• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Gërricma shpirtin,
Mos ki frikë, nuk dhëmb!
ثshtë i etur të të ndjejë,
Të humbasë në ty i pa mënd!
Digjma shpirtin,
Ndize, vëri flakën e epshit...
Të jetoj një natë me ty,
Do ti falesha dhe dreqit!
 
Pija që deh...
I thashë zemrës, je në risk,
Kur kaq fort ti rreh!
Pse të trembem, thotë zemra,
Ndjenjat pse t’i fsheh...?!

Sa pandehma, iluzione,
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria,
ثshtë “pije” që deh...!

Me shigjeta helmatuese,
Të godet e ti s’sheh...
Le të gjuajnë, gufon zemra,
S’më vdes ai helm...!

Dhimbjen kur unë thellë ndjej,
Botës pse t’ia fsheh?!
اfarë më shumë se dashuria,
Na merr mendtë, na deh!
T. Flloko
 
Kam njohur sy – o, ata sy!
Sa fort i desha, e di një Zot!
Kish kaq magji dhe zjarr aty,
Sa shpirtin s’mund ta shkulnja dot.

N’atë vështrim të pakuptuar
Zbulohej jeta gjer në fund.
Kish kaq pasion të përvëluar,
Kaq pikëllim sa s’ka kurrkund!

Dhe shihte rëndë, madhërishëm,
Që nën qepallat, mengadalë.
Dhe ish gazmor dhe ish i hijshëm
Dhe si një vojtje ish fatal.

Shpesh rrija shihja e mahnitur,
Por asnjëherë s’munda dot.
Që ta vështroj pa u tronditur,
Ta adhuroj pa derdhur lot.
F. Tjutçev
 
KAQ PAK..?!
Një ditë...ku i dihet,
mund të humbasim si shumë të tjerë,
ashtu kot, me shkak apo pa shkak,
i frikësuar do të thuash me vete:
Kaq pak më paske dashur,
kaq pak...?

Një ditë...
ndoshta shpejt...ndoshta larg,
do t'a ndjesh mungesën time të gjatë,
nga shpirti do të të dalë si ofshamë:
Sa pak më paske dashur,
sa pak...!

Një ditë...ndoshta...
në ndonjë rrugë a ndonjë park,
zhurmë hapash do dëgjosh
në trotuar, mbi bar a mbi asfalt,
do të kthesh kokën,
nuk do të më gjesh
e do të thuash:
Sikur të ishe për pak,
vetëm pak...!

Kaq pak
më paske dashur,
kaq pak...?!

Aida Previzi
 
Nuk mundem,nuk mundem ta them
Se çfarë është saktësisht dashuria
Nuk mundem,nuk mundem dot ta gjej
Thjesht bëhem robinjë e ndjesive të mia

Të vjen ashtu krejt pa kuptuar
Të rrëmben e me zemër fluturon
اdo sekondë tënden e kthen magji
Ajër bëhesh e në ajër jeton..

Vjen,ashtu thjesht,askund nuk troket
S'do dyer e dritare ,e ka të lehtë
Me oksigjenin futet , në zemër pret
E zemrës i shton rrahjet e i jep jetë

E brenda zemrës-kështjellë
Sa lehtë çuditërisht bën fole
E mundohesh kot më kot...
Me të betejën të humbur e ke
cit
 

kitrra 123

plak gjufurrak
[FONT=&quot]E nesërmja nuk i garantohet askujt, as të riut, as plakut. Sot mund të jetë dita e fundit që sheh ata që të don, prandaj mos prit më, bëje sot, sepse nëse e nesërmja nuk arrin kurrë, sigurisht do të qahesh për ditën që nuk more kohë për një buzëqeshje, për një përqafim, për një puthje dhe se ke qenë shumë i zënë për t'i lejuar kohë dëshirës së fundit.[/FONT]
[FONT=&quot]Mbaj pranë vete atë që don, thuaj atyre në vesh sa shumë ke nevojë për ta, duaji dhe sillu mirë me ta, merr kohë për të thënë “më vjen keq“, “më fal“, “të lutem“,“falemnderit“ dhe të gjitha fjalët e dashurisë që njeh.

Marquez
[/FONT]
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Po mundohem te gjej nje perkufizim preciz per nje person i cili mbledh gjera. Cfaredoqofshin; si monedha, pulla, kopsa, flutura. E di qe kolekionimi nuk eshte fenomen I ri. Ne nje menyre ose ne nje tjeter shumica e njerezve mbledh(koleksionon) diçka ne jeten e tyre. Dikush mbledh kartolina, dikush monedha, dikush fatura apo bileta autobuzi etj.(dhe ne fakt ne gjuhen angleze gjithsecili nga keta ka nje emer specific me te cilin dallohen). Kam lexuar diku se me siguri Profeti Noah ishte koleksionuesi me i famshem per shkak se ai mblodhi dy nga çdo lloj kafshe te gjalle dhe I vendosi ne nje anije. Por, si mund ta quaj nje njeri I cili deshiron te mbledhe shkendijat e ndjenjave, kujtimet dhe ngjarjet? Ate qe do te perpiqet per te vene nje emocion te gjalle ne çdo detaj te vetem. Ata qe do te mbaje ne zarf nje kopse kemishe, jo sepse i pelqen te koleksjonoj kopsa, por sepse ajo mbart nje pjese te personit qe e kish veshur. Pyes veten se çfare duhet ta emeroj nje person, i cili dashuron te mbledhe momentet, ne fakt sekondat, sekondat me shume gjasa.Po, po, sekondi eshte gjeja qe koleksjonojne. Eshte ai sekond i lotit te sapo shkeputur ndersa qerpiket jane duke luftuar aq shume per ta terhequr ate brenda. Eshte ai sekondi kur 2 persona do te shikojne ne sy njeri-tjetrin ne nje flash. Eshte ajo fjale e vetme, ne ore te tera bisede. Eshte ai nje i million-ti second para se te zgjohesh nga endrra. Eshte casti i prekjes se dy gishtave ne vite qe mbanin duart te mberthyer. Eshte ajo Bip(zilja) i ardhjes se nje mesazhi te cilin po e prisje per kaq gjate, dhe te ngren zemren peshe. Eshte ajo lule e vogel e keputur nga kopshti ne qindra buqeta lulesh. Eshte ajo copez letre ne te cilen eshte shkruar me laps “Te dua” ne mijera dhurata te shtrenjta. Eshte ai emer I vetmi ne miliarda njerez ne bote, te cilin s’keni te ngopur duke e therritur. Eshte ajo dore e cila te mbulon lehte me batanije vetem qe ti te mos zgjohesh. Eshte ai moment kur femija te puth aq lehte e shpejt, dhe sapo ju doni ta kapni ajo ka fluturuar ne fund te deres. Jane ato gjerat e padukshme te cilat vjedhin buzeqeshje te heshtura nga ty gjate gjithe kohes qe merrni fryme. C’emer mund ti vej atij personi I cili koleksjonon cdo dite copezat e diteve plot jete, shkendijat e lumturise, momentet e trishtimit? Ai nuk I ruan ato ne ndonje kuti, as sunduk, as zarf, e as sirtar.Por I rrenjos ne thellesite e zemres.

Janar 2016
 
E imja dashuri...
اfarë je ti, o moj magji e çuditshme
ma merr zemrën e me bën të fluturoj
edhe kur është përdhe e palëvizshme
C'magji pa rrugëdalje.. s'mundem ta kuptoj

Të gjitha mendimet ti i çon larg
më lë vec një: mendimin... për ty
më ulesh këmbëkryq mbi buzë.. në varg
ti, dashuria ime, më pasqyrohesh në sy..

Në qoftë se nesër do të ketë një fund
fundin e kësaj kohe me ty do ta kaloj
pragun e përjetësisë kurrë nuk do humb
shpirtrat do të bashkohen përsëri njëlloj

Atje do të jenë pranë erës.. detit.. valës
ah, çfarë magji e çuditshme je ti
jetoj në tokë dashurinë e përrallës
oh, magji e çuditshme e imja dashuri...
an.
 
