• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Status
E mbyllur për postime të tjera.
"Çdo njeri ka dy buzëqeshje: të buzëve që ja jep kujtdo dhe të syve që ja jep njerëzve më të rëndësishem.."
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
😟😭😟🙂
Sergei Esenin- LETËR NËNËS
(përkthyer nga Ismail Kadare)

Gjallë je, ti moj nënoçka ime?
Gjallë jam edhe unë... të përshëndes
Paqja e mbuloftë këtë mbrëmje
Izbën tënde deri në mëngjes.

Mora vesh se ti je merakosur
Atje larg për mua përsëri
Se ti shpesh del rruges e brengosur
Mbështjellë me të vjetrin shall të zi.

Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,
Të fanitet ty gjithmonë sikur
Diku mua larg ne një mejhane
Një i dehur thikën po ma ngul.

Kot ti nënë rri me gjak të ngrirë
Ky nuk është veç vegim i zi
S'jam aq vagabond i pamëshirë
Sa të vdes pa të shikuar ty.

Unë i ëmbël jam prap si më parë
Endërroj kur fushat larg vërej
Që së shpejti nga këto mejhane
Në shtëpinë e vogël prap të kthej.

Do të kthej athere kur të mbushet
Kopështi ynë i bardhë me blerim
Vetëm ti si tetë vjet më parë
Mos më zgjo herët në agim.

Mos m'i zgjo ti ënderrat që m'u zverdhën
Mos kujto atë që vate e shkoi...
Se në botë humbjet edhe lodhjet
Herët i provon, nënë moj.

Mos m’u lut t'i falem Zotit prapë!
Tek e shkuara nuk ka më kthim
Vetem ti je gazi im i vetëm
Ti e vetmja paqe e shpirtit tim.

Pra ti flaki brengat nëna ime
Mos u trishto për mua përsëri
Dhe mos dil aq shpesh tek rruga e madhe
Mbështjellë me të vjetrin shall të zi.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Keshtu jam une.
Nganjehere bregdet i humbur i vetmuar
Here tjeter det ne stuhi dhe i terbuar
Nganjehere ishull i shkrete dhe i heshtur
Here tjeter oqean qe perqafon boten...
.

Alda Merini
 

Monique

Staf në FV.AL
Dritëro Agolli- MJEGULLI I DASHURISË


Kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afër ikja larg
për dreq më trembte largësia
dhe afërsija bëhej çark
As e kuptoja si të desha
një mjegull pus një çmenduri
si një poet që shkruan vjersha
dhe ndez një shkrepse dhe i bën hi
Dhe ndoshta kjo ish dashuria
e çakërdisur kuturu...
për dreq më trembte largësia
dhe afërsia gjithashtu
 

Mogli

😁😁😁
Titulli: Sorkadhja
Afrohu pak moj sorkadhe
Te te puth njeçik ne balle
Bjema dhe buzen te ta kafshoj
Se po nuk erdhe do shkalloj 😂😂😂
 
Mbase
Mbase do takohena unë dhe ti ndonjëherë
se qytetet tona janë ma të vogla se fatet
do lëshojmë veç nji përshëndetje në erë
si fjongo që mban lidhë puthjet dhe inatet

A ndoshta do takohen të gjithë përveç nesh
e tillë asht kjo botë me habitjet pa çudi
por unë them le t'dashurohen vesh më vesh
ata që u veshën me pellgje e me shi

Prandaj kur një ditë nga ato ditët normale
ke me gjetë nji kënaqësi që amël flet me ty
do mendojnë se je e marrë apo krejt banale
por ti e din se jam unë ajo kënaqsi pa arsy
K.K
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
VLERA E ÇASTEVE

Atëherë kur unë jetoja çdo çast
me atë që kisha jetuar
dhe tani që rroj çdo çast
me atë që do të vijë…
çdo gjë nuk ishte në vendin e vet
por më lart, më dlirë, më lirë,
varionte jeta në qiej,
çaste të madhërimit
të shijës së talentit, të dashurisë,
atëherë dhe sot
më lidh me këtë botë
e tashmja, që s’ka se si të më pëlqejë,
gjersa veç e tashme është
dhe e atëhershmja
është thjesht ardhmëri…
 

Desa

Temet Nosce
Mjegulli i dashurisë

Kur ikja larg, drejt teje vija ;
Kur vija afër, ikja larg.
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.
As e kuptoja si të desha,
Një mjegull pus, një çmenduri,
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse, i bën hi.
Dhe ndofta kjo ish dashuria :
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.

