• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
dje pasdite
nga ora 7 e gjysë
thashë po të dashuroj
erdha te ti
por s'ishe n'shpi
ka dalë, tha nana
pse e kërkon?
me e dashtë i thashë
me e dashtë, për ndonji punë?
jo, krejt për qejf,
eja tha, hyr
a po e pret se nuk vonohet?
jo, s'ka problem i thashë
mos u shqetëso,
te po e du nji herë tjetër prapë
nji ditë që t'jetë ma lirshëm
edhe ika
Tesh më thuj
nji ditë që je pushim
dite dile ndoshta
a nji ditë që bjen shi
e s'e ke ndër mend me dalë
edhe natën vonë s'prish punë
mund të jetë natë me bubullima
e dritare që përplasen
e dyer oborrit gjysë hapë
me t'shti frikën
natë pa drita
me qiell t'plasun prej vetimash
e me hajna nëpër lagje
po ti më thuj
se unë vi
e t'du
e iku
e pastaj ti më thu mos ik
me tan kyt qamet
rri këtu
s'na ka nxjerr dashnia jashtë
edhe pse,
kena pritë deri tash
s'po bijmë dekun
nëpër shi
për nji natë
presim të hapet koha
e duhena të nesërmen
n'ditë me diell
ma mirë
të mos jetë diell i fortë veç
se e kena bezdi
pak vrant
jo shumë
tek tuk
ndonji re
jo krejt e zezë
e bardhë
e vogël
pak
në cep
diku
K.j
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Lamtumire, miku im!


Miku im i shtrenjtë, lamtumirë!
Ty këtu në shpirt të kam, ta dish!
Fati po na ndan sot pa dëshirë,
Po diku do shihemi sërish!

Lamtumirë mik, pa fjalë e lot!
Vetullat t’i ngrysesh s’ke përse.
Vdekja s’është gjë e re në botë
As të rrosh nuk është gjë e re.


Sergei Esenin
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Unë kënaqem që jam tridhjetë vjeçe, i kthej me një gllënkë si të ishin liker këta tridhjetë vjetë: nuk i fishk brenda një pleqërie të parakohëshme shaptilografuar në letër karboni. Dëgjomëni: tridhjetë vjetët janë të shkëlqyer, por edhe tridhjetenjë, tridhjetedy, tridhjetetre, tridhjetekatër dhe tridhjetepesë vjetët gjithashtu! Janë të shkëlqyer sepse janë të lirë, kryeneçë, të jashtëligjshëm; sepse ka mbaruar tashmë ankthi i të priturit, ende s’ka zënë fill pikëllimi i gremisjes, sepse jemi të kthjellët, më në fund, kur jemi tridhjetë vjeç. Nëse jemi besimtarë, jemi besimtarë të vendosur. Nëse jemi ateistë, jemi ateistë të vendosur. Nëse jemi dyshues, jemi dyshues pa ndjenjë turpi. Dhe nuk u druhemi kurtheve të djelmoshave, sepse edhe ne jemi të rinj, por nuk u druhemi as qortimeve të të rriturve, sepse edhe ne jemi të rritur. Nuk i druhemi mëkatit sepse kemi kuptuar që mëkati është një pikëvështrim, nuk i druhemi mosbindjes sepse kemi zbuluar se mosbindja është fisnike. Nuk i druhemi ndëshkimit pasi kemi mbërritur në përfundimin se s’ka asgjë të keqe nëse dashurohemi teksa takohemi dhe braktisemi teksa humbasim: llogaritë s’do t’i bëjmë më me zyshën në shkollë dhe s’do t’i bëjmë as me hirësinë e priftit. Duhet t’i bëjmë veç më veten tonë, pikë mbaroi, me dhimbjen tonë prej të rriturish tashmë. Jemi një fushë gruri e arrirë, në moshën tridhjetë vjeç, jo më të papjekur, ende jo të përtharë: limfa rrjedh brenda nesh me trysninë e duhur, plot e përplotë me jetë. Jeton çdo gëzim që ne kemi, jeton çdo hidhërim që ne kemi, na zë hareja dhe dënesa si kurrë më, mendojmë dhe kuptojmë si kurrë më. Kemi mbërritur në majë të malit dhe çdo gjë është e qartë atje në majë: udha që ndoqëm për ta ngjitur, udha nga e cila do ta zbresim. Paksa me dihatje e megjithatë tërë fllad, s’do të bëjë më kurrë vaki që të ulemi në mes e të shohim pas dhe përpara, duke vrarë mendjen për fatin që na ka rënë: por nëse është kështu, si është e mundur që ju s’e keni këtë ndjesi? Si ka mundësi që përngjani me baballarët e mi, të shtypur prej lemerive, prej zymtësisë, prej tullacërisë? Më thoni, ç’ju kanë bërë, vetes ç’i keni bërë? Me çfarë çmimi ua shitën Hënën? Hëna kushton shtrenjtë, e kam parasysh. Kushton shtrenjtë për secilin prej nesh: por asgjë s’ja vlen barra qiranë saç vlen fusha e grurit që u thashë, asgjë s’vlen sa ajo maja e malit. Nëse do të vlente, atëherë do të qe e kotë të shkonim deri në Hënë: njësoj do të qe të mbeteshim këtu. Ftillohuni pra, boll u bëtë kaq racionalë, të nënshtruar, të rrudhur! Boll ju ranë flokët, boll u dëshpëruat në barazinë tuaj! Griseni atë dreq letre karboni. Shpërtheni në gaz, shpërtheni në lot, gaboni! Jepini një dru të mirë atij Zyrtarit që kundron kronometrin. Ua them me përulësi, me dashamirësi, sepse ju çmoj, sepse në sytë e mi jeni më të mirë se unë, sepse dua që të jeni më të mirë se unë. Shumë: jo kaq pak. Apo është shumë vonë tashmë? Mos vallë Sistemi ju ka përthyer, ju ka gllabëruar? Po po, kështu duhet të jetë.
Oriana Fallaci
 

