Une jam kjo.

Te flasim pak per veten,kush jemi si jemi,cfare pelqejm cfare nuk pelqejm,cfare duam ,cfare nuk duam...cfare synojm ne jet te kemi etj etj..

Un jam Arfenilla .( ktu ne forum kam zgjedh ket nofk,marr nga emri i nje fshati tek ni roman)kete emer dot deshiroja ta kisha me te vertet,por mendoi nje dite vajzen time ta pagzoi po me kete emer.
E dua jeten me me pak sfida,nuk i friksohem shum sfidave ,po me shum panikut se ja krijoi vetes.Jam e hapur dhe shum e cilter.ndihem mir kur ndimoj tjeret edhe nese nuk i njoh por vetem hallet e tyre me prekin shpirtrisht.
Jam transparente,ju besoi njerzve deri ne ate pik kur dua ti vlersoi.nese me zhgenjejn njhere mbyll kapitull me ta.E kam ne gjak humanizmin.
I dua dhe bej shum per femijet...kujdesem dhe jap shum meshir dhe dashuri per te moshuarit.
Me merzit vetja kur e kuptoj se kam fol shum,(pa lendu dike,por vetem pse nuk me plq te flas shum)jam temperamente here pas here,mvaret ne raste kte mundohem ta largoi tek vetja,I vlersoi dhe i kam zili njerzit e qet,te matur dhe qe meson shum nga ta.
E dua leximin...me plq te mesoi gjuh te huaja.mendoi nje dite te marr nje udhtim per ne shum vende dhe ate dua me tren.
dhe kembe kam deshir ti kaloj bjeshket.sa qef te bej gjumin ne kampingje☺️
mbaje shenim per cdo gje(ktu e kemi me gjene nga gjyshi,babi ,vllezerit , motra dhe tani une.
Koh te lir thujse nuk kam fare.jo se nuk munde te
kem, me pelqen jeta ne levizje..dhe punen
Plq dokumentar te shikoj me terheq historit e popujve te ndryshem..dhe filmat aksion romantik dhe nga pak humoristik..tenisin kam hobi gjerat krative , ngapak skulptur dhe te shkruaj tek tuk kur me vjen inspirimi☺️Jam “manjake” ne higjen🥶
Fotografija me ben shum pershtypje dhe nuk ka dite se nuk nxer diqka ne foto..
Me fascionon pa mas natyra ..me terheq fotografija pa korniz.
Mendoj nje dite te hap ni biznes personal,siq kishte babi im.(kte e kam deshir qysh femij)
Kerkoi shum falje te zoti..jam shpirt besimtarje
Lutem shum ,jap shum nga vetja po nuk marr aq.
Me gjith njerzit mund te gjej nje gjuh komunikim, perveq me injorantin.
Pranoi kerkim falje..ama vet e kam te veshtir te kerkoi falje..jo per gje,por mundohem te mos i sjell gjerat ne ate pik,sa te trokas tek porta e tjetrit per kerkim falje..
me shum me plq te me lendojn se un ti lendoi.
I vlersoi njerzit e sinqert .
E urrej veten pse jam me komplekse,perfek nuk ka, dhe kte ja them vetes shum here ..por 😔
Bej shum per miq.. jam komunikative por nuk plq te familjarizohem me njerz se nuk i njoh ne jeten reale..i dua i vlersoi por dua ta ruaj privatsin te te dy palve.merzitem kur humbas miq .edhe pse kudo se shkoj bej miq😄
E kam te veshtir te bind veten pse nuk jan me?! me kote kerkoi shume Psehe!?!?
Merzitem shum kur vdekja me rremben njerzt e afert..kohen e fundit vdekja muar djalin e halles time,me te iku dhe nje pjes e babit tim dhe kjo me ka merzit aq shum saqe akoma nuk e kam marr veten mir.
Sa shum dhemb ndarja fizike..

E dua te bukuren kudo.por nuk e nenqmoj ase te dopten..nuk beje diskriminime per klasa .
Nuk kam ndonje ushqim te preferuar(edhe pse me njohin per kuzhinjere te mir)
Asnje pije nuk me shijon me shum se uji.
Pranvera me plqen jashte mase..dimri vetem kur ka bore.
Pelqej familjen e madhe dhe me shum femije..
Nuk mendoi asnjhere te jem e barabart 100%me gjinin e kunder..
Qetsin shpirtrore e gjej vetem te Zoti.shum gjera ne veten tim kan ndryshu nga koha kur jam udhzuar..tani i shoh gabimet dhe merzitem per ndonje gabim te pa menduar mir..jo se nuk bej tani gabime por tani mesoi shum nga gabimet..
Kam dy dhurata nga dy mike njera polake dhe tjetra gjermank se i ruaj me shum dashuri..
Bej shum dhