• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ushtrimet që ju ndihmojnë të dobësoheni, pa shkuar në palestër

Hera

Moderatorë
Ushtrimet që ju ndihmojnë të dobësoheni, pa shkuar në palestër

Dëshironi të humbni peshë por nuk keni kohë apo financa të mjaftueshme të shkoni në palestër? Ose ndoshta thjesht nuk ju pëlqen të shkoni në palestër? Epo ka disa mënyra tjera se si mund të humbni peshë pa pasur nevojë të shkoni në palestër.


Trajneri personal Elliot Upton ka treguar katër këshillat më të mira që ju ndihmojnë të humbni peshë.

Ecja

Ecja është mënyrë e mirë për të humbur peshë – është falas dhe efikase. Trajneri personal beson se ecja dhe aktivitetet e përditshme, siç janë punët e shtëpisë dhe luajtja me fëmijët nënvlerësohen kur bëhet fjalë për humbje të peshës. Humbja e peshës nuk ndodh vetëm kur shpenzoni 30 minuta në shirit vrapues dhe pastaj ta kaloni tërë ditën duke qëndruar ulur. Elliot rekomandon të filloni me pak dhe pas një kohe të shkurtër të mundoheni t’i bëni 10,000 hapa në ditë.

Dieta

Fatkeqësisht nuk mund të humbni peshë nëse konsumuar më shumë kalori sesa digjni. Trajneri rekomandon vakte që kanë sasi të larta të proteinave, por që kanë pak kalori dhe janë të mbushura me vlera ushqyese.

Ushtrimet e rezistencës

Elliot beson se ushtrimet e rezistencës, të paktën tri herë në javë, janë të domosdoshme. Ai thotë se këto ushtrime ju ndihmojnë ta përmirësoni masën muskulore, të digjni yndyrë, të rritni shkallën metabolike dhe të përmirësoni kontrollin e sheqerit në gjak. Ushtrime të tilla që mund t’i bëni në shtëpi janë squat, ngritjet në hekur, pompat, plank, etj.

Ushtrimet HIIT

Elliot rekomandon ushtrimet me intervale të intensitetit të lartë sepse kanë shpenzim më të lartë të energjisë sesa ushtrimet më të lehta. Ai rekomandon të bëni ushtrime të tilla dy-tri herë në javë, ndërkaq programin që u rekomandon është ky:

– 20 sekonda vraponi sa më shpejt që të mundeni

– 60 sekonda ecni ngadalë, merrni frymë dhe rikuperohuni

Këtë përsëriteni 10 herë dhe pusho më pak se 15 minuta. Çdo javë shtoni një raund ekstra për të sfiduar trupin dhe për të rritur shpenzimin e energjisë.

Burimi / telegrafi.com












 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ecja dhe ushqimet e shendetshme,jo diet ama,jane armet e mia per nje trup sportiv dhe te rregullt.
Mendoj qe jane dy nder elementet baze per nje trup te shendetshem.
dietat e sidomos ato ekstreme jane katastrof per trupin.
Trupi njerzor ka nevoj per tera llojet e ushqimeve,mjafton t`jene me mase dhe sasine e duhur.
 
Top