• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Uthulla e mollës, shëruese nëse përdoret për çdo ditë.

PiNkY

Anëtar i Nderuar


Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve të fytit, tretjes së çrregulluar, metabolizmit dhe qarkullimit të dobët të gjakut dhe, gjithashtu e ruan linjën e trupit

* Kundër lodhjes kronike duhet përzier tri lugë të vogla me uthull molle me një filxhan me mjaltë dhe masa e fituar të vendoset në kavanoz. اdo mbrëmje para fjetjes të konsumohen dy lugë të vogla të kësaj përzierjeje. Përveç kësaj, ekziston edhe një mënyrë tjetër e konsumimit. Një lugë e vogël me uthull mund të qitet në një gotë me ujë dhe të pihet gjatë kohës së drekës.

* Kundër dhimbjeve në nyja gjatë natës duhet t’i mbështillni vendet me dhimbje me pëlhurë, të cilat janë lagur mirë me uthull të mollës. Mbi të e vendosni një stof të leshtë, Përveç kësaj, gjatë secilës shujtë duhet pirë një gotë ujë, në të cilën janë përzier dhjetë lugë të vogla me uthull molle.

Për humbje të peshës për çdo mëngjes në lukth të zbrazët, duhet pirë një gotë ujë një deri në dy lugë të vogla me uthull molle. Ose, gjatë secilës shujtë të pini një gotë ujë me dy lugë të vogla me uthull. Tretmani zgjat dy muaj, ndërsa humbja e kilogramëve arrihet për shkak se uthulla e mollës ndikon në djegie më të shpejtë të indeve të tepërta yndyrore.

* Kundër venave të zgjeruara për çdo mëngjes dhe mbrëmje, lëkurën mbi venat e zgjeruara duhet ta fërkoni me uthull të pastër molle. Përveç kësaj, duhet që edhe dy herë në ditë ta pini nga një gotë ujë me dy lugë të vogla të uthullës. Terapia zgjat një muaj.
/zone24/
 
Top