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan.
Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh. Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim.

Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqinj ose të parëndësishëm.
Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi. Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurtë në idetë e tua.

Uroj të jesh i dobishëm, por jo ipazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë. Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen.
Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët.

Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.

Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.

Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.

Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.

Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.

Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë.

Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.

Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para.

Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq.
-Victor Hugo
 
Charles Baudelaire


NË HEMISFERËN E FLOKËVE TË TU...


... Lermë t'u marr erë, të thith thellë, pafundësisht, aromën e flokëve të tu, të zhys në to krejt fytyrën si në ujët e një burimi të kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t'i shushpuris ato si një shami erëmirë që shpërndan kujtime të ëmbla në eter. Ah, sikur ti të mund të imagjinoje gjith'ato që unë shoh, gjith'ato që ndjej, gjith'ato që dëgjoj në flokët e tu! Shpirti im lundron mbi parfume si shpirti i të tjerëve në muzikë... I zhytur mes flokëve të tu, shoh një ëndërr plot anije, vela e direke të cilët musonet i shtyjnë drejt klimash të mrekullueshme, mes detrash pafund, aty ku qielli është tepër blu e deti shumë i thellë, aty ku thithet ajër i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lëkurës njerëzore. Ja, në oqeanin e flokëve të tu shoh një port plot dallgë këngësh melankolike, me njerëz të fortë racash të ndryshme e plot anije lloj-llojesh të cilat lartojnë arkitekturat e tyre të përkryera nenë një qiell të pafund ku prehët një ngrohtësi e përjetshme. Duke ledhatuar flokët e tu, ndjej ofshamat e lëngatat e dikurshme, të përjetuara shtirë mbi një divan, në dhomëzën e një anije të bukur përkundur nga valët e lehta të molos; aty mes vazo lulesh e amforash freskuese. Mes vatrës së zjarrtë të flokëve të tu, tani thith aromë duhani ekzotik përzier me opium e kallam sheqeri e, ndërkohë, në natën e flokëve të tu, më shfaqet shkëlqimi i pafund i kaltërsive tropikale; mbi brigjet e kadifenjta të flokëve të tu mbushem plot aroma ku ndjej përzier bashkë: bitum, myshk e vaj kokoje. Ah, lermë të kafshoj flokët e tu ! Kur fus gojën mes masës së tyre elastike e rebele, më duket se shijoj kujtimet më të ëmbla!...
 
