• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Varme hilsener fra et koldt land

Desa

Temet nosce
Emri Juaj - Desa
Mosha - 40+
Ku jetoni - Kopenhagë
Qyteti origjines - Tetova
Nje pershkrim te vogel tuajin dhe te interesave tuaja - U mërgova nga Ilirida që nga mosha 19 vjeçare, jetoj jashtë atdheut për dy dekada. Jam nënë e tre djemve. Shkollën e mesme të mjeksisë në atdhe, kolegjin univerzitar në Danimarkë dhe jam në prag të diplomimit / thesis në Master of Public Health, Master në Shëndetsi Publike poashtu në DK ku edhe jetoj.
Kohën e lirë (mjaft të kufizuar) e kaloj me familje dhe miq të afërt.
Sport - merem me gjimnastikë që nga mosha e re (e vetëmësuar), bicikletë dhe not.
Muzikë - Metal, Rrock, popullore dhe kënge të vjetra qytetare.
Cfare prisni te "gjeni" ne kete forum etj etj - njohuri në fusha të ndryshme, argëtim, pse jo edhe debate intelektuale.
Kaq për sot.
Uroj dhe besoj se do kaloj për mrekulli pranë jush.
Përshëndetje.
 

Vajza

Staf në FV.AL
Pershendetje dhe mire se na erdhe.
Prezantimi me i bukur deri tani qe kam lexuar.Besoj qe edhe ne nga ju do mesojme plot gjera , dhe gjithashtu as argetimi nuk do na mungoje. Qendrim te kendshem 🤗
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Hej, hej med jer. :)

Prezantim i kendshem, mire se na vjen dhe kalofsh sa me mire mes nesh.

Hilsen til dig også.
 

Frank

Mode ON Anti-KÇK
Mire se ke ardhur Desa, ate titullin Kur te kesh kohe na e perkthe pak se une kur shoh gjuhe qe si kuptoj me duket gjithmone sikur me shajne 🤣🤣🤣🤣
 

Desa

Temet nosce
Pershendetje dhe mire se na erdhe.
Prezantimi me i bukur deri tani qe kam lexuar.Besoj qe edhe ne nga ju do mesojme plot gjera , dhe gjithashtu as argetimi nuk do na mungoje. Qendrim te kendshem 🤗
Falemnderës për fjalët e bukura.
 

Desa

Temet nosce
Mire se ke ardhur Desa, ate titullin Kur te kesh kohe na e perkthe pak se une kur shoh gjuhe qe si kuptoj me duket gjithmone sikur me shajne 🤣🤣🤣🤣
Mirë se ju gjej.
Titulli: Përshëndetje të ngrohta nga një vend i ftohtë. I bie që ju sjell fllad.
 
Top