• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Drejtori

S'keni pa gjo akoma.... :P
Roland Kipling - Në mundesh...


Në mundesh të ruash arsyen
Kur bota e humbet fillin
E fajin ta hedhin, e vetes t’i besosh
Sa here për ty dyshojne, e s’të përfillin
Por dhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.

Në mundesh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur
E kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundesh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim
Të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh
E të trajtosh njëlloj e pa dallim
Ngadhnjim e shpartallim, burim mashtrimesh.

Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
Në kurthe për trutharet, kopuket do t’i kthejnë,
Të thyejnë gjërat më të shtrenjta, e prapë t’i ndërtosh
Me vegla pune që nuk vlejnë!

Në mundesh, fitoret qe korrur, t’i flijosh
Si në kumar, në një të vetme lojë
Të rrezikosh, të humbesh, e prapë te fillosh
Dhe humbjet kurrë të mos i zesh me gojë!

Në i detyrofsh dot muskul, nerv, dhe puls e zemër
Të të shërbejne edhe kur gjithçka të duket e kotë
E të qëndrosh, kur s’ka asgjë veç vullnetit,
Që veç një fjalë, ‘qëndro’ gjithnjë të thotë.


Në mundesh të flasësh me maskarenjtë
Por nderin tënd ta ruash
E të ecesh përkrah mbretit pa krenarinë që të verbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjne dot të vuash
Dhe gjithçka në e çmon, përveç sa e meriton.

Në mundesh të mbushësh ti minutat,
Aq të rënda, me vepra që peshojnë,
Dije, dhe mos ki asnjë dyshim
E jotja do jetë bota me ç’ka brenda
Dhe burrë do jesh, o biri im….
 

Bebw

Boço🌞 Hilarious
Staf në FV.AL
Ftohja
U ftoha nga shume gjera
Disa i harrova e disa i lashe
Disa i humba si nje unaze
Ne cezme a govate
Vertete e humba te rite
Por zemer marr kur ende i dua grate
Sikur te ftohem prej tyre nje dite
Thoni per mua: ndjese paste!…

Dritero Agolli
 

N0

"H.A.T.V.N" S2. Suksese!
Frika!

Hyj ktu per te lexuar dhe admiruar
Njeren dore ne zemer mbeshtetur
Komentet nje e nga nje lexoj
Sende metalike qe afer kam i largoj

Replika dashuri-sh te shembura perdhe
zemra e shpirtra te "kputur" pa shprese
Dhimbje, fjale te urta e melankoli
Ora 11 pa 5 dhe mendja kerkon qetesi.

:p
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Sa shumë ata, me të cilët shkon që të flesh bashkë!
Sa pak ata, me të cilët dëshiron të zgjohesh!
Dhe në mëngjez të ndahesh me një puthje
Të tundësh dorën, buzagaz, të iksh pa hequr mendjen
Dhe tërë ditën të prêsësh pa durim të vijë, mbrëmjen!

Sa shumë ata me të cilët, thjesht, jeton,
Pi kafen e mëngjezit, llafosesh qetë, a debaton,
Me të diku në ndonjë plazh të qëllosh pranë,
Dhe siç ësht e udhës të jesh tok në gaz, apo në zi
Por kjo e ndënjur bashkë, nuk është hiç dashuri.

Sa pak ata me të cilët ti thur ëndrra!
Sodit se si lundron një re, në qiell të larë
Grryeni tok fjalën “dashuri” përmbi dëborën e parë
Dhuratë Perëndie at njeri vazhdon ta quash
E lumturi më shumë se kaq, nuk ke ç’ta duash!

Sa pak ata me të cilët ke qejf të shijosh heshtjen
Me gjysmë fjale, me një vështrim të kupton ç’thua
Që vit pas viti më shumë të dorëzohet
Të tëra dhimbjet që e cfilitin, i quan ato, të tuat

Ja kështu ndodh, por ndryshe ndodh më shumë
U lidhën dje, sot ndahen pa kokëçarje!
E pse ndodh kjo?
Sepsenë, e thamë aty më lart, po të kujtohesh:
Se, shumë janë ata, me të cilët shkon të flesh,
Por pak ata , me të cilët dëshiron të zgjohesh!


Yevgeny Yevtushenko
 

Vinjol

Status offline...... KÇK
Ndonjihere e ndiej veten bosh
Sjam me I plote si dikur
Sja vle mendej pas te cosh
Po peshtyva une ste lepij me kurre

@Vinjol
 

Drejtori

S'keni pa gjo akoma.... :P
E mora shoqezën përkrah,
E matmë rrugën ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diçka.
Pa zuri dita perëndoj,
Pa zuri nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.
Perse buçet, liqer i qet!
Liqer, ti ç’thua ndaj buçet!
Ç’far’ pe, liqer, mi zall te shkret?
E çasin kur e sjell nër mend,
Kur sjell nër mend, ah! atë vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend ...


aut: Lazgush Poradeci
 

N0

"H.A.T.V.N" S2. Suksese!
Nate!

