• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Tiku

Kap ca te Kapesh..:) :)
Vendndodhja
Tek Lokali i Buqes.
Romance Sa dit' e lumtur! Cdit' e bukur!
Me diell e dashuri!
Cdo gjurme dimri eshte zhdukur, Qesh zemra perseri O fushe, ngjallu!
Pyll, u zgjo!
Ti jete, u perterit! Ajo me do! Ajo me do! Sot zemra peshperit.
Cdo dallendyshe, ne dritore? Perse po me kendon?
Mos solle afshe pranverore Dhe dashurine fton?
S'me duheshjo, po gjetke shko. Sot dashuria ndrit: Ajo me do! Ajo me do!
Sot zemra peshperit.


A. A. DELVIG
 

Desa

Temet nosce
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Danimarkë
Lerme t’i shoh plantacionet e trupit tend;
Jam bujk I vecante e si bujk me vjen mire:
Dy buzet, qershite me leng,
Ku hesht nje mall, nje psheretire.

Lerme t’i shoh plantacionet e trupit tend,
Te mbjellat aq te begata:
Dy kodrat e gjoksit qe te lene pa mend,
Luginen mahnitese mes kofsheve te bardha.

Lerme t’i shoh plantacionet e trupit tend:
Fushezen joshese nen kemishe,
Ne mesin e fushes cipez argjend
Gropken kerthize…

Dritero Agolli
 

Desa

Temet nosce
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Danimarkë
Paske ngatarru drejtim
Spaske ardh ne fshatin tim
Çerma male ska oj ti
Ka vec fusha me shalqi

Fryne nje ere pastertie
Ka lendina dashurie
Ka mullar te medhej me bar
E qerosin lozonjar

Kshuqe duhet me u kuptu
Sepse male ska ketu
Mullarin do vizitojme
Bashke te dy do ta sheshojme lol

Nuk kam ardhur
Po do vij
Ndac me molla
Ndac me shalqi

Dhe si era
Nëpër lëndina
Te mullari
Do të bëjmë sheshima....

Malet bashkë
Do t´i kaptojmë
Mullarin e sheshuar
Do e rindërtojmë lol
 

Desa

Temet nosce
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Danimarkë
Sonnet 40: Take all my loves, my love, yea, take them all

Take all my loves, my love, yea, take them all:
What hast thou then more than thou hadst before?
No love, my love, that thou mayst true love call—
All mine was thine before thou hadst this more.
Then if for my love thou my love receivest,
I cannot blame thee for my love thou usest;
But yet be blamed if thou this self deceivest
By wilful taste of what thyself refusest.
I do forgive thy robb’ry, gentle thief,
Although thou steal thee all my poverty;
And yet love knows it is a greater grief
To bear love’s wrong than hate’s known injury.
Lascivious grace, in whom all ill well shows,
Kill me with spites, yet we must not be foes.

W. Shakespeare
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Eci vetëm sot,
Rrugëve pa kalimtar.
Gjithçka është kaq e panjohur,
Sikur të mos kisha shkelur
kurrë më parë.
Këmbët e mia ecin drejt,
Pa kthesa pa adresë…
Zemrën e ndjej të lënë peng.
Larg, shumë larg
Tek ai qytet…

IMG_20191223_222221_553.jpg
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Nuk di si ndihesh pranë syve të tjerë,
Unë kam mall e inat, lodhur nga pritja.
Do të doja të shihja vetëm njëherë,
Thjesht të puthja, a të shaja e të ikja

Ke rënë pre e të mirës, a të keqes!?
Por ty as të puth dot, e jo më të të shaj.
Se ty, të kam përtej syve, brenda vetes.
Si mund të të shoh atje, e të flas pastaj...!?

S.Habilaj
 

Vvetoni

Larguar
Mosha
29
MALL
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».
Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi ne vallë ?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

1976

kadare
 

Desa

Temet nosce
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Danimarkë
Më pëlqen të largohem,
sa të quhet që kam shkuar,
endur rrugëve të mbetem
thjesht të jem e harruar,
bregut zbathur të shëtis,
të ndihem njëherë vetmuar,
të vuaj netëve për ty
të zgjohem dashuruar.
Më pëlqen të largohem,
si valë rikthyer përseri,
shtyrë nga një tjetër ëndërr,
që kurrë s’më la të vija tek ti.

A.Papamihali
 

Desa

Temet nosce
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Danimarkë
Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s’eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s’eshte harruar!


Mimoza A.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Mara Bagatella – Janë të vështira ato gra

Janë të vështira ato gra që kanë më tepër dashuri për të dhënë, por nuk ja dhurojnë gjithkujt.
Ato që flasin kur kanë diçka për të thënë.
Ato që kanë mësuar të mbrojnë veten dhe të tjerët.
Ato që kërkojnë gjithmonë dhe më tepër.
Janë gra të vështira ato që dallojnë buzëqeshjen e njerëzve të mirë nga ata të këqinj.
Ato që nuk lodhen kurrë së kërkuari dikë që ja vlen, ata që kanë vlerë.
Janë gra të veshtira ato që ndiejnë dhimbjen e të tjerëve.
Ato që kanë shpirtin në afërsi të lëkurës.
Ato që shikojnë me mijëra sy të fshehur.
Ato që ëndërrojnë ngjyrat.
Janë gra të vështira ato që njohin njëra-tjetrën
Janë ato që kur jeta nuk ka asnjë shije, i japin shije vetë jetës!
 

