• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vdekja!

Devil

Anëtar i Nderuar
ا’kanë thënë shkrimtarët me famë botërore për vdekjen?

Ajo që e ka tronditur thellësisht njeriun e parë dhe çdo njeri tjetër në botë, vdekja, vjen e shpjeguar sipas konceptimit të shkrimtarëve më të famshëm botërorë, nga ku mund të ngushëlloheni ose të filloni të mendoni më tej

Mark Twain: “Nuk i trembem vdekjes. Kam qenë i vdekur për miliarda dhe miliarda vjet përpara se të lindja dhe nuk kam vuajtur as vështirësinë më të vogël prej saj”.

Albert Camus: “Meqë të gjithë do të vdesim, është e qartë se kur dhe si nuk ka rëndësi”.

Arthur Miller: “Ndoshta gjithë çka mund të bëjë dikush është të shpresojë që të përfundojnë me pendimet e duhura”.

Jack Kerouac: “Kuptova se kisha vdekur dhe isha ringjallur pafundësisht, por nuk më kujtohej, sepse tranzicionet nga jeta në vdekje dhe përsëri në jetë janë shumë të lehta, si veprim magjik, si të biesh në gjumë dhe të zgjohesh një milion herë. اdo çast që mendoja se do të vdisja kuptova se nuk kisha vdekur”.

John Steinbeck: “Më duket se nëse ti ose unë do të duhet të zgjedhim mes dy kurseve të mendimit ose veprimit, ne duhet të kujtojmë vdekjen dhe të përpiqemi të jetojmë që vdekja jonë të mos i sjellë kënaqësi botës”.

Tennessee Williams: “Vdekja ndodh shumë shpejt – pothuajse përpara se të njihemi përgjysmë me jetën – ne takojmë tjetrën”.

Leo Tolstoy: “Njeriu nuk mund të ketë asgjë për sa kohë ka frikë nga vdekja. Por për të çfarë nuk e frikëson, i përket. Nëse nuk do të kishte vuajtje, njeriu nuk do t’i njihte kufijtë e tij, nuk do ta njihte veten”.

Anne Frank: “Pavarësisht çdo gjëje, ende besoj se njerëzit janë vërtet të mirë në zemër. Thjesht nuk mund t’i ngre shpresat në një bazë që konsiston në ngatërrim, mister dhe vdekje”.

William Shakespeare: “Frikacakët vdesin shumë herë përpara se të vdesin; trimi e përjeton vdekjen vetëm një herë”.

Anton Chekhov: “E përbuz mençurinë dhe bekimet e kësaj bote. ثshtë e gjitha e pavlerë, e rrufeshme, mashtruese, si një mirazh. Ju mund të jeni krenarë, të zgjuar dhe të mirë, por vdekja do t’ju fshijë nga faqja e dheut sikur të ishit jo më shumë se një mi nën dysheme”.

William Faulkner: “Mund të kujtoj vetëm si më thoshte babai, se arsyeja për jetën ishte përgatitja për të qëndruar i vdekur për shumë kohë”.

Charlotte Bronte: “Ndiej se monotonia dhe vdekja janë e njëjta gjë”.

Haruki Murakami: “Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por pjesë e saj”.

M. Forster: “Vdekja e shkatërron një njeri, ideja e vdekjes e shpëton atë”.

Edgar Allan Poe: “Kufijtë që ndajnë jetën nga vdekja janë të errëta dhe të vagullta. Kush mund të thotë se ku përfundon dikush dhe ku fillon tjetri?”.

Boris Pasternak: “اfarë është historia? Fillimi i saj është punë shekullore sistematike e përkushtuar për zgjidhjen e enigmës së vdekjes, që kjo të mund të tejkalohej. Kjo është arsyeja përse njerëzit bëjnë simfoni dhe përse ata zbulojnë infinitin matematikor dhe valët magnetike”.

Gore Vidal: “Ideja e një shoqërie të mirë është diçka ku nuk ke nevojë për një fe apo ndëshkim të përjetshëm për të mbështetur; ju keni nevojë për një fe nëse jeni të tmerruar nga vdekja”.

