• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vaji shërues”, vlerat fantastike të dafinës, si ta përgatisni dhe konsumoni

Hera

Moderatorë

“Vaji shërues”, vlerat fantastike të dafinës, si ta përgatisni dhe konsumoni



Dafina është një erëz, lavdia e së cilës nuk shuhet kurrë. Me plotë të drejtë gjethet e saj kanë simbolin e lavdisë dhe vlerësohen anë e mbanë botës.

Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por ato kanë fuqi jashtëzakonisht të mëdha shëruese. E kur këto fuqi bashkohen me vlerat e vajit të ullirit, ajo që përftohet është një kurë fantastike shëndetësore.

Përpara se të flasim për këtë kurë, le t’i hedhim një sy vlerave kryesore të gjethes së dafinës.
dafine01-750x500


Gjethja e dafinës është efikase kundër dhimbjeve. Dafina qetëson sistemin nervor.

Gjethet e dafinës stimulon djersitjen. Kjo bimë forcon sistemin imunitar. Gjethja e dafinës përmirëson mirëqenien mendore.

Si Të Përgatisni Vaj Ulliri Me Gjethe Dafine

Këtë kurë mund ta përdorni për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve.

Përbërësit:

60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata

500 ml (dy gotë) vaj ulliri

Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë

Udhëzimet:

Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës.

Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri.

Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.

Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme.

Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër.

Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.

Si Përdoret Vaji Shërues

Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin.

Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit.

Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës.

Dhimbja do të ikë brenda pak kohe.

Si Mund të Pihet

Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin.

Mund të konsumoni një lugë gjelle në mengjes esëll për 30 ditë.

Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme.

Vlerat Fantastike Të Vajit Me Dafinë

Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.

Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin.

Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.

Këtë vaj mund ta përdorni edhe si një locion natyral për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza./

AgroWeb.org
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Mbaj mend para disa vitesh e ktheva shtepine ne farmaci vajrash hahaha i beja vete...
Vaji kanelles shume i mire per floket...vaji rozmarines gjithashtu...vaji i specit djeges...
Per floket perdorja vajra bimore qe i beja vete...
Vaji karrotes per lekuren...vaji kamomilit...
Kur te gjeje kohen them t'iu kthehem prap...
 
Top