• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Varre vampiresh te zbuluar ne Poloni

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL



Arkeologet ne Poloni besojne qe kane bere nje zbulim te jashtezakonshem: nje grup varresh te vampireve.
Varret u zbuluan gjate ndertimit te nje autostrade prane Gliwice, zone ne te cilen arkeologet kane gjetur shpesh mbetje te ushtareve te Luftes se Dyte Boterore. Por ne vend te ushtareve, varret permbanin skelete, kokat e te cileve ishin prere dhe ishin vendosur mbi kembet e tyre. Kjo sipas arkeologeve, ishte nje ekzekurim ritual qe siguronte qe te vdekurit te qendronin te tille.
Duke e mbajtur koken te ndare nga trupi,sipas supersticioneve te lashta, te pavdekurit nuk do te mund te ngriheshin nga varret per te terrorizuar te gjallet. Ko ishte nje menyre. Menyra tjeter ishte varja e personit me litar, deri sa me kalimin e kohes trupi te shkeputej nga koka.
Sipas Matteo Borrini ka patur edhe menyra te tjerate cuditshme per te varrosur vampiret. ai tregon per nje grua ne shekullin e 16 ne Venecia, Itali. Ajo ishte varrsur me nje tulle te futur fort ne gojen e saj te hapur ne menyre qe ajo vampire te mos kthehej me e te ushqehej me gjakun e te gjalleve. Varri i gruas mund te jete me i vjetri varr vampiri i gjetur ndonjehere.
Ne raste te tjera, nje vampir ngulej ne toke, duke i ngulur nje hu te bere prej metali apo druri. Ne vitin 2012, arkeologet ne Bullgari gjete dy skelete me shkop metali te ngulur ne kraharor, qe tregon qe ata do kene qene te konsideruar si vampire.
Praktika e vrasjes se vampireve ishte e zakonshme ne vendet Sllave gjate periudhes se hershme Kristiana, kur besimmet pagane ishin ende shume te shperndara.
Ne fakt, besimi i tyre vinte nga supersticioni per vdekjen dhe mugesa e njohurive per dekompozimin. Shume histori vampiresh ne histori kane nje model te caktuar ku nje individ ap ne familje vdesin nga nje ngjarje e pafat apo semundje; dhe perpara se shkenca te mund te shpjegonte vdekje te tilla, njerezit fajesonin per to vampiret.
Fshataret e kane ngaterruar procesin e dekompozimit te zakonshem me mbinatyroren.
"Per shembull megjithese njerezit mund te supozonin qe nje trup do te dekompozohej menjehere, nese arkivoli eshte i mbyllur mire dhe i varrosur ne dimer, kalbezimi mund te shtyhet me jave ose muaj, dekompozimi i zorreve krijon fryrje qe mund te beje qe gjaku te ngjitet ne goje, duke e bere ate te duket sikur trupi ka thithur gjak rishtazi." - shkruan Benjamin Radford.
"Keto procese tani kuptohen nga doktoret dhe mjeket ligjore, por ne Mesjete ato merreshin si shenja te pangaterrueshme qe vampiret ishin te vertete dhe qe ndodheshin mes tyre."
Akoma nuk eshte arritur ne konsensus ne lidhje me kohen kur jjane varrosur trupat ne Poloni. Sipas Jacek Pierzak, nje prej arkeologeve, skeletet nuk kishin asnje bizhuteri, togez rripi apo ndonje artifakt tjeter qe mund te ndihmonte ne percaktimin e dates se vdekjes se tyre.



Burimi: infoalbania
 
Top