• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ushtrime kundër kancerit në zorrë të trashë

cent

Banned
TIRANE-Mjekët dhe shkencëtarët paralajmërojnë se me ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit dhe duke bërë ushtrime, mund të parandalohen rreth 70% të rasteve me kancer në zorrë të trashë!



Ecja e përditshme, vrapimi, noti, ushtrimet e thjeshta si dhe rregullimi i shtëpisë, mundet ta pakësojnë rrezikun për shfaqjen e kancerit në zorrë të trashë, pohon dr. Christine Friedenreich nga agjencia Ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit në Francë (IARC), udhëheqëse e ekipit të shkencëtarëve ku kishin marrë pjesë 413.000 njerëz nga dhjetë vende evropiane.

Gjatë studimit ata kanë zbuluar se njerëzit që më së shumti kishin bërë ushtrime, kishin ulur rrezikun nga kanceri në masën 22%, ndërsa nga lajmërimi i tumorit në anën e djathtë të zorrës së trashë në masën 35%. Më së shumti dobi nga ushtrimet kishin njerëzit me peshë mesatare.

Ky studim ishte kryer pikërisht për shkakun se në vendet e zhvilluara këto janë llojet më të shpeshta të kancerit. Sipas të dhënave, çdo vit diagnostikohen më shumë se 940.000 raste të reja ndërsa që vdesin rreth 492.000 e të prekurve.

/d.b
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Ushtrime kundër kancerit në zorrë të trashë

Po ashtu dhe ushqimi eshte i rendesishem per parandalimin e ketij lloj kanceri
-JO ushqime me shume erreza (pikante)
- JO mish ne sasi te madhe
-JO ushqim pa fibra.

(gjithsesi keto jane vetem disa vecori, sepse nje ushqim i shendetcem eshte i duhur per nje jete te shendetcme)
 
Top