Kushtim...
Nuk mund të them që s'më merr malli,
Nuk mund të them se s'të kam ëndërr;
Nuk mund të them që s'të kam Shpirt,
Nuk mundem të them që s'më je zemër!

Ndaj mos m'u dridh, mos u zemëro,
Pse unë nuk mundem që të mos t'i them,
Të gjitha çfarë ka brenda kjo,
Kjo zemër, shpirt që po më dhemb!

Nuk mundem më të luftoj veten,
Dhe t'i them shpirtit: Je gabim!
Pse ky i shkretë aq shumë të do,
Si shpirt të sheh për shpirtin tim!

As udhën tënde nuk mund ta ndali,
ثndrrën tënde, jo, s'dua ta prish!
Por veç të them, mos e harro,
Këtë shpirt të largët që ty të grish...
Ll. Dukagjini
 

LabyRinth30

Anëtar Aktiv
Ne vendin tim!

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

e çpojne lakren, i hedhin mend.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Njerit i kruhet, tjetrit i dhemb.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Henen si petull e pjekin ne shkemb.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Nje koke e cmendur, ….. nje vend e cmend!
 

Vvetoni

Veton Siriusi, ma i miri
Nëse ti më harron


Dua që të dish
Një gjë.
Ti e di si është kjo gjë:
nëse shoh
hënën e kristaltë , degën e kuqe
të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,
nëse prek
pranë zjarrit
hirin e pakapshëm
ose trupin e rrudhur të drurit,
gjithçka më çon tek ty,
sikur kjo që ekziston
aroma,dritë, metale,
të ishin anije të vogla që shkojnë
drejt ishujve të tu që më presin .

Sidoqoftë
nëse pak nga pak ndalon së më dashuri
do të ndaloj se dashuri pak nga pak
“Nëse papritmas
më harron,
mos më kërko
se tashmë do të kem harruar

Nëse të duket e gjatë dhe e çmendur
era e flamujve
Që kalon permes jetës time
dhe vendos
të më lësh në breg
të zemrës në të cilën kam rrënjët,
mendo
se në atë ditë,
në atë kohë,
do të ngre lart krahët
dhe rrënjët e mia do të dalin
për të kërkuar tokë tjetër

Por
nëse çdo ditë,
çdo orë
e ndjen se për mua je destinuar
me ëmbëlsi të pamëshirshme.
Nëse çdo ditë çel
në buzët e tua një lule për të më kërkuar,
ah, dashuria ime
në mua i gjithë ai zjarr përsëritet,
në mua asgjë nuk shuhet as harrohet,
dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,e dashuruar,
dhe derisa të jetosh do të jete në krahët e tu
pa dalë nga krahët e mia.


Pablo Neruda
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Si dikur...

Gjithëshka e veçante ne jetë
i ka dhene shenjat me parë,
Të mos isha poet,pa tjeter
do te isha rrufjan a kusar.
Si i shkurter,i thare,i mjeruar
mes femijeve hero - kalorsiak,
o sa shume me hundë te bluar
kthehesha ne shtepi tërë gjak!
Trembur,nenes i merrej goja.
Dhembethyer,une flisja i qetë:
"Nuk ka gje ... te nje gur u pengova,
dhe qysh neser,as shenje s`do ketë!"
Sot serioz,zemra ftohte me ngeli
pa marrinat me goca e djem.
Veç ai duf i rrembyer rrebeli
me rrjedh lirshem me nerv ne poemë.
Vargjet vijne me mendim te çmueshem.
Po mes strofash shiko si nxjerr kokë
mbushur xixa guxim i dikurshem
i te hershmit sherran çamarrok!
Jam krenar,si dikur mes femijeve.
Veç hedh hapat nje bote me larg.
Ne se dje me bluanin turinjve,
sot me vrasin shpirtin ne gjak.
Veç s`i qahem nenes si dikur,
po nje maskarai qe s`mu nda.
E prapë them:"Me pengoi nje gur!
Nuk ka gjë,neser shenje nuk ka!"
Sergei Esenin
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Telefonomë dje!