  • Like
Reactions: Ivy

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Dikush ka lekun, dikush idene,
Qahet dikush, edhe kur s' vlen.
Dikush permallet, dikush nuk ndjen.
Dikush te do, shpinen s' ta kthen.
Dikush te mbron, dikush te shet.
Dikush, cdokush, nje pike ne det.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
S'dua gjysem Hene

Nuk mjafton te shohesh yjet
Per te qene i shndritshem si to
Ka njerez qe digjen nga nxehtesia
Por me Diellin asnji s'ngjason

Ti re vertet si nje yll
Por une, s'kisha thene asnje deshire
As te ikesh, madje as te rrish
S'di, vec ne paste qene trill njerezor
Se tashme s'besoj ne trill perendish

Ne se mbas reve fshihet fati,
Ai per te cilin lutemi te gjithe
Lart s'ngjitem dot un' i ngrati
Kam frike nga trillet e perendise

Ndaj ik,
qofsh edhe yll nga qielli rene
Une nje tokesore kam kerkuar
Jo nje bisht komete a gjysem Hene
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Ti po më humbet

Ti po më humbet, por jo menjëherë,
Pak e nga pak, a ndoshta me grimca.
E duke më kthyer në një lis të mjerë,
Që rrëzon mbi baltë gjethet e trishta.

Ti po më humbet, po më humb pa zë
Ndërsa ndezim sherre, çast pas çasti.
Ti po më humbet dhe s’kupton asgjë,
As të më qash mua, s’do të jepet rasti.

Ti po më humbet si humbje pa lidhje,
Por vdekja, nuk di të ndahet në pjesë.
E kur të kujtohesh për fytyrën time,
Do gjesh një kufomë, shqyer në mes.

Ti po më humbet, pse më humb kështu,
Unë e dua vdekjen të më ketë dhe nur?
Pse më kthen nga lis, në një copëz dru,
Pse po ma heq shansin, të iki si burrë!?

Ti po më humbet, si një cung mbi tokë,
Gjej humbje tjetër, mos ndihesh me faj.
Si lisit sëpatën, futma thellë në kockë,
Të shembem përdhe, po deshe më qaj!

S. Habilaj
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ky Albani eshte i papareeeee

Tash e di
Pse mbremjes ti ulesh e lexon vargje
Kur lulet kane shkuar per te fjetur
Dhe Hena shpesh bie me shiun mbi pragje
Dritaret jane qirinj te harruar ndezur
Qe mbajne ere te mire heshtjesh.
Tash e di
Pse ti me sheh ne sy sikur ke humbur rrugen
Dhe fjalet te jane drita qe te dhimbsen t'i fikesh
Pse shkrimi yt eshte me i heshtur se ty, kryeulet
I rrezuar si lulet nen shi...
Tash e di
Pse pranvera vjen nganjehere cdo stine
Pa asnje prill,
Pse shpesh vonohesh per te qene krejt ne kohe,
Pse te pelqejne urat, ylberet, harresa,
Karficat e padukshme te kujtimeve mbi floke
Dhe e qeshura ime
E qeshura ime e plote, me ze te forte.
Tash e di pse te mallengjen deti
Pse ngjyrat i njeh me aroma, shijet me shikime
Pse kujdes me shume duart se ballin nga rrudhat, pse krihesh
Si nje pulebardhe para se te klithe...
Tash e di
Pse te pelqen te ecesh, te buzeqeshesh si foshnjat
Me vete, krejt me vete, si nje liber qe mbyllet
Tek faqja kur cdo gje eshte e ngrohte
Dhe gjerat nuk dihet si do shkojne por qeshja
Eshte fleta e fundit e kohes.
Tash e di
Pse jetoj...
Alban Bala
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Unë mund të dashuroj ty, kur të dua,
Sot, nesër, a ndoshta njëherë tjetër.
Po ti mos më thuaj:-Tallesh me mua!?
S’ka pse lotët të të bien mbi mjekër.

Mund të dashuroj ty, vetëm i pari,
Pastaj të shikoj sytë e tu hutaq.
Ti mos më thuaj:-S’ndizet kështu zjarri,
Se ndoshta lëndohem dhe e lë me kaq.

Mund të dashuroj, a të pres edhe ca,
Sa të harkosh vetullat e habitur.
Nuk ndodhin kaq lehtë gjërat e mëdha,
Po ti mos thuaj se nuk më ke pritur!

