• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Charles BAUDELAIRE


Thesari im

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?

Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.

Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko, mbet’ e habitur.

Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.

Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, e fatit.

E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.

Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.

Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.

Janë zënkat tona dhe mëritë
Janë puthjet netëve pa dritë.

Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.

Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash në sy.

Jetët që pa ty jetova
Të tjera femra që dashurova.

Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që të kam lënë.

Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën.

Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurrë s’ti dërgova.

E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh.

E kam fshehur në fund fare
Po s’e zbulove, s’ke pare gjë fare.

Nxirre mes duarsh në shtrëngim
Atë më të shtrenjtin sendin tim.

Balsamin që plagët shëronte
kur kjo djall jete më kafshonte.

Para fytyrës ngadalë afroje
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.

E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.

Do shohësh veten, reflektim
Se ti , ishe thesari im!
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Pak ëmbëlsi lumturie

I pamë dhe yjet bashkë me hënë.
Dhuruam lule plot dashuri.
Dhe zemra-zemrës i ngriti vend,
në trup të zhytur thellë aty.

Dhe deshëm shumë, sa shumë...sa shumë!
E shpirti kurrë nuk na u deh.
Tani që vitet pas i lamë, ti dhe unë,
jam thjesht e lumtur që këtu je.

Jam thjesht e lumtur që kam një krah,
ku mbi të cilin ballin mbështes.
E lodhjen, që gjithë dita më dha,
nata në krahët e tu të ma tresë.

D.B

Punimi në foto sigurish i Nura's Collection 😉
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Me natën më vjen frymëzimi,
e ndizet si një hënë e plotë.
Kur në sy s'më zbehet shikimi,
e pagjumsinë s'mund ta mund dot.

Ç'tu bëj fjalëve që vijnë ashtu lëmsh,
e më godasin kraharorin fuqishëm?!
E kur mundohem ta mbaj vargun mes dhëmbësh,
më gërric një thikë në shpirt dhimbshëm.

Kështu që thur shpirti im poezi,
në orët e vona të këtij dimri të ngrirë.
Që vargu im të vij tek ti...
Që vargu im në shpirtin tënd të jetë shkrirë.

D.B
 

Vvetoni

Larguar
Mosha
29
Emrin e të dashurit të saj çdo zemër e përmend
S’meriton të quhet “i dashur” ai që dashuria nuk e çmend
E ç’i duhet dashuronjësit mendja, kur zemra e tij është plot
Sado të fuqishëm të jenë trupat, gjumit s’i rezistojnë dot
Megjithëse gjumi s’përdor forcën, trupat i dorëzohen
Takimet me gjumin ndodhin, edhe kur s’dëshirohen
Ne gjumë të gjitha egot vdesin e Frymërat mbajnë trupat gjallë
Ore, si mund të flejë zemra e dashuruar që për Të Dashurin ndien mall?
Një dru është më dashuronjës se një trup njeriu që nuk rrënqethet
Ai qendron fort për rrënjësh, edhe kur i këputen gjethet
Zemrave të dashuruara trupat nuk u flejnë dot
Guri është më i ndjeshëm se një zemër që dashuria s’e bën me lotë
Të dashuruarit duke mos fjetur natën, e bëjnë të bukur edhe ditën
A mund ta duash Diellin e në gjumë ta presësh Dritën?
Pak gjumë i duhet trupit, zemra e të cilit nuk fle
E si mund ta kuptosh ti këtë nëse i dashuruar s’je? ~ Fatmir Muja
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “

SPIRANCE MALLI



Rrugëve me pluhur vere e baltë dimrash,

këmbëzbathur rroba arnuar prej dorës nënës,

vrapoja drejt shkollës me çantë librash,

vrapoja pas xixëllonjash dritës hënës.

Sot bredh në parqe drurësh nëpër botë,

mbushur plot lule, ketra e zogj të gëzuar,

rrugët e fshatit brenda zemrës blerojnë,

vendlindja më ka hedhur spirancën e mallit.

Kur thur vargje zgjedh fjalën më të ngrohtë,

vendit ku linda u rrita dërgoj kartolina malli,

vendlindja vjen nëpër vargjet e mia si kurorë,

me vendet e bukura e njerëzit zemër-kristali.​
 

Arfenilla

Themelues i Forumit

Çdo pikë shiu
vdes kur nga retë ndahet
ngjallet kur tokën takon,
Në ekzistencë
më e bukur është ndarja
se një takim që s’të gjallëron. ~ Fatmir Muja
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Lied vom Meer


Uraltes Wehn vom Meer
Meerwind bei Nacht:
Du kommst zu keinem her;
Wenn einer wacht,
So muss er sehn, wie er
Dich übersteht:
Uraltes Wehn vom Meer,
Welches weht
Nur wie für Urgestein,
Lauter Raum
Reissend von weit herein.

O wie fühlt dich ein
Treibender Feigenbaum
Oben im Mondschein.

RMR
Ku qendron ti ketu?!🤪
 
Ku qendron ti ketu?!🤪
Ndjese qe i rashe per shkurt, por nje perkthim qe gjeta ishte shume kot.
Kenga e Detit, Rainer Maria Rilke


Song of the Sea


Ancient wafting from the sea,
sea-wind at night:
you come to no one;
when someone keeps watch,
he must see to it that
he survives you:
ancient wafting from the sea,
which blows
only as if for ancient rocks,
tearing hence pure expanses
[from]1 afar. . .