Meqë e nesërmja nuk ekziston e gjithçka është terr,
telefonomë dje.
Kamerierë sqimatarë majë gishtash,
të zhdërvjellët,
përshkojnë tokën
si t'ish një sallë e madhe, e vetme
e mbërrijnë gjer tek unë për të më thënë
në Bogota a në Los Anxheles
që ti po pret në telefon,
jo tani,
por një muaj a një shekull më parë,
tek më kërkon pas,
në thellësitë e kohës
e po më pret
në një të djeshme që tashmë është, aq larg,
sa agu i botës.
Ato që dëgjoj
tok me zërin tënd,
nuk janë interferenca a zhurmat e linjës
por bulurima të afërta
dinozaurësh,
që na kthejnë fort të rinj,
aq të rinj
saqë e ardhmja jonë është kthimi në det,
tek na mbijnë pendët shpinore,
me mallin e krahëve,
dhe shija e njelmët e buzëve të mia
s'është shija e lotëve të tu
por ajo e ujit të kripur ku lindëm.
Pas, pas
sa të bëhemi njësh me të parën qelizë.
E ky fund qoftë
një fillim i ri për shpjegimin e botës.


Abelardo Linares
 
-THESARI IM-
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
اfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet i habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
ثshtë nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera gjera që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.

Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.
Charles
 
Ti je ti.
Ti je vecantë sepse je ti.
Ti je e bukur.
Ti je Kaos.
Ti je dashuri.
Ti jep dashuri.
Ti je frymëzim.
Ti je përqafim.
Ti je detaj.
Nga ata të bukurit.
Nga ata që bien në sy.
Për thjeshtësinë.
Për madhështinë.
Për madhështinë e thjeshtësisë.
Ti je unike.
Sepse askush nuk është si ty.
Askush nuk ndjen si Ty.
Askush nuk lufton si Ty.
Askush nuk përqafon si ty.
Askush nuk dashuron si ty
Ti je muzë.
Ti je roman.
Ti je notë muzikore.
Ti je e vecante.
Ti je forcë
Ti je kurajo.
Ti je shpresë
Ti je e vecante.
Ti je rrufe ne qiell te hapur.
Ti je rreze e ngrohtë dielli pas një stuhie të tmerrshme shiu.
Ti je rëndësi.
Ti je vlerë.
Ti je ajo që duhet të jesh.
Ti je buzëqeshje pas trishtimit
Ti je mbështetje pas të qarës
Ti je ngrohtësi pas të ftohtit.
Ti e bardha midis të zinjve.
Ti je ajo që ja del gjithmonë
Ti je e guximshme
Ti je ajo që kurrë nuk heq dorë
Ti je ti.
Ti je ajo që shumica e urrejnë.
Ti je ajo që prapë shumica e adhuron
Ti je ti .
E cmendur.
Ti je ti

