• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vdes vajza 12-vjeçare, shkak ishte gjymtimi i vaginës me urdhër të prindërve

Vdes vajza 12-vjeçare, shkak ishte gjymtimi i vaginës me urdhër të prindërve
14ask-daughter-superJumbo.jpg

Një vajzë e mitur në jug të Egjiptit ka gjetur vdekjen pasi prindërit e saj e çuan tek mjeku për ti bërë gjymtim të vaginës.

Kjo praktikë kriminale është e njohur në të gjithë rajonin si gjymtimi i organit gjenital femëror (FGM), i njohur gjithashtu si prerje gjenitale femërore që është prerja apo heqja e disa ose të gjitha organeve gjenitale të jashtme femërore. Praktika është e njohur në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme, dhe brenda komuniteteve.

Vdekja e vajzës 12-vjeçare në provincën e Assiut u bë publike në Egjipt ku u urdhëruan arrestimet e prindërve të saj dhe mjekut që e përpunoi procedurën, thuhet në deklaratën Prokurorisë.

Që nga mesi i viteve 1990, Egjipti po lufton me praktikën shekullore, e cila gabimisht besohet se kontrollonte seksualitetin e grave.
Në vitin 2008, një ligj që ndalonte prerjen e organeve gjenitale femërore u miratua në Parlament, megjithë kundërshtimin e fortë nga zërat konservatorë. Por një studim i qeverisë për vitin 2015 zbuloi se 87% përqind e të gjitha grave egjiptiane midis 15 dhe 49 vjeç janë prerë./a.m/noa.al
 
Last edited by a moderator:

Comments

Shumica besojnë se FGM është një fenomen i bazuar fetarisht, por nuk është ashtu.
Është një traditë kulturore dhe një normë shoqërore që ka ekzistuar që nga koha e faraonëve - domethënë shumë kohë para Islamit dhe Krishterimit. FGM është fillimisht një traditë afrikane, por gjithashtu ndodh në një masë më të vogël edhe në disa vende të Azisë.
Arsyet mund të jenë: seksuale, estetike dhe sociale, por edhe për shkak të besëtytnisë.

Sipas Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara (UNFPA), 29 vende afrikane e kanë traditë FGM të vajzave.

Sipas WHO/OBSH-së, ekzistojnë midis 100 dhe 140 milion vajza dhe gra të nënshtruara FGM në të gjithë botën, dhe vlerësohet se tre milion vajza të tjera rrezikojnë FGM çdo vit dhe që më së shpeshti kryhet tek vajzat nga mosha 5 deri në 14 vjeçe.

 
Po pres ditelindjen per kshu sebepesh une jam e pranishme only for free food
I jap kinder fshehurazi eshte our little secret :p
U keputke e mendere i paske dhene kinder
Plasja moj noj 100 nipit se do i duhet
Nga tezja/halla qenka kput kjo me kinder
 
Top