• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vdes në aksident Teo Angelopulos, legjenda e kinemasë greke

ReNdEx

Interist Forever

ATHINث- Teodoros Angelopulos, një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë botërore, është ndarë nga jeta mesnatën e të martës, pas aksidentit që kishte pësuar pak orë më parë, në Keracini.

Aty ndodhej për xhirimin e filmit të ri të tij, "Deti tjetër" dhe po kalonte mespërmes rrugës automobilistike, kur një motoçikletë e goditi duke i shkaktuar plagë të rënda, që ishin fatale për jetën e artistit 77 vjeçar.

Ishte regjisori më i madh grek, i laureuar me një sërë çmimesh të rëndësishme ndërkombëtare. Krijues i "Teatrit shetitës", i "Aleksandrit të Madh" dhe filmave të tjerë epiko-lirikë, që e bënë të njohur Greqinë në të gjithë botën, për më shumë se katër dekada.

Angelopulos kishte braktisur studimet në fakultetin juridik të Athinës dhe në vitin 1961 shkoi në Paris, ku fillimisht ndoqi studimet në universitetin e Sorbonës për filologji dhe filmografi, dhe më pas shkollën e kinematografisë IDHEC dhe Musee de l'home.

Me kinematografinë nisi të merrej më 1965 dhe tre vjet më vonë prezantoi filmin e tij të parë, me metrazh të shkurtër, "Emisioni". Në 1970 filmi i tij i parë me metrazh të gjatë, "Rikonstruksioni", fitoi çmimin e parë në festivalin kinematografik të Selanikut, ndërsa shënoi "agimin" e kinemasë së re greke. Që atëherë, filmat e tij janë paraqitur në shumë festivale ndërkombëtare dhe kanë fituar shumë çmime, duke e bërë në nivel botëror një nga regjisorët më të mirë të kinematografisë moderne.

Në vitin 1988 fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Kanës për filmin "Një përjetësi dhe një ditë".

Filmografia e Angelopulos

1968, "Emisioni"

1970, "Rikonstruksioni"

اmimi për filmin më të mirë të huaj në Festivalin e Hyers (1971)

اmimi Georges Sadoul (1971)

1972, "Ditë të 1936-s"

اmimi FIRPRESCI Berlin 1973

1975, "Tetari shetitës"

اmimi FIRPRESCI, festivali i Kanës, 1975

اmimi Interfilm Berlin 1975

اmimi për filmin më të mirë të vitit, British Film Institute, 1976

اmimi për filmin më të mirë të dekadës 1970-1980, Unioni i Kritikëve të Italisë

Filmi më i mirë i vitit, Grand Prix për artet, Japoni

Një nga filmat më të mirë në historinë e kinematografisë, FIRPRESCI

اmimi Golden Age, Bruksel 1976

1977 "Gjuetarët"

اmimi i filmit më të mirë Golden Hugo اikago 1978

1980, "Aleksandri i Madh"

اmimi Luani i Artë dhe FIRPRESCI, Venecia 1980

1981 "Një fshat, një fshatar", dokumentar

1983 "Athina, kthim në Akropolis" dokumentar televiziv

1984 "Udhëtim në Kythera"

1985 "Bletërritësi"

1988 "Vend në mjegull"

1991 "Hapi i padukshëm i lejlekut"

1995 "Vështrimi i Uliksit"

اmim special nga juria e kritikëve, festivali i Kanës, 1995

FIPRESCI, çmimi i unionin ndërkombptar të kritikëve, festivali i Kanës, 1995

Felix i kritikëve për filmin e vitit

1998 "Një përjetësi dhe një ditë"

Palma e Artë në festivalin e Kanës

2004 "Livadhi që loton"

2008 "Pluhuri i kohës".
(d.b/BalkanWeb)
 
Top