Cormac McCarthy: “Sa të sigurt janë të vdekurit pas vdekjes. Një gjendje ku të vdekurit nuk kujtojnë dhe nuk u vjen asgjë në mendje”.

Gabriel Garcia Marquez: “Zbulova për kënaqësinë time se është jeta, jo vdekja, ajo që nuk ka kufij”.

Lewis Carroll: “Rregulli më i sigurt është se ne nuk duhet të guxojmë të jetojmë në ndonjë situatë ku nuk do të guxonim të vdisnim. Por objekti i jetës nuk është kënaqësia, dija, as fama, por është zhvillimi i karakterit, ndërtimi i njeriut ideal dhe ngritja në një standard më të lartë dhe më të pastër, ndaj për sa kohë të mendojmë se kjo po ndodh, vdekja nuk do të na japë tmerr, nuk është një fund, por një fillim!”.

George Orwell: “Një njeri normal nuk kërkon Mbretërinë e Parajsës, ai kërkon vazhdimin për jetën në tokë. Kjo jo vetëm se ai është i dobët, mëkatar dhe kërkon një kohë të bukur. Shumica e njerëzve kënaqen deri diku nga jeta e tyre, por në balancë jeta është vuajtje dhe vetëm fëmijët ose shumë të moshuarit mendojnë ndryshe. Sjellja njerëzore e do që lufta për jetë të vazhdojë dhe në fakt vdekja është një çmim për të jetuarit”.

D.

*Burimi: Shortlist



Nëse do të pyesnit dikë që ka marrë dënimin me vdekje, do t’ju përgjigjej se do të ishte i gatshëm të jetonte kudo në botë, por vetëm të jetonte, thoshte Dostojevski



Gjithkush dëshiron të jetë kryesor në të ardhmen e botës, por vdekja dhe qetësia që ajo sjell janë e vetmja gjë që të gjithë i kemi të përbashkët për të ardhmen, thoshte Niçja
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Vdekja!

Nëse do të pyesnit dikë që ka marrë dënimin me vdekje, do t’ju përgjigjej se do të ishte i gatshëm të jetonte kudo në botë, por vetëm të jetonte, thoshte Dostojevski


e vertet....ka plot njerez qe lusin vdekjen perpara probleme te ndryshme qe hasin, dhe kur vjen momenti thone- shtoji e pak vaj kandilit......

e trishtme eshte vdekje dhe shpesh e padrejte....edhe pse hak e kemi
une e dua jeten ....sido te jete e dua , vdekjen??? e kam frike , e kam frike te me vij ne nje kohe qe nuk duhet, ath kur duhet te jem duke vjele te korrat e mia, duke i shijuar....sepse vdekje keshtu ben...vjen atj kur ti se pret dhe se mendon!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Vdekja!

Nese dikujt i eshte merzitur jeta kendej thjeshte munde t'i nderrojme me mua me ate jeten andej :p
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Vdekja!

nese nje person nuk ka gjetur akoma ate per te cilen do te ishte i gatshem te vdiste atehere ai person nuk ka nisur akoma te jetoje.
 
Titulli: Vdekja!

Thote nje shprehje ketej,e lexova njehere tek varrezat ketu ku jetoj ne fakt: 'Aty ku jeni isha e ketu ku jam do te vini' ..
Po sa me vend kjo shprehje per ne ketu qe ja kemi friken edhe e shohim si gje te neveritshme edhe pse te gjithe e dime qe aty do perfundojme nje dite!
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Vdekja!

Zot mos na merr jeten pa ken i kenaqur me veprat tona. Amin!
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Vdekja!

E urrej te vdes ne shtrat...!

hajduti
varet cnenkupton me krevat ...nese i semure amin mire ke thene ndryshe ku ka vdekje me te bukur se ne gjume :)
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Vdekja!

Ke te drejte jana80, ajo qe doja te thoja, se gjeja me e frikshme per mua eshte i dergjur ne shtrat nga Semundja!

