta, por një detaj i rëndësishëm është edhe mikpritja apo tregjet e mangove dhe arrave të kokosit që mund të shijoni teksa hidheni nga njëri plazh në tjetrin.





Taipei, Tajvan.
I vendosur në ekstremin verior të ishullit dhe buzë lumit Tamsui. Këshillohet për shëtitjet përrallore në tregjet e natës; mijëra karroca dhe kioska, dëshmitare të një tradite, ushqimi dhe mode…dhe më e rëndësishmja, të gjitha me një cmim të arsyeshëm.







Portland, Oregon në SHBA.
Vendoset në Brigjet Perëndimore të SHBA, mes lumenjve Willamette dhe Columbia. Përvec bukurive urbane këshillohet edhe një shëtitje në Forest Park për t’u mbushur me frymë, ashtu si vetëm Portland mund ta ofrojë.






Rio de Janeiro, Brazil.
ثshtë njëri prej qyteteve më të bukura në botë falë vendosjes gjeografike dhe bekimit me një plazh të kristaltë, ishuj të vegjël dhe pyjeve të ashpra. Por vec bukurive natyrore një kënaqësi më vete është edhe vizita në muze, kishat apo ndërtesat e tjera historike. Por përvec këtyre, mbetet edhe një qytet shumë i rrezikshëm për turistët dhe këshillohet një dozë e madhe kujdesi.


Dublin, Irlandë. ثshtë njëri prej destinacioneve kryesore në Europë. Muzetë e panumërt dëshmojnë pasurinë kulturore dhe historike të këtij qyteti, për të mos humbur edhe “Guinness Storehouse” parajsa për të gjithë të dashuruarit pas birrës.




Bangkok, Tajlandë.
Konsiderohet edhe “Venecia e Lindjes”. Përmbledhj energjinë, kaosin dhe bukurinë. Lista e gjërave apo e vendeve të që mund të vizitosh në këtë qytet është tejet e gjatë; të panumërt tempujt budistë, shëtitjet me barka apo të provosh kuzhinën e mrekullueshme…për të mos harruar cmimet, tejet të ulta.





Kuala Lampur, Malajzi.
Qytet në mes të të cilit gjejnë strehë edhe majmunët. Strehë e dhjetra kulturave të ndryshme. Për të mos u humbur qendra tregtare Bukit Bintang dhe tregjet e tjera të panumërta që ofrojnë produkte artizanale vendase. Përvec gjithë këtyre cmimet janë ekstremisht të lira dhe qyteti relativisht i sigurtë.




Reykjavik, Islandë.
Qendra e kulturës, jetës dhe ekonomisë së islandezëve. Vetë qyteti dhe rrethinat e tij ofrojnë përvoja të paharrueshme si ujërat termale të Blue Lagoon. Konsiderohet si njëri prej qyteteve më të sigurta në Europë. Sa për cmimet…





Johansburg, Afrika e Jugut.
ثshtë një rezervat kulturash, dyqanesh, lokalesh dhe aventurash në natyrë. Për të mos u humbur Carlton Centre, muzeu kushtuar aparteidit, për të kuptuar më mirë historinë e qytetit dhe përvoja në natyrën e egër.




Stokholm, Suedi.
I shpërndarë në 14 ishuj të vegjël në Detin Balltik me siguri që ka shumë se cfarë të ofrojë. Këshillohen shëtitjet natën për të qenë dëshmitar i panoramave shumëngjyrëshe që të ofron dhe për të mos u humbur peshku i freskët në “Nystekt Strommingvagnen”.






San Ignacio Town, Belize. Për këdo që ka para dhe kohë këshillohet me patjetër të vizitohet Cahal Pech dhe sigurisht, një shëtitje me kanoe në lumin Macal. Për të mos u humbur edhe vizita në rrënojat antike të fiseve maja në Belize.






Siem Reap, Kamboxhia. Asnjë fotografi apo histori nuk mjafton për këtë qytet. ثshtë një vend që duhet jetuar personalisht. Agimi në tempullin Angkor Wat është më magjepsësi në botë dhe për të mos harruar edhe tempujt e panumërt të zonës. /TCH/

 

LoSsT

VIP
Titulli: Vende që duhen vizituar

Po mu be mbare, nder keto te cituara ketu do me pelqente Bankoku, Tajlande...
 

sensuu

sweet
Titulli: Vende që duhen vizituar

une dua te iki ne zelanden e re
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Vende që duhen vizituar

Une do zgjidhja me ik ne Brraziu per vete...
 
Top