Pse nata diellin e mbulon
Dhe Legen mua ma largon
Pse valle gjithe kjo ligeshti
Nje jave me mua Pse nuk rri?!

Ah kjo zemer copa copa
Qe me ben te ndihem loca
Kshu tha Lega gjithe hijeshi
Dhe forumin mbylli si stuhi.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Mos e mallko kurrë ditën tënde,
Edhe nëse ajo nuk të ka dashur!
Merre atje ku ke për të ikur,
Çoje atje ku ke për të ardhur!

Mos e shaj kurrë ditën tënde,
Edhe nëse ajo të ka zemëruar!
Merre atje ku dielli ka lindur,
Çoje atje ku s’ka perënduar!

Mos e sulmo kurrë ditën tënde,
Edhe nëse ajo të ka mashtruar,
Merre atje ku rrugën ke nisur,
Çoje atje ku ajo s’ka mbaruar!

Mos e përbuz kurrë ditën tënde,
Edhe nëse ajo të ka tradhëtuar!
Merre atje ku të gjithë të presin,
Çoje atje ku të gjithë të duan!

Një ditë gjithnjë,
Është një jetë e jetuar!


| Skënder Rusi |
 

Ivy

Pushim....
E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!
Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!
Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!
Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!
Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!
Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!
Per shembull ne shtrat s’u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!
E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!
Dritero
 

Drejtori

S'keni pa gjo akoma.... :P
VENDI QE NUK EKZISTON

Drejt atij vendi që s’ekziston po tretem e digjem
sepse me gjithçka që ekziston jam e lodhur
hëna më ka rrëfyer në germa të argjendta vendin që s’është
Vendin, ku të gjitha dëshirat tona
të përmbushura deri në fund do të jenë,
vendin ku varganët tanë do të bien
vendin ku ballet tona të plagosura do t’i njomim
me vesën e freskët të hënës.
Jeta ime qe thjesht një iluzion përvëlues,
por e kam gjetur dhe vërtet është pjesë e imja
udha e vendit që nuk ekziston
vendit që nuk është
Atje shkon ai që e dua, në kokë mban një kurorë verbuese.
Kush është dashuria ime ? Nata është e zezë
dhe yjet tremben të përgjigjen.
Kush është dashuria ime ? Ç’emër ka ajo ?
kupola e qiellit ngjitet gjithnjë e më lart
dhe një fëmijë është mbytur në brymat e pafundme
dhe s’e di përgjigjen.
Por fëmija s’është tjetër veç besim,
dhe i shtrin krahët më lart se të gjithë qiejt.
Vjen atëherë një përgjigje : Jam ai
që ju do dhe do të jetë gjithmonë dashuri.

Edith Sodergran.

________________
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Kur bie mbremja ti ulesh
e me lexon...

Buzeqesh dhe skuqesh lehte…
Fluturat turbullohen
dhe une e di qe per nje çast
heshturazi
pa fjale
me jepesh
ashtu:
ne menyren tende,
buzeqeshur,
faqet skuqur lehte,
dhe pastaj ti largohesh...
ashtu:
ne menyren tende,
heshturazi,
pa fjale,
duke me lene sperkatur me buzeqeshjen tende…

Ah, ajo buzeqeshja jote!
Parfumi im në shishen e huaj.


A. Gj. Hasani
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Didi

C'est la vie.
«Mendoj se njerezit me te mire, jane ata per te cilet ja vlen gjithmone, jane ata te cilet per fat te keq humbasin pas dashurive te pamundura, qe cmenden per dike qe nuk do t'i doje kurre, qe per te qene te lumtur e kane provuar nje ose dy here dhe pastaj kane hequr dore, sepse lumturia nuk ben per ta. Njerezit me te mire jane ata qe jane te bindur, jane ata qe nuk i besojne kurre te pares "Te dua", jane ata qe e dine se te dashuruarit nuk eshte per te gjithe dhe per nje ore dashurie do te sakrifikonin vite jete. Njerezit me te mire jane ata qe nuk ju bejne pershtypje komplimentet, nga gjinia tjeter, nga gjestet e medha. Njerezit me te mire bien ne dashuri per arsye absurde, "ndersa rrefejne, ju duket per te qeshur". Une mendoj se njerezit me te mire vuajne shume per te qene ata qe jane.»

anonim.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Arfenilla

Themelues i Forumit
Në detin e jetës kur vijnë valë dëshpërimi
Asnjëherë më shpejt nuk vjen te ndryshimi
Më shumë se shkëmbi, vala është ngulmuese
Prandaj në përplasje gjithnjë del fituese
Dy gjendje e bëjnë qenien për të shpërthyer
O mendja e hapur, o zemra e thyer
Një farë pa shiun s’mund ta gjelbërojë tokën
Një trup pa shpirt s’mund ta ndryshojë botën
Ku shpirti mungon, s’ka hare as dhimbje
Ku mendja mungon, s’ka qëllim as bindje
Rrugëtimi i secilit mbetet i arsyeshëm
Të gjithë jemi njëjtë, ama shumë të ndryshëm.
 