Dritëro A.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Te gjitha do t'i nderroja per te pire me ty një kafe,
ne kafenete plot zhurme, te një mbremjeje tiranase,
te gjitha do t'i lija, per një çapitje ne shetitore,
me ty per dore.

Pirro Çako
 

Hope

◕‿◕
Memories Maroon 5

Here's to the ones that we got
Cheers to the wish you were here, but you're not
'Cause the drinks bring back all the memories
Of everything we've been through
Toast to the ones here today
Toast to the ones that we lost on the way
'Cause the drinks bring back all the memories
And the memories bring back, memories bring back you
There's a time that I remember, when I did not know no pain
When I believed in forever, and everything would stay the same
Now my heart feel like December when somebody say your name
'Cause I can't reach out to call you, but I know I will one day, yeah
Everybody hurts sometimes
Everybody hurts someday, aye aye
But everything gon' be alright
Go and raise a glass and say, aye
Here's to the ones that we got
Cheers to the wish you were here, but you're not
'Cause the drinks bring back all the memories
Of everything we've been through
Toast to the ones here today
Toast to the ones that we lost on the way
'Cause the drinks bring back all the memories
And the memories bring back, memories bring back you
Doo doo, doo doo, doo doo
Doo doo, doo doo, doo doo, doo doo
Doo doo, doo doo, doo doo doo
Memories bring back, memories bring back you
There's a time that I remember when I never felt so lost
When I felt all of the hatred was too powerful to stop (ooh, yeah)
Now my heart feel like an ember and it's lighting up the dark
I'll carry these torches for ya that you know I'll never drop, yeah
Everybody hurts sometimes
Everybody hurts someday, aye aye
But everything gon' be alright
Go and raise a glass and say, aye
Here's to the ones that we got (oh oh)
Cheers to the wish you were here, but you're not
'Cause the drinks bring back all the memories
Of everything we've been through (no, no)
Toast to the ones here today (aye)
Toast to the ones that we lost on the way
'Cause the drinks bring back all the memories (aye)
And the memories bring back, memories bring back you
Doo doo, doo doo, doo doo
Doo doo, doo doo, doo doo, doo doo
Doo doo, doo doo, doo doo doo
Memories bring back, memories bring back you
Doo doo, doo doo doo doo
Doo doo, doo doo, doo doo, doo doo
Doo doo, doo doo, doo doo doo (ooh, yeah)
Memories bring back, memories bring back you
Yeah, yeah, yeah
Yeah, yeah, yeah, yeah, yeah, no, no
Memories bring back, memories bring back you
 