O how a budding fig tree
feels you
above in the moonlight.
 
Ne vargjet e mia e gjej veten, e kush me mire se une e di si ndjehem...



E ndjen?Dua te prek butesine tende,
Ku fshihen endrrat dhe deshirat e mia,
Ku dhimbjet e mia shndrrohen ne kenaqesi,
Ku harroj plagosjet e perditshme,
Ku zhduket si me magji monotonia!
Enderroj te notoj pafundesisht
Mes ujit dhe mes zjarrit tend
Mes yjeve dhe reve,
Aty i fshehur diku ne nje vend!
Deshiroj te burgos fjalet
Qe lulezojne nga goja jote
Ti ndal, ti prek me veshet e mi,
Enderroj te rrethoj ajrin e
mushkerive te tua
E ta thithim e te ngopemi me ajer te dy!
Me gojembyllur karshi universit
Jo ne parajse e as ne purgator,
Tregome ku i fsheh deshirat e tua
Dua ti ndjej, ti prek me dore!
Te dy te perhumbur nen yje
Te lagur nga vesa e mengjesit,
Palosur mbi njeri tjetrin si te ishim flete,
Nga perkedheljet tona
Do ngrohej edhe agimi,
Nga perkedheljet tona do ngroheshim dhe vete!
 

Desa

Temet nosce
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Danimarkë
Nër ato male shtat-mëdhaja,
Nër ata pyje me fshehtësi,
N’ato mburima lozonjare,
N’ata shkëmbenj plot llaftari;
Ku fryn një erë pastërtije,
E vetëtin një bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemëra në gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veç un’e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perëndi

Lasgush Poradeci
 
  • Love
Reactions: Ivy

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Nër ato male shtat-mëdhaja,
Nër ata pyje me fshehtësi,
N’ato mburima lozonjare,
N’ata shkëmbenj plot llaftari;
Ku fryn një erë pastërtije,
E vetëtin një bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemëra në gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veç un’e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perëndi

Lasgush Poradeci
Te paskan pare syte parajse ne Cerme o Des qe diten e pare😝😝🤣🤣🤣🤣
 

Imp4cT

Not Serious Member
Paske ngatarru drejtim
Spaske ardh ne fshatin tim
Çerma male ska oj ti
Ka vec fusha me shalqi

Fryne nje ere pastertie
Ka lendina dashurie
Ka mullar te medhej me bar
E qerosin lozonjar

Kshuqe duhet me u kuptu
Sepse male ska ketu
Mullarin do vizitojme
Bashke te dy do ta sheshojme lol
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Rumiu- PËRTEJ DASHURISË...

Në qoftë se nuk di të duash,
Mëso të duash,
Patjetër përpiqu të duash
Çdo gjë që të sheh syri,
Çdo gjë që percepton,
Çdo gjë që mund të imagjinosh
Duaje, duaje,
Të duash mëso
Edhe çdo gjë që dëgjon,
Çdo gjë që ndodhet në këtë univers…
Asgjë të shëmtuar s’ka në këtë botë,
Asgjë, pale sa e rëndomtë të të duket,
Një insekt sa i vogël po as ai
i shëmtuar nuk është,
Një fije bar merre në dorë
Sa e brishtë a nuk e sheh?
Duaj lulet, gurët, retë,
Çdo gjë me formën, ngjyrën, kuptimin e saj,
Duaje, duaje,
Mëso të duash,
Përpiqu të duash,
Bota për dashurinë tënde është krijuar,
Më parë mëso dashurinë,
Shiko një vogëlush,
Sa i mrekullueshëm,
Mendo dhe ata që e sollën atë në jetë,
Sepse kjo botë është krijuar për dashuri,
Duaji njerëzit,
Ata për të mos qenë vetëm
Pranë teje të jenë
Për këtë, vërtetë për këtë,
Janë krijuar,
I gjithë universi
Me zinxhirë të dashurisë është lidhur,
Prandaj edhe ti,
Të japësh dashuri mëso!
Sepse dije, në shpirtin tënd,
Për të gjitha këto paska vend,
Mos harro,
Bota vetë trembet nga njerëzit
Pa dashuri,
Dhe nga frika,
Prej tyre largohet,
Apo më e keqja, ju bëhet armike,
Prej vetes i largon,
Duaje edhe vdekjen,
Mëso ta duash që të dish se ka një Përjetësi…
Dhe nëse të duash mësove,
Edhe të tjerëve duhet t’ua mësosh,
Që me sekretin e mrekullueshëm të kësaj bote,
Njerëzimit t’i shërbesh…
 

Desa

Temet nosce
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Danimarkë
Endrro. Njeri, sot ma Shum se kurr
Vepro. E Len prova tprekshme
Fol. E tnihet zani deri nskaje
Jeto. At jet tanen, Jo tjervet
Ngihu. Me gjanat Si tmushin zemren
Pi. Bukurin e deteve e oqeaneve
Meso. E burimi dijes mos tdij me shterru
Puno. Kopshtin e mendjes gjithmon
Lexo. Poemat e shpirtit tan
Kupto. Vuejtjen njerzore tpakufi
Ndimo. At T'paudhin tkthehet
Ndriqo. Fike terrin
Urreji. Vetem padrejtsit
Duej. Duej e vetem duej
Dashuno. Po mos jep arsye...

Ndre Mjeda
 
Top