Kur të kem në duar fytyrën tënde,
Do të pyes:-Të lodhi pritja e gjatë?
Mund të dashuroj si e kam në mendje,
Që ti të më duash, thjesht si një inat!

S.Habilaj
 

NGU

Angel😈
Nga dashuria që kam për ty
mund të të shquaj edhe në mjegull.
Nga dashuria u ktheva sy,
i urtë, xhind, bohem, i rregullt.
Nga dashuria ditët e gjata
në bukë i ktheva, kokrra tespije.
Me to të gjallë ndjenjën e mbajta,
me to sfidova ankthin në pritje.
Nga dashuria në qiell u shtriva,
me kokë në diell fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që të desha,
ndërmend kam të të dua prapë.

T.K
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
SI S’GJETA NJË MASKË

Si nuk gjeta një maskë edhe unë!
Kush më ndihmon të gjej, se e dua!
Ta ngjis në fytyrë dhe të mbaroj punë.
Ndihmoni, se ndershmëria u mbarua.

Një maskë më duhet, asgjë më shumë,
Ta zgjedh, që njerëzimin ta mashtroj.
Kur bota bëhet karnaval, s’prish punë!
Kur njerëzimi luan, më të keqen lojë!

Kur pushtetari del i maskuar,
Më thoni, unë kë duhet të besoj?
A të besoj ca deputet të degjeneruar,
Që vetes i thonë, politikan me përvojë?

Jo, në valle me maska nuk merret vesh,
Se kush është partneri që të vë në lojë.
Tallen, argëtohen dhe ti vetëm qesh.
Dhe në paç fytyrë, tjetri do të maskoj.

Është koha për maskë, ju lutem ku ta gjej?
Një fytyrë ëngjëlli, të dal ku të dalë.
Bota do më dashuroj, s’ka ku të vejë!
Pa le të fshihet pas saj edhe një djall!

Vetëm me maskë sot mbaron punë.
Në do të jesh “dikushi” në jetë.
Prandaj vendosa, të maskohem dhe unë.
Kur nuk të duan te jesh i vërtetë. - #Cana
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pozaet Qose- MBI TY, TEK UNË

Mbi kokën tënde, vetëm yje,
Në zemrën time, vetëm mall,
Si fllad i fshehur nëpër pyje,
Që puthjen tënde pret të dalë.

Për njëri-tjetrin bëjmë betime
Në tempuj ëndrrash varg e varg,
Sepse guximi, si një hije,
Me flokë dëbore veten zbardh.

Mbi kokën tënde digjen yje,
Në zemrën time digjet mall,
Si sytë e vjeshtës nëpër pyje,
Që zgjojnë të vdekur e të gjallë.

Në mall e yje i mbjell ditët
Të të shoh ty, o jetë e lojë,
Si një Orfe Euridikën,
Deri në Hadin e pagojë.
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
“𝐌𝐎𝐒 𝐔 𝐁𝐀𝐍 𝐄 𝐏𝐀 𝐕𝐋𝐄𝐑𝐄”

- Çkemi Elhaid...
Pershendetje Eugena...
- Te bezdisi?
Une bezdisem vetem prej heshtjes t'njerzve,
si je?
- Mire,
por jam merzit shum...
Pse?
- E lashe me ike...
Ke?
- Njeriun qe du...
E don? Dhe e le me ike? Apo iku?
Si asht puna?
- Se di ça me thane,
por e kam dashte, e mka dashte...
Pse e le me ike? Pse nuk luftove...
- S'besoj se ka kuptim
por ti si thu, a thu ta fali?
Se m'kerkon falje...
Me zgjedho arsyen qe u ndat...
- Mka tradhetu...
Ja lejon vedit te jesh rezerv?
- Jo kurr.
Pranon te tallen me ty?
- Se kisha dashte per kurgja...
Ja lejon vedit te jesh nji karrike
kur njerezit skan ku me u ule vijn te ti?
- Jo s'ka shance...
Ja lejon vedit me ken nji femen e tallun
e perdorun per deshira seksuale
per hater t'nji dashnije
qe as rrespekt s'te dha?
- Asiher Elhaid...
Mos i lejo njerezit te hedhin balt syve
e me t'ba per t'marre.
- Por m'ka kerku falje.
E pra, kjo asht balta ne kto raste...
- Por ka ndryshu... E di se mdon.
Athu?
- Po.
Sa te don?
- Shume
Ça ka ba per ty?
- Gjithçka!
Perfshi dhe tradhtin?
Dhe ikjen
dhe lumturin e tij qe t'zotnon?
Dhe krenarin e tij me shoket?
Dhe puthjet me ate tjetren?
- Me ty nuk flitet...
E di Eugena. Une jam realist.
- Jo, ti nuk kupton.
Epo, une mendoj
njerezit qe te dojne nuk ikun
kthehen me nji qind arsye pa lidhje
nuk shkelin permbi dashni
ashtu si nuk shkel fetari ne nji shejt.
- Pra, ça te baj?
Shko mbas zemres
por mos u ban e pa vlere...
 