Ketrush

Anëtar i ri
Në detin e jetës kur vijnë valë dëshpërimi
Asnjëherë më shpejt nuk vjen te ndryshimi
Më shumë se shkëmbi, vala është ngulmuese
Prandaj në përplasje gjithnjë del fituese
Dy gjendje e bëjnë qenien për të shpërthyer
O mendja e hapur, o zemra e thyer
Një farë pa shiun s’mund ta gjelbërojë tokën
Një trup pa shpirt s’mund ta ndryshojë botën
Ku shpirti mungon, s’ka hare as dhimbje
Ku mendja mungon, s’ka qëllim as bindje
Rrugëtimi i secilit mbetet i arsyeshëm
Të gjithë jemi njëjtë, ama shumë të ndryshëm.
:emoji_writing_hand::emoji_writing_hand::emoji_writing_hand::emoji_writing_hand::emoji_writing_hand::emoji_ok_hand:
 

Sensual

Antarë i Respektuar
Dhe kur nata nga qielli te zbrese ngadale...
Dua te vi te te uroj naten e mire me puthje
e jo me fjale...
 

Ledia

🔥Shkodrane tamarrsha🔥
Këtu ku jam s’më rrihet pa të parë,
atje ku je s’vij dot se më sheh ti.
Dhe sosen netët, sosen sa ngadalë.
Dhe fluturojnë mëngjeset si veri.

Më dhe dikur shpirt e shpirt të dhashë,
dhe qysh atëherë s’po ngryset ajo ditë,
padita dhe padite, the dhe thashë,
fitova sytë e tu, humba të mitë.

Dhe duart më braktisën. “S’jemi të tuat”!
“Asaj i përkasim!” thirrën duart.
“Asaj i bindemi!” thirrën mendtë.
Mbeta kalli, krejt i yti, krejt.

Ne bëmë dhe braktisëm një çudi.
Tani në fusha bares zemërvrarë.
Atje ku je s’vij dot se më sheh ti,
këtu ku jam s’më rrihet pa të parë
 

Bebw

Boço🌞 Hilarious
Staf në FV.AL
“Recital' malsorit

O, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë - lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht - dhe në heshtje qesh.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.”
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Njerezit qe duhen duhet te takohen.
Te shihen thelle...
Te preken deri ne kocka e ne skajet nervore.
Te mbajne eren,te shkrihen,e te shijojne njeri-tjetrin...
Te futen ne universin binom,ne hyjnite e trefishta,ne absurdin demonik,bashke.
Te perjetojne.Te grinden.Te qeshin.
Keshtu,kur njeri nga te dy humbet,te mundet tjetri te qaje per mungesen.
Te mos vuajne mbi varre,per gjithcka i lejuan kohes te shkaterroje.
Te mos mundohen per perkatesine e fajesise,duke bertitur emrin qe do duhej te damkosnin ne trup ndersa jetonte....
Te kishin shkruar ne qiellin e tij "rri dhe pak akoma"...pa driten tende,nuk egzistoj....
Njerezit duhet te thone ate qe ndiejne....sa egzistojne....


Anna Tsekoura
 

Drejtori

S'keni pa gjo akoma.... :P
Dashuri e vështirë
Ti në kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s’të ka zënë,
Abazhuri mbi qerpikë ndrit
Libri nga gishtërinjtë të ka rënë.
Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe sharë
Jemi ndarë shpesh në udhëtim,
Por drejt njeri-tjetrit kemi ngarë.
Dhoma hesht e rruga larg gjëmon
Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë
Unë, ndonëse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.
Të kam pasur ëndërr çast e orë,
Ëndërr të trishtuar dhe të mirë
Po të jem vërtetë një Pitagorë
Ti je teorema më e vështirë…

Dritero Agolli
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Më mirë ti t’mos më duash si unë ty
Se s’mund ta dish ç’ti ndodh zemrës pastaj
Bëhet ajo erë, s’e ke brenda vetes aty
Dhe s’di si të rrosh, me cilën grimcë të saj…

T’mos më duash ti, si unë ty, është më mirë
Përveç në do zemrën jashtë vetes ta gjesh
Ta dish që, ta dëgjosh, është aq e vështirë
Të trokosë diku tjetër, por ti dhembjen ta ndjesh

