Ura trampolinë në Paris

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
ura-paris.jpg
Një urë e re krejtësisht e veçantë u inagurua te premten në kryeqytetin e Francës, Paris.

Një urë trampolinë, ajo lejon të gjithë ata që do të dëshirojnë, që të kalojnë lumin e Senës në një mënyrë krejtësisht origjinale.

E ndërtuar me rastin e një aktiviteti sportiv, ura do të jetë e disponueshme për të gjithë parizienët për disa ditë me radhë gjate tetorit.

ura1.jpg


E ndodhur pranë qendrës dhe Kullës Eiffel, trampolina do të qëndrojë mbi disa platforma gome të palëvizshme, ndërsa do të ketë një diametër prej 30 metrash, përreth kalimit qëndror.

Për projektuesit, aventura nuk do të përbëjë asnjë rrezik, pasi nuk ka asnjë gjasë që kalimtarët të bien në lumë. /tch

ura2.jpg


Do ju pelqente te kalonit mbi kete ure?
 

Endrra

VIP
Titulli: Ura trampolinë në Paris

ahahaah .sa qejf :)


e kush tjeter do te kishte kesi idesh ,,pervec se francezet :)


Fjala e rendomte : a do kalonit? merr kuptim kejt tjeter. Me sakt, a do hidheshit pupthi mbi kete ure? :p
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Ura trampolinë në Paris

une do kisha nejt ne nje qoshe tu pa grat me fustana tu u hell :p :p
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Titulli: Ura trampolinë në Paris

Kjo po qe esht ide Brilante. SUPER!
 
Titulli: Ura trampolinë në Paris

Po ai lumi i thelle eshte? :p
Hmmm nuk besoj se perjashtohet rreziku i hedhjes direkt e ne lume jo ne trampolinen tjeter :p
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Ura trampolinë në Paris

Po ai lumi i thelle eshte? :p
Hmmm nuk besoj se perjashtohet rreziku i hedhjes direkt e ne lume jo ne trampolinen tjeter :p

Eshte i thelle, aq kohe sa kalojne anije turistike gjate tij.
Por nqs thuhet qe kane mare masa, sdo i lene njerzit te mbyten.
Mua do me pelqente ta provoja.
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Ura trampolinë në Paris

Kjo ura prish ate pamjen romantike qe jep Tour Eiffel nese me perpara lumi reflektonte tani ja ze kjo ura. Kot sa per te harxhuar leket eshte bere kjo..
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: Ura trampolinë në Paris

Duke pare foton pyes veten si mundet te kalojne mjetet lundruese poshte asaj ures se duket sikur s'ka hapesire te mjaftueshme. Por ide e bukur, sa keq qe nuk qeka aty perhere ta kishim provu njehere.
 

cent

...Lontano
Titulli: Ura trampolinë në Paris

wow shum gje e bukur.Un do kaloja me qejfin me te math :D
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Ura trampolinë në Paris

Duke pare foton pyes veten si mundet te kalojne mjetet lundruese poshte asaj ures se duket sikur s'ka hapesire te mjaftueshme. Por ide e bukur, sa keq qe nuk qeka aty perhere ta kishim provu njehere.

Ne te gjitha fotot, eshte nga nje anije duke ardhur. Ma ha mendja qe e kane mare parasysh dhe kete detaj.

Mbase do kesh rast here tjeter, ta provosh:)
 
Top