Tiku

Kap ca te Kapesh..:) :)
Vendndodhja
Tek Lokali i Buqes.
Jam betuar shpesh, i bindur,
Shishes më mos t’i besoj.
Por sot ndihem i rilindur,
Pijetoren kur shikoj.
S’di se ç’t’i lëvdoj më tepër,
Verë purpur, qelq kristal.
Tapën heq e s’mbetet tjetër,
Shishja bosh, unë s’di si dal.
Jam betuar shpesh, i bindur,
Shishes më mos t’i besoj.
Por sot ndihem i rilindur,
Kam guximin të të shikoj.

(goethe)
 

Tiku

Kap ca te Kapesh..:) :)
Vendndodhja
Tek Lokali i Buqes.
NATE E BUKUR
La kasollen e vetmuar
Miken që më ndjen në gji
Bredh çaplehtë dhe i menduar
Nëpër pyll e shkretëti
Hëna shket mbi lis e plepa
Fryn zefiri që më deh
Dhe baloshet ulin lehtë
Degë e fletë gjer përdhe!

Ç’më gëzon ky fresk, kjo verë
Dhe kjo natë plot magji!
Gaz si ky mjaft rrallë herë
Më vërshoi brenda në gji!
Natë e bukur si perrallë
Po një mijë si këtë
Mbaj, qiell, veç të më falë
Vasha ime, vetëm një!
- poezi nga Johann Wolfgang Von Goethe
 

Hilarious

Buzeqeshja nuk simbolizon lumturi, simbolizon forc
Staf në FV.AL
Mosha
22
Vendndodhja
Vlore
Me ndjenja jemi se jemi njerëz,
dëshirojmë të ndjehemi mirë,
por, keqas i ngjajme mizerjes,
kur mbi fatkeqësite e tjetrit ,
ndiejme lumturinë…
Nëse, o njeri, nuk bën dot mirë,
së paku, përpiqu të mos bësh keq,
gjeju pranë tjetrit, në diten e ligë,
se ndofta nesër, nevojë ti do kesh…
Sa keq, nëse këtë s’e ke mësuar,
dhe më keq nëse e di e se reflekton,
jam i sigurt keqas je më i pësuar,
Jeta është një rrotë ne pozicion ndërrim. …
Ps: marr diku
 
Last edited:

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
Ku janë miqtë?
të vjetrit, rrallohen në kohë;
ikin cdo ditë, shuhen...
kurse të rinjtë thuajse nuk ekzistojnë;
jetojmë një epokë në të cilën, pas cdo frymëmarrje, e drejta për të bërë miq të tjerë, shuhet bashke me ta;
Ne jemi zgjatim i një gjenerate, ne te cilen sundon interesi:
askush nuk kërkon miqësi të reja, pa përfitime të reja!...
| Artan Mullaj |
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
A te kam thene se une te mbaj gjithmone me vete
Neper buzeqeshje mendimesh
haperuar neper kohera te ndryshme
Neper lutje drejtuar qiellit me zemren
mbushur plot buqeta kujtimesh.
Duhet te te kem thene se une
nuk jam e mire te te them sa te dua ne sy te te gjitheve.
Me duket sikur te gjithe do ma marrin pak nga pak
ate cfare zemra ime per ty mban.
Sa here shoh shkelqimin e syve te tu
Ndjej se si harkohet lehte nje buzeqeshje te buzet e mia,
Zgjas duart te te shtrengoj ne perqafim
Se vetem ashtu,
do mund te te tregoj
c'vend zen ti ne shpirtin tim.
Mikes time me te shtrenjte!
 
Top