• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ushqimet qe pastrojne mushkerit nga duhani.

PiNkY

Anëtar i Nderuar


Nëse jeni duke pirë duhan, përpiquni të paktën të reduktoni rrezikun sëmundjet që shkakton. Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat dhe kështu mund të reduktoni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve.

Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga karcinoma në botë dhe nga ai më së shumti sëmuren duhanpirësit. Për këtë arsye mjekët u rekomandojnë të gjithë duhanpirësve të lënë duhanin.

Lista e ushqimeve që mund t'ju ndihmojnë të pastroni paksa mushkëritë:

1. Misri i ëmbël
Ky ushqim përmban beta-kriptoksantinën, për të cilën pohohet që mbron mushkëritë nga karcinoma, sepse paraqet antioksidant të fortë.

2. Seleni
Ky është antioksidant i fuqishëm i cili mund të gjendet në llojet e ndryshme të peshkut si, salmoni dhe merluci, por edhe në mishin e qengjit, vezë dhe drithëra.

3. Qepa
Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Te personat që tashmë kanë karcinomë parandalon rritjen e qelizave të reja.

4. Xhenxhefili
Një tjetër mjet i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen.

5. Portokajtë
Përveç se janë burim i pasur i vitaminave, portokajtë po ashtu përmbajnë edhe kriptoksantinë, për të cilën tashmë u tha që ka veprim parandalues kundër kancerit të mushkërive.

6. Hithrat
Kjo bimë e gjelbër është e pasur me hekur dhe është mjet shumë i dobishëm për detoksikim të mushkërive dhe luftën kundër infeksioneve.

7. اaji nga halat e pishës
Ky çaj më së shpeshti shërben për shpëlarjen e fytit dhe gojës. Megjithatë mund jetë aleat i mirë në luftën kundër kancerit të mushkërive.
Duhet të dini që nuk mund të pastroni tërësisht mushkëritë nëse i konsumoni këto ushqime. Por të paktën mund të liroheni nga toksinat në një masë të caktuar. /ballkanweb/
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Ushqimet qe pastrojne mushkerit nga duhani.

Pervec qepes, qe se kam qejf, te tjerat jane te pranueshme.

Kurse kete "اaji nga halat e pishës" se di ca eshte, as e dija qe ka nje caj te tille.
 

Kila

VIP
Titulli: Ushqimet qe pastrojne mushkerit nga duhani.

un spi duhan po qenka me e pi qe te justifikoj ngrenjen e qepes se me shijojn shumee vetem se ta shpif era :D
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Ushqimet qe pastrojne mushkerit nga duhani.

Po me e lene duhanin fare :O :p
 

Bellatrix

Love , Peace & Happiness
Titulli: Ushqimet qe pastrojne mushkerit nga duhani.

vallai 1 tave dheu kisha qef tani..
 
Top