• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vazhdo me një këshillë

Shpirti_I_Njerit

MACOKJA :p
Mosha
31
Vendndodhja
Cuneo Torino
1) Ki nijet (qëllim) të pastër vetëm për Allah dhe ki kujdes nga syfaqësia në fjalë dhe punë


2) Ju kėshilloj pesė gjėra: Nėse shtypeni, mos shtypni,nėse ju tradhėtojnė, mos tradhėtoni; nėse ju mohojnė, mos u zemėroni; nėse ju lavdėrojnė, mos u gėzoni dhe nėse ju qortojnė mos e humbni durimin!

Imam Hasanit


3) Mos i bën shok All-llahut edhe sikur të vritesh ose te digjesh..

-Mos le qëllimisht namaz farz pa falë,se kush le namaz farz me qëllim,nuk eshte nen besën e All-llahut...

-Mos ik nga fronti po edhe nëse vriten (zhduken )te tjerët..

Selamun Aleikum!

4)-Ki kujdes nga ndalesat e All-llahut xh.sh.dhe do të jesh i devotshëm!

-Kënaqu me atë që ta ka dhënë All-llahu xh.sh.dhe do të bëhesh i pasur!

-Dëshiro për njerëzit atë që e dëshiron për vete,do të jesh i drejtë!

5) -Kur të bësh ndnjë mëkat ,menjë-herë bën një veper të mire.

-Bëhu i qëndrushëm në të drejtë dhe ki sjellje të mirë.

-Nëse të godet dic (e pa dëshirushem ),mos thuaj:sikur ta kisha bërë këtë do ishte kështu e kështu,ngase thënia sikur( ta bëja këtë) hap deren e shejtanit.
 

princesha

Warrior Princess
"Kujto dhe mos e harro kurrë faktin se jeta është e shkurtër dhe se gjërat ndryshojnë shumë shpejt, kjo do të jep një sasi të madhe të nurit në jetën tënde"


Shndërroi shprehitë e tuaja negative në ato pozitive

Dr. Ahmed Bera El-Emiri thotë:
"Fitimi i një shprehie të re, qoftë ajo intelektuale apo shpirtërore, nuk është gjë e rëndë, kërkon njëzet e një ditë. Gjatë këtyre njëzet e një ditëve ne duhet ti bëjmë këto veprime:

a- Të mendojmë.

b- Të flasim.

c- Të sillemi sipas asaj që na mëson shprehia e re.

d- Të parafytyrojmë në mënyrë të qartë si dëshirojmë të jemi.

Nëse e parafytyron vetveten sikurse ke arritur në formën e kërkuar, ky parafytyrim në mënyrë graduale shndërrohet në realitet. Në këtë të vërtetë aludon fraza: butësia fitohet duke e shtyrë vetveten të butë dhe dija fitohet duke mësuar".(shiko: "Mësime psikologjike për suksesin dhe epërsinë").
 

princesha

Warrior Princess
Urdhëro për në të mirën dhe ndalo nga e keqja. Ka thënë Allahu subhanehu ue teala: ".Urdhëro për punë të mira e ndalo nga të këqiat, dhe përballo me durim çdo gjë që të godet..." Suretu Llukman: 17



Kurrë mos qëndro me ate qe futë risi në fe,sepse do të derdhë helm në zemër dhe kështu do ta prishë fenë.
 

Dreamer

Anëtar i ri
Vendndodhja
Nënforumi i qejve
Llukmani i urtë e këshillonte të birin: “Biri im, gjithmonë t’i kesh parasysh dy gjëra, e dy të tjera përpiqu t’i harrosh. Dy të cilat gjithmonë duhet ti kesh parasysh janë Zoti dhe vdekja, e dy të tjera të cilat duhet t’i harrosh janë mirësia që dikujt ia ke bërë dhe padrejtësinë të cilën dikush ta ka bërë ty.”

Gjithashtu i thoshte: “E kam mësuar urtësinë tek injorantët, çdo herë kur e shihja tek ta ndonjë veti të keqe unë e braktisja atë.”
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Llukmani i urtë e këshillonte të birin: “Biri im, gjithmonë t’i kesh parasysh dy gjëra, e dy të tjera përpiqu t’i harrosh. Dy të cilat gjithmonë duhet ti kesh parasysh janë Zoti dhe vdekja, e dy të tjera të cilat duhet t’i harrosh janë mirësia që dikujt ia ke bërë dhe padrejtësinë të cilën dikush ta ka bërë ty.”

Gjithashtu i thoshte: “E kam mësuar urtësinë tek injorantët, çdo herë kur e shihja tek ta ndonjë veti të keqe unë e braktisja atë.”
Sod hic me larg lexova kete keshille ne librin "PENDOHU" e cila me pelqeu shume.
 

princesha

Warrior Princess
Mos le qëllimisht namaz farz pa falë,se kush le namaz farz me qëllim,nuk eshte nen besën e All-llahut...


Mbajeni lidhjet farefisnore edhe nese ata ta kethejne shpinen!
ka thene i derguari i All-llahut saws:Ai i cili deshiron t'i shtohet rizku(furnizimi)dhe t'i zgjatet jeta,le t'i mbaje lidhjet farefisnore.
trs( Buhariu dhe Muslimi nga Enesi r.a)
__________________
 

princesha

Warrior Princess
Ka thënë i Dërguari SalAll-llahu Alejhi ve Selem: “Mos e urreni njëri tjetrin, mos ia keni zili njëri tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit por bëhuni robër të All-llahut të vëllazëruar. Nuk lejohet që muslimani të braktis muslimanin më shumë se tre ditë”
Transmeton: Buhariu dhe Muslimi
 

princesha

Warrior Princess
Zbukuroni vetet tuaja me besim ne zemer me devotshmeri.Fytyrat e juaja bejini te shndrisin duke u falur.Uallahi ka per tiu ndricuar fytyra dhe keni per ti pare shenjat e sexhdes ne fytyrat e juaja. Ndricojini mendjet e juaja me dituri islame qe tiu udheheqi bashke me driten e besimit te zemres ne erresirat e kesaj toke dhe zullumin qe ka ajo brenda saj.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Le të ketë vdekje, por jo poshtërim. Le të ketë pak, por jo nga të tjerët. Kush s′merr duke ndenjur unjur, nuk do marrë as kur të jetë më këmbë. Bota ka dy ditë: Një pro teje e një kundër teje. Mos u kapardis, kur dita është me ty, dhe bëj durim, kur e ke kundër. (Aliu r.a.)
 
Top