Deri vone ne adoleshence kisha frike vdekjen, jo per veten por se mos me merrte njerezit qe doja.
Po kur ke nje fare moshe duhet ta kesh kuptuar qe vdekja eshte mese normale dhe po aq e rendesishme sa vete jeta.

hajduti
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Vdekja!

vetem vdekja nuk eshte comprensiva (e kuptushme...e pranushme ) une sdo ja kuptoj kurre llogjiken pse kete dhe jo ate?? kush ven ate zgjedhje dhe pse e ben?....me mire te hesht...
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Vdekja!

vetem vdekja nuk eshte comprensiva (e kuptushme...e pranushme ) une sdo ja kuptoj kurre llogjiken pse kete dhe jo ate?? kush ven ate zgjedhje dhe pse e ben?....me mire te hesht...
me kujtove veten para do vitesh ne keto dilema , pyetje pa pergjigje , britma pa ze....
dhe ja tek jam , ne lufte me veten per ta pranuar vdekjen si nje proces qe duhet te ndodh.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Vdekja!

nuk eshte dileme me shume si nje padrejtesi pa te drejte dhe pa istuticion ku merret parasysh padrejtesia me sakte pa zgjidhje..o merre sic eshte sic te bie ...o merre ska tjeter!
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Vdekja!

Vdekja eshte fillimi I nje jete te vertet dhe te pa fund qe pason pas saj . Ne kete jete politikanet mashtrues , kriminelet , dhe njerezit e degjeneruar nuk kane hise ne ate cka eshte pergaditur per njerezit e devoteshem . Ne vdekje kuptohet vertet drejtesia e vertet dhe kuptimi I jetes se njeriut .
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Vdekja!

Vdekja eshte fillimi I nje jete te vertet dhe te pa fund qe pason pas saj . Ne kete jete politikanet mashtrues , kriminelet , dhe njerezit e degjeneruar nuk kane hise ne ate cka eshte pergaditur per njerezit e devoteshem . Ne vdekje kuptohet vertet drejtesia e vertet dhe kuptimi I jetes se njeriut .
varet po u pendua momentin e fundit .....:) i bie te shijoj ate tokesoren dhe ate te gjaten...
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Vdekja!

varet po u pendua momentin e fundit .....:) i bie te shijoj ate tokesoren dhe ate te gjaten...
Po te ishte lehte me u pendu , do te pendoheshin te gjithe para se te vdiseshin !
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Vdekja!

lehte eshte po u pendove c3nl por sdihet kur ndodh ajo vdekja.. edhe pse un e kisha me ironi me siper
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Vdekja!

E urrej vdekjen....ashtu sic urrej tere procesin zinxhir ku pervec vetes , duhet te shoh sesi ikin ata qe dua fort!

A ka jete pas vdekjes? a jemi po prape ne? ....sme intereson ...mos jetova kete jete une e do kem nervate jetoj tjetren...aman
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Vdekja!

ambicia eshte vdekja e mendimit....
LUDWIG WITTGENSTEIN
 
Last edited:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vdekja, nje pije qe cdonjeri do ta shijoje
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Per ta shiju nk besoj, por per ta provu, po. Ishalla thuj e kemi me pamje nga deti.
T'gjitha do t'i kesh me pamje NGA E ARDHMJA :D
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
T'lumt goja. Prap di te them ishalla kjo e "ardhmja" qoft çik mo e mir. Jo kshu, si "brekgris" 😆
Po robi me shprese rrnon zhigo, vetem se nganjehere shpresa e gjate dhe lakmia e tepert mplaken sbashku me te, fatkeqesisht
 

ZHIGO

wish me well...
Po robi me shprese rrnon zhigo, vetem se nganjehere shpresa e gjate dhe lakmia e tepert mplaken sbashku me te, fatkeqesisht
E kam then diku per punen e shpreses ne italisht, kan nje shprehje te papar ata qe nk e luan as topi. Sa per pjesen e lakmis, shtrim komet sa kemi jorgonin. E jorgonin e qepim si tna vi jeta, fatkeqsisht ktu nuk zgjedhim dot. Po ishalla thuj ne nje jet tjeter na vjen mo e let. Amin.
 
Top