• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

"Vajza shqiptare"

Lauri

Anunnak
BUKURI SHQIPTARE
"Vajza shqiptare" e holandezit, Jan Frederik Pieter Portielje, emblema e atij hiri që e shenjtëron piktura, dhe e përjetëson arti

Nuk mund të idealizohej bukuria e femrës shqiptare më përsosmërisht se kaq. Asnjë adhurim hijeshije dhe blatim artistik, nuk mund ta tejkalonte këtë dlirësi hyji të sharmit dhe finesës femërore. Çdo ëndje rrëmbimi dalldisës e këtij çasti, do të ishte e denjë për këtë kumt shprehës, siç do të ishte e përligjur çdo poetikë këndimi e kësaj përkorjeje.
FB_IMG_1603908332058.jpg

Tabloja e titulluar, "Vajza shqiptare” (77.5 x 63.5 cm) e piktorit të shquar holandez, Jan Frederik Pieter Portielje, realizuar në vitin 1870, ndoshta është nga më interesantet dhe më përfaqësueset e galerisë së punëve të mjeshtrit të penelit.
Pesha meditative e modeles deshifrohet qartë, në prarimin e tendosur të gjendjes që shkreh në një ansambël komponentësh kumtues artistik. Një droje që nuk e lejon atë të shoh piktorin, ndërsa ai rreket ta nxjerrë nga imagjinata, e bën më mikluese femrën tek ajo, dhe më të përkorë fisniken që mëton kjo shprehshmëri e kulluar estetike. Impresionuese mbeten gjithashtu ngjyrat e ndezura, karakteristike për punët e piktorit, në të njëjtën kohë evidentim i elementeve të veshjes së gruas shqiptare, gruas së stolisur, gruas që dëshmon saora pragun e një solemniteti, sepse e tillë është gjithçka që tipizon kuadrin. Tiparet e portretit dhe ato fizike, bashkëshoqërojnë këtë harmoni të përsosur me veshjen, krejt atë sublime që shpreh në vetvete tabloja. E vendosur në një sfond të errët, çdo element i ngjyrave të ndezura dhe dritës, plazmon duke mos lënë asgjë të hirit të kësaj bukurie të dlirë të shterrojë.
"Vajza shqiptare" e holandezit, Jan Frederik Pieter Portielje, është dhe do të mbetet një emblemë e asaj bukurie që e shenjtëron piktura, e përjetëson arti.
Albert Vataj
 
Ka shume mundesi qe kjo muza e ketij piktorit te kete qene e sapomartuar, maks 6 muaj, se kaq engjellore sa duket kjo vetem femrat e sapomartuara shqiptare mund te jene🤣😝
 
Private conversations
Help Users
    Top