Cit
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Mos ndrysho e dashur.
Ne gjithcka tenden, mos harro te ruash buzeqeshjen.
Vertete ditet ndonjehere do behen te padurueshme per shpirtin tend te lire.
Ndonjehere do te te thumbojne per boten tende mbushur me yje.
E do te te shohin shtrember buzet ku kane tmerr se mos zgjojne nje puthje.
E do te te godasin ke veshtrime ziliqare, sikur nen petkun e nje ecjeje krenare, fsheh dhunen e nie femre qe dashuron rreptesisht.
Ti mos ki frike.
Vazhdo te ecesh.
I perket stuhive.
Pakez rrebesh nuk mund te te beje te dorezohesh.
Pikelime pas pikelime ti ia del.
Mbase do te synojne mbreterine tende.
Sa shume te tjere do perpiqen te hyjne aty.
Ndokush do doje te sundoje i vetem.
Nje tjeter, dashurine me cdo kusht do Te ta marre.
Me pas do vrapoje larg erresires tende, e ti zemerthyer do shohesh gjurmet e lena pas nga dashuria.
Lote.
Nete te gjata.
Krejt vetem.
Ama qiejt dine te peshperijne per ty.
Je pjelle e dashurise.
Vjen prej historive te duarve te lidhura keq.
Prej ndrydhjeve te nje shpirti qe di te dhuroje vec jete.
Ti je femer.
Kaq mrekulli.
Duhet te ngresh koken.
Te marresh fryme, e mbi lotet qe rreshqasin mbi molleza te hedhesh frikshem nje buzeqeshje.
Je kaq e bukur.
Neper perqafimet e kohes se shtrenguar mes jastekut dhe gjoksit tend, do fillojne te mbyten denesat dhe ti ia del.
Njehere ndoshta me heshtje do e fyejne ulerimen tende.
Bukurine do te ta fshehin nen nje dite te pasjellshme.
Ndoshta edhe kengen sdo te ta kuptojne.
Ndoshta do fillojne te ta rrembejne edhe mrekulline.
Por ti mos ndrysho e dashur.
Ende zgjohu ne mengjes.
Mbi pasqyre duket vec fytyra jote e shprishur nga gjumi.
Asgje e shemtuar nuk eshte aty.
Bukuria jote eshte si agimi i ndalur perjetesisht maje nje mali.
Prekje.
Puthje mbi buze.
Vetvetes se harruar duke rendur pas te tjereve.
Ndale mengjesin dhe vazhdo te flesh.
Do ecesh mes endrave dhe carcafeve plot pasion, e neper ankthet me te frikshme ti ia del.
E ne dashte ndokush te te dashuroje.
Ta dashurosh, ne dashte ndokush ndonjehere
Mos harro ta trembesh.
Ta djegesh nen vetetimat e tua.
Mos harro ta shtysh.
Ta humbesh.
E ta besh te te kerkoje.
Edhe ne qofte mbret a endacak, nese kthehet, besome, eshte dashuria, e perjetshme ne syrin tend.
E nese ndonjehere dashuron kaq shume.
Kaq ethshem.
Kaq pagjumesi.
Plot mall e cmenduri.
Behu poete.
Behu muzike.
Behu marrezi, e kurre mos ia jep shpirtin nje trupi qe tundon por nuk vjen tek ti.
E ne te thente ndonjehere bota qe ti sje e bukur.
Qe sje e talentuar.
Qe ska asnje mrekulli tek ti.
Ti vish takat e gjata.
Buzekuqin e lehte, e mes syve me te poshter ulu te pish kakaon qe askush me pare nuk e ka pare tek nje perendi.
Sepse edhe perendite ecin pas hapit tend.
Vec tri minuta iu desh nje shpirti te dashurohej me ty.
Dy te tjera te te dhuroje jeten.
Vetem nje, qe shpirtin ta hedhe si ne nje loje, pa patur frike humbjet, djajte e tu, apo ndonje perendi.
Mos ndrysho asnjehere e dashura ime.
As per dashurine.
As per marrezine.
As per heshtjen qe bie mbi ty.
Cdo te ishe po te gjendeshe krejt vetem ne kete bote?!
Une e di.
Serish.
Per njemije vjet te tjera.
Nje dashuri.

Alket Skuka -"Asaj"

THX.... :)
 
Last edited:

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
LE MIE LACRIME..... - ADAM MICKIEWICZ

Le mie lacrime, pure, fitte, scesero
sulla mia infanzia idillica ed angelica,
sulla sciocca e superba giovinezza,
sulla mia età d'uomo, età di sconfitte,
le mie lacrime, pure, fitte, scesero.

(trad. S. Quasimodo)
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
L amore non si compra
L amore non si guadagna
L amore non si trova
L amore non si regala
L amore non si cerca
L amore non si costruisce
L amore succede
quasi mai ma succede.


By Asas la s
 
Top