Por si unë ty, në’ do t’më duash ndonjëherë
Ma thuaj! Nëse jo me fjalë, bëje me sy
Pa t’më shihje ta ribëja nga grimcat zemrën të tërë
Ta ndjesh më pas se si rrah vetëm për ty…

Më mirë ti t’mos më duash, siç të dua unë ty…


Besim Zymberi
 

Ajodreqia

Antarë i Respektuar
Ngado qe te shkoj
eci ditë e natë
m'pyesin zogjet e malit
nuk me lën rehat

m'pyesin ata m'pyesin
sikur nuk e din
ku shkojn Kosovaret
pse n'Kosove nuk rrinë

m'pyesin ata m'pyesin
sikur nuk e din
ku shkojn Kosovaret
pse n'Kosove nuk rrinë

Detit po te shkoj
dita mbehet natë
m'pyesin valët e detit
nuk me lën rehat

m'pyesin ato m'pyesin
sikur nuk e din
ku shkojn Ulqinaket
pse n'Ulqin nuk rrinë

Sharrit do te ngjitem
eci ditë e natë
m'pyesin zogjet e malit
nuk me lën rehat

m'pyesin ata m'pyesin
sikur nuk e din
ku shkojn Tetovaret
pse n'Tetovë nuk rrinë

m'pyesin ata m'pysin
sikur nuk e din
ku shkojn Preshevaret
pse n'Preshevë nuk rrinë

Ngado qe te shkoj
njeri i pa fat
enderrat per at'dhe
nuk me lën rehat

m'zgjojn ato m'zgjojn
e sikur e din
zemra ime me thot
dot' kthehem n'Prishtin
dot' kthehem n'Prishtin
 

Drejtori

S'keni pa gjo akoma.... :P
Te Dua
Te Dua… Ne nje menyre te pashpjeguseshme, ne nje forme te pashpjegueshme, ne nje menyre kontradiktore…
Te DUA per gjendjet e mia shpirterore, qe jane te shumta dhe ndryshojne vazhdimisht…per ato qe ti tashme i di, per kohen, jeten e vdekjen…
Te DUA me boten qe nuk kuptoj, me njerzit qe nuk kuptojne, me medyshjet e shpirtit tim, me mosperputhjet e mendimeve te mia, me pashmangesin e fatit, me komplotin e deshires, me qartesin e fakteve…
Te DUA, akoma edhe kur te them se nuk te dua, te dua, akoma edhe kur te mashtroj, nuk te mashtoj ne thelbesi, kryej plane per te dashuruar me mire…
Te DUA… pa reflektuar, me menyre te pandergjegjeshme, pa pergjegjeshme, vetvetiu, pa vullnet, instiktivisht, impulsivisht, pa llogjike… Ne te vertet nuk kam argumnete llogjike, dhe as te improvizuar, per te bazuar dashurin qe ndjej per ty… Lindi ne menyre misterioze nga asgje, magjikisht, nuk zgjidhi asgje dhe mrekullisht, nga pak, me pak dhe asgje, permirsoj me te keqen tek une…
Te DUA… Te dua me trupin qe nuk mendon, me zemren qe nuk arsyeton, me mendjen qe nuk perqendrohet…
Te DUA pa me shpjeguar pse te dua, pa me interesuar pse te dua, pa me pyetur pse te dua…
Te DUA thjesht sepse te dua, une vet nuk e di pse te dua..
Pablo NERUDA
 

Ivy

Pushim....
Një Natë Pa Gjumë
Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero' ngado që të jesh. ....
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët...
Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë...
Askush s'më ndigjon, çirren kot më kot...
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala ejote?
Kur ti këndon thonë se asht afer drita...
Por un s'besoj sonte në Çalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
më fal atë që due: gjumin dhe andm'min
e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Meriton një dashuri që të do

të pakrehur

me gjithçka dhe me arsyet që të bëjnë

të ngrihesh me nxitim

me gjithçka dhe me demonët që

nuk të lënë të flesh.

Meriton një dashuri që të bën

të ndihesh e sigurt,

në gjendje të gëlltitësh botën

kur ecën krah teje,

që ndjen se përqafimet e saj janë

të përsosur për lëkurën tënde.


Frida Kahlo
 

Bledi_Shady

finoallafine
Një Natë Pa Gjumë
Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero' ngado që të jesh. ....
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët...
Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë...
Askush s'më ndigjon, çirren kot më kot...
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala ejote?
Kur ti këndon thonë se asht afer drita...
Por un s'besoj sonte në Çalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
më fal atë që due: gjumin dhe andm'min
e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.
Shume e trishte kjo poezi e Migjenit!
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top