Monique

Staf në FV.AL
Dy fjale per miken time

Me pelqen kur bisedoj me te
Jam i qete dhe teper i thjeshte
Se di pse me gjithe boten jam i komplikuar
Kur flas me te nuk ndjehem aspak i nervozuar
Gjithcka me duket shume e thjeshte kur me te diskutoj
As vete se kuptoj si një gje e tille me ndodh
Jane biseda te sinqerta
Ne vetvete qendron e verteta
Nuk e kuptoj se pse ndodh dicka e tille
Vetem shpirti mund ta kete një pergjigje
Kush hyri atje brenda dhe e pa
Mbase kete te drejte njeri se ka
S'është nevoja te pyes te tjere
Duket qarte gjeja qe ka vlere
Asnjehere se kam kuptuar
çfarë ne kete jete me ka munguar
Nuk është e lehte ta thuash vete
Por gjithkush ka nevoje per Zerin e vertete
Pse ky ze me ka munguar
Mos diku e kam degjuar
Si ka mundesi te mos njoh zerin qe vjen nga shpirti im
Shume kush e quan deshperim
Une jam njeri qe nuk njoh trishtim
Nuk mund ta pranoj kete fakt te pavertete
Kur me ty flas gjithcka kthehet ne jete
Gjerat me te parendesishme per mua
Prej teje kane zene vend dhe serish jane vleresuar
Ndaj te kam idhullin e mohuar
Por kete gje vone e kam kuptuar
Se di pse kur me ty bisedoj
Gjerat me lehte i shikoj
Mos dikush ty tek une te ka derguar
Dhimbjet mua per te mi lehtesuar
Cdokush kete e quan dashuri
Por per mua është vec një miqesi
Nuk pres nga ty perkedhelje perqafime
Ato jane vetem justifikime
Mbeshtetja e sinqerte qe ti me jep ne mendimet e mia
Vlen me teper se bota e eger dhe vetmia
Shikoj per qark dhe mendohem ne perhumbesi
Kjo bote është xhungel e jo bashkesi

Nga Ujku i Epirit - 25.11. 2005



:cry: :cry: :cry: :cry: :cry:
 
Nuk është e thene t'ju pelqejme te gjitheve
kjo bote ka edhe njeres pa shije..🤞🏼a.m
 
  • Like
Reactions: Ivy

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Mall!
Më thuaj, a ka ndonjë që prej mallit ka shpëtuar?
Po ndonjë që mallit i ka bërë dredhi,
a ka?
Më thuaj, a ka ndonjë që për mallin s’ka lotuar?
Po ndonjë që malli nuk e ka pushtuar,
a ka?

Më thuaj, a ka ndonjë hero që mallit s’i është përulur?
Po ndonjë zemërgur që malli se ka thyer,
a ka?
Më thuaj, a ka ndonjë që malli se ka
gërryer?
Po ndonjë që me mallin ka bërë ujdi,
a ka?

Dhe zogu në mërgin për folezën e vet
ka mall,
Dhe deti i patrazuar për dallgët mall
ndjen,
Dhe nëna ka mall kur foshnjëzën s’ka
në krah,
Dhe zemra për zemrën lot prej mallit shpërthen!

Dhe lulja sapoçelur rrezen e diellit pret me mall,
Dhe një motër të vëllanë me mall ta përqafojë vjen,
Dhe unë kam mall për ty që tani këtu
s’të kam,
Dhe ti t’më kesh mua, e di që me mall
po pret!

Seji Stafa
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Photograph

Loving can hurt, loving can hurt sometimes
But it's the only thing that I know
When it gets hard, you know it can get hard sometimes
It is the only thing that makes us feel alive
We keep this love in a photograph
We made these memories for ourselves
Where our eyes are never closing
Hearts are never broken
And time's forever frozen still
So you can keep me inside the pocket of your ripped jeans
Holding me closer 'til our eyes meet
You won't ever be alone, wait for me to come home
And if you hurt me
That's okay baby, only words bleed
Inside these pages you just hold me
And I won't ever let you go
Wait for me to come home
Love can heal, loving can mend your soul
And it's the only thing that I know, know
I swear it will get easier,
Remember that…

Ed Sheeran
 

Vvetoni

Larguar
Mimoza Ahmeti - Shpirti i ëmbël

E kane bere me fjale
Hena edhe dielli,
Te na prishin lidhjen,
Me komand nga qielli.

Kur te flesh ti gjume
Une te jem e zgjuar
Ti te jesh ne ender
Une e dashuruar.

Por ti prap ne ender
Fort me Perqafon,
Shpirti yt i embel,
Zgjuar, te mendon
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Lasgush Poradeci- ZEMRA

Bëj e ri mendohem,
Të mos t’afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m’afërohesh.

Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! Tek bëj kështuzë,
Hop! Të shoh këtuzë!
Ha! Tek bën ashtuzë,
Hop! Buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjet herë,

Uf, moj zemrë-e mjerë…!

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.
 

Monique

Staf në FV.AL
KUR ZOTI KRIJOI DASHURINË

“Kur Zoti krijoi dashurinë, s’na ndihmoi shumë
kur Zoti krijoi qentë s’i ndihmoi shumë qentë
kur Zoti krijoi bimët ishte diçka normale
kur Zoti krijoi urrejtjen na dha një gjë normale të dobishme
kur Zoti më krijoi Mua ai më krijoi Mua
kur Perëndia krijoi majmunin majmuni po flinte
kur krijoi gjirafën ishte i dehur
kur krijoi narkotikët ishte çakërrqejf
dhe kur krijoi vetëvrasjen ishte në terren
Kur të krijoi ty të shtrirë në shtrat
e dinte se çfarë po bënte
ai ishte i dehur dhe i hareshëm
dhe krijoi malet, detin dhe zjarrin
në të njëjtën kohë
Bëri disa gabime
por kur të krijoi ty të shtrirë në shtrat
Ai bëri gjithë Universin e Tij të Shenjtë”
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
ERICH FRIED - SI DUHET TË TË PUTH
Kur të puth
s'është vetëm goja jote
s'është vetëm kërthiza jote
s'është vetëm barku yt
që puth
Unë puth edhe pyetjet e tua
dhe dëshirat e tua
puth përsiatjet e tua
dyshimet e tua
dhe kurajën tënde.

dashuria jote për mua
dhe liria jote prej meje
këmba jote
që shkeli këtu
e që përsëri shkon
dhe unë të puth
kështu siç je
siç do të jesh
nesër e mot
edhe kur koha ime të ketë perënduar.
 

Frank

Kansas City Shuffle.
Në mes tuaj kam qëndruar
e jam duke përvëluar,
që t'u ap pakëzë dritë,
natënë t'ua bënj ditë.

Naim Frasheri
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Në mes tuaj kam qëndruar
e jam duke përvëluar,
që t'u ap pakëzë dritë,
natënë t'ua bënj ditë.

Naim Frasheri
Imagjinon ti te fikesh driten çfarë behet ketu?!
Erresiiiire!!!
Se perendoi dhe ai dielli qe i befsha temen🤪🤣🤣🤣🤣
 
Last edited:

Drejtori

Shkapallatauuuu....✌️✌️✌️
Sa dite e bukur! Diell e bore!
Dhe ti, mikeshez engjellore,
Ende ben gjumin ledhatar.
Oh, zgjohu, embel cil qepallat,
Aurores dil e shfaqju ballas,
Shkendrit mbi te si yll polar!
A te kujtohet moti mbreme?
Buciste shqota gjithe gjeme
dhe erresire qe ngado,
si njollez heneza zverdhonte
Mes reve sterre e te trishtonte
po sot, pa dil ne xham e shiko:
Ne te pafundmen kaltersire,
Qilimin madheshtor ka shtrire
Debora, qe prej diellit ndrin,
Vec pylli nxin, po thelle prej tij
Blerojne bredhat e perbri,
Nen akull, lumi vetetin.
Me një shkelqim prej qelibari
Feks tere dhoma e te zjarri
Lodrojne flaket gjithe gaz;
Ti ndihesh ngrohte aty ne shtrat,
Po shih ketu: doriun at
Ta mbreh ne slite kete cas?
E te rreshqasim neper bore,
Kesaj hareje mengjezore,
Mikeshe e shtreenjte, me revane
Te rendim fushes mbetur shkrete
Dhe pyjeve, gjer dje plot flete,
Dhe bregut, qe ne shpirt e kam!
(Pushkini)
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Të bie në gjunjë për ty s’ka vlerë
As tê thur vargje me kitarë
Për ty kanë rënë dhe shumë të tjerë
Për ty dhe shumë janë hequr zvarrë

Të qaj për ty, jo nuk do qaj
E bëjnë të tjerë për ty, jo unë
Unë në krahë fort të mbaj
Të tjerë për ty derdhin lot lumë

Për ty s’do qaj për ty nuk pi
Dhe kur të ikësh nuk do mbaj zi
Për ty të vdesin njëmijë të tjerë
Unë jetova më ty njëherë
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top