• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

titan

Requiem for a dream
Jam e frymëzuar të të heq frigën 😂😉
Nqs me lexon ti Pushkinin mbremjeve te ftohta do e gjej guximin nje dite. Lol
 
Bebw

🌞 Hilarious
Staf në FV.AL
Kesaj nate me hene te Vjeshtes

Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s’do te kish kurrsesi.
 
Desa

Angel in situ
Dua
Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;
të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njërzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Çdo gjëje që njerëzit s’e dinë, ia vënë emrin fshehtësi Dituria është si oqeani që fsheh perlat në thellësi Më shumë bëjnë zhurmë ata që pranë brigjeve në cektësi janë duke u larë Se ata që në thellësi takohen me perla e margaritarë Sa kohë i duhet ujit të arrijë nga burimi në det, s’ke për ta kuptuar Nëse bekimi s’të është dhënë atëherë kur trupi dhe shpirti janë bashkuar Trupi është i vetmi vend ku zemra e mendja takohen Aty jetojnë së bashku edhe pse kurrë s’pajtohen Kur zemra ndriçohet nga dituria, mendja bie si shkopi i Sulejmanit Atëherë e kupton pse Mëshira s’mungon në asnjë sure të Kuranit. Merjemja e Bekuar nën hijen e hurmës u freskua Atëherë kur bota me ardhjen e Isait u zbukurua Isai që s’kishte baba por nuk ishte jetim Tha i falem Fuqisë Hyjnore dhe i shpreh falënderim Që më bëri të flas në foshnjëri ende pa e ditur emrin tim Më bëri që me frymën time t’u jap shpirt zogjve në qiell të fluturojnë Të vdekurve t’u a kthej shpirtin e në botë prapë të gjallërojnë Me të gjitha këto dhurata Allahu më ka nderuar, Por t’u jap mend të marrëve, këtë s’ma ka mundësuar. Gabimet e dijetarëve janë ushqim i të marrëve Edhe kur t’kenë vdekur, u bëjnë dëm të gjallëve Iriqin e çuan në pallatin e mbretit Dhe n’jastëk të butë ia vunë kokën t’shkretit Në mëgjes vajtën te shtrati për t’i shërbyer Po kur nuk e gjetën dyshuan se e kanë rrëmbyer Kudo e kërkuan, në ferra e takuan Të vërtetën për iriqin atëherë e kuptuan Atij i pëlqen veç ferra se nga ferrat është i bërë Për të nuk vlen aspak as një mbretëri e tërë Edhe kur t’ketë ngordhur iriqi i gjorë Do ta shpojë secilin që e prek me dorë Faraoni zullumqar vriste meshkujt të mos i prishej pushteti Por ai që e mundi, në shtratin e faraonit u rrit, u ushqye dhe fjeti Të pafuqishëm janë ata që fuqinë e tyre nuk e njohin Në errësirë jetojnë ata që vështrojnë por nuk shohin Të mençurit nuk kanë frikë se mund të duken si të marrë Njeriu me zjarr e ngroh ujin edhe pse uji fikë çdo zjarr Njeriu i urtë profetit Musa ia rrëfeu ca urtësi Të cilat së jashtmi mund të duken pothuajse çmenduri Ata që kërkojnë pemën e krimbur për ta shijuar Ne i marrim për të krisur e të paudhëzuar Por ata e dinë se krimbi nuk rri në frutin e helmuar. Perlat e Oqeanit të Pafund janë në Librin e Mëshirëplotit Sikur të mungonin ndjenjat kurrë s’do të zbulohej pika e lotit Pafundësisht dije ka çdo shkronjë e Librit të Madhnueshëm Po nuk ndjeve dhembje s’e di sa je i qëndrueshëm Njëlloj është edhe me vargjet e Zbulesës Hyjnore Jo diturinë po veç germat mund t’i mësosh në mësonjëtore Libri i të Gjithdijshmit është ilaç që nga të gjithë mund të përdoret Po reçetën e ilaçit mund ta shkruajnë vetëm doktorët Nëse ç’është fshehtësia akoma vesh s’e ke marrë Kthehu dhe lexoje sërish vargun e parë!
 
Ketrush

Anëtar i ri

.,.,.,.,.,.,.,...✍ 👌 ?
 
Desa

Angel in situ
Të huajës
Ne gjuhe per ty te pakuptuar,
Te fundit vargje te kushtoj,
Por kete cast te mjegulluar
Vemendjen tende deshiroj:
Gjersa i teri te venitem,
Gjersa te digjem larg nga ti,
Ti do te jesh nje yll i ndritur,
Qe do te kem gjithmon’ nder sy.
Nje tjeter kur te kesh perpara
Vec zemres sime i beso,
Si ke besuar dhe me pare
Pa ditur se c’te thosh ajo.

Pushkin!
 
Last edited by a moderator:
Shumica e atyre që na urrejnë, e bëjnë këtë jo sepse ju kemi dhënë shkas apo ju kemi bërë keq; na urrejnë shpesh e pa arsye, thjesht sepse i kemi bërë gjërat më mirë se ata...
Artan Mullaj
 
Desa

Angel in situ
Edhe sonte

Edhe sonte ne kurrizin e rruzullit
do te gjejme nje cope vend
ku te ulet dashuria jone.
Edhe sonte, ne çeturine e qiellit
do te kerkojme yllin,
qe i panevojshem, mbi koke na ndriçon.
Dhe diçka te gezueshme,
per t’i thene njeri-tjetrit, do te gjejme edhe sonte…
Fatos Arapi
 
Ivy

Ishte dikur.....
Pablo Neruda- TE DUA...

"....Të Dua me botën që nuk kuptoj, me njerzit që nuk kuptojnë, me mëdyshjet e shpirtit tim, me mospërputhjet e mendimeve të mia, me pashmangësin e fatit, me komplotin e dëshirës, me qartësinë e fakteve…
Të Dua… pa reflektuar, me mënyrë të pandërgjegjshme, papërgjegjshme, vetvetiu, pa vullnet, instiktivisht, impulsivisht, pa logjikë… Në të vërtet nuk kam argumnete logjike, dhe as të improvizuar, për të bazuar dashurinë që ndjej për ty… Lindi në mënyrë misterioze nga asgjë, magjikisht, nuk zgjidhi asgjë dhe mrekullisht, nga pak, më pak dhe asgjë, përmirsoj më të keqen tek unë…"
 
Ivy

Ishte dikur.....
😟😟
Fatmir S. Baçi- EDHE NJË HERË

Shokë të fëmijërisë...
Kur do të mblidhemi
Edhe një herë,
Si dikur...

Si atëherë,
Kur shkallët për në yje
Ishin aq të thjeshta,
Kur gjithçka përreth,
E shumta ishte lodër.

Dhe po të doni ju,
Fundja...
Të themi të vërtetën,
Nëse ajo që patëm atëherë
Nuk paska qenë e tillë.

Vajza më e bukur e klasës,
Le të jetë prapë ajo që ishte.
A në daçi ju,
E zgjedhim një tjetër.

Të dashurat t’i ndajmë mes nesh,
Si shokë,
Me "kokë a pil" si atëherë.

Nëpër ëndrrat e atëhershme
Të bredhim zbathur,
Dhe të paktën të besojmë,
Se ashtu jetuam.

Shokë të fëmijërisë,
Kur do të mblidhemi
Edhe një herë të vetme.
Sikur...
Vetëm sa të shikojmë
Nëse vërtet jemi rritur,
Kur...?
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top