Desa

Temet nosce
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Danimarkë
Kupen e kujtimit tend ku ta fsheh e ku ta hedh?
Bej ta flak e bej ta thyej, bej ta le e me rrenqeth.
Kupa e kujtimit tend valon shkume dashurie
M’u ka ngri si nje servis mbushur pije çmendurie.

M’u ka ngri ne doren time ky bardhak i fildishte,
I hedh zjarrit, zjarri digjet si ne ethe kaltersisht.
Nuk e pi kujtimin tend. Kupa le ta pasqyroje
Sonte qiellin lakuriq edhe henen e pagoje.

Le te rëndet e perlotur permbi kupen e mallkuar
F’tyra ime nder reflekse zbehtesisht e vizatuar.
Kupa e kujtimit tend me s’do mbushet kurre me ty.

Bej ta flak e bej ta thyej, bej ta pi e dot s’e pi.
Do te rend pra krejt i marre me servisin e hënuar
Gjersa shkuma neper kohe do jete tretur, avulluar…

Agron Tufa
 

Desa

Temet nosce
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Danimarkë
Ne kemi bërë e provuar çfarë kemi dashur
Ne kemi hedhur përtej ëndrat
Duke preferuar në vend të tyre industrinë e rrëndë
Të njëri-tjetrit,
dhe i kemi dhënë mirseardhjen depresionit
dhe thirrjeve të rrënojave
zakonin e pamundur për t’u thyer.

Dhe tashmë ne jemi këtu
Tryeza është gati dhe nuk mundemi të hamë.
Mishi qëndron në liqenin e bardhë të pjatës së tij
Shishja e verës është në pritje.

Duke ardhur këtu
si për borxh :
asgjë nuk është grabitur
asgjë nuk është premtuar.
Ne nuk kemi zemër ose falje hyjnore
Jo vend për të ikur
Jo arsye për të qëndruar.

Mark Strand
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Sot eshte e Shtune

Për mua dhe për ty
Për të gjithë.
Për të gjithë ata
Që patën diçka në tokë.

Sot është e shtunë
Edhe për ata që janë mërzitur
Për ata që nuk dinë të jetojnë.
Është e shtunë edhe për ata
Që nuk janë më.

Sot është e shtunë
Për kuajt që tërheqin karrocat në errësirë
Për lodrat që u luajtën
Dhe për vendet bosh në sallat e lavdisë.

Sot është e shtunë
Edhe për ata që nuk e dinë këtë gjë
Që vuajnë e s’ janë të lumtur.

Vetëm sot është e shtunë,
E dëgjova në rrugë
Në derën e spitalit.

Sot është e shtunë
Edhe sikur askush të mos e kujtojë…
Jo vetëm sepse unë sot jam mërzitur,
Por për madhështinë e një dite
Që veshi mbi vete pelerinën e vjetër të botës.

Është e shtunë
Sepse nuk ekziston asnjë ditë tjetër
Si kjo e sotmja
Dhe dikush mund të thotë
Se asnjëherë nuk ka qenë e shtunë,

Se asnjëherë, asnjë ditë
Nuk ka shpënë buzë greminës kuptimin e madh
Jetën e madhe përpara një bluze
Të thjeshtë dite
Siç është dita e shtunë.

Ditë e shtunë sot
Që u përsërit aq shumë
Mbi atë çka bënë ata që nuk jetojnë sot
Me lehtësinë e atyre që jetojnë
Të mbështjellë nga e shtuna
Që si letër karamelesh
Bie mbi butësinë e vjetër.

Sot e shtuna bie mbi kërcënimin e vjetër
Dhe thuhet nga të gjitha buzët kudo
Edhe atje ku dita është ngatërruar me një tjetër
Edhe atje ku dashuria është zëvendësuar me një tjetër.
Kudo sot e shtuna përkëdheli plagët dhe buzëqeshi
Për t’ ua bërë më njerëzore,
Për t’ ua larguar sadopak nga pesha e kohës,
Që e veshur me hijen dhe dritën e një të shtune
Ndaloi lozonjare dhe tha:
Sot është e shtunë
Kur filluam të kuptojmë
Se vetëm në botën tonë është diçka
Të rrish pak më shumë në të ftohtë
Për të larguar diku drejt pafundësisë
Nyjen e vërtetë,
Që lëkundet me përkëdheli,
Brenda thellë së shtunës
Që duket se nuk do të ndërrohet me asnjë ditë tjetër.

Sot është e shtunë
Për të vetmen thjeshtësi dhe mendim
Për të vetmen kënaqësi dhe trishtim
Për të bërë një hap
Në botën e vogël të njerëzve.

Jamarber Marko
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Pse qesh?
Une nuk jam xheloze,
per shikimin e tejzgjatur,
as pe pershendetjen e shtirur,
te vajzes qe ne krahe ke pasur.

Mos qesh,
nuk jam xheloze,
per miken tende me te mire,
ti me thua sa here e shoh,
nxjerr kthetrat e behem egersire.

Nk jam xheloze,
as per eren qe perkedhel floket,
as per hapesiren ku fryme merr,
as per librin qe lexon ne heshtje,
as per goten qe pi vere.

Mos qesh pra,
s'jam xheloze as per boten,
as te vras ndonje s'kam deshire,
s'jam xheloze as per shtratin,
ku ti qesh e rri shtrire...

Alma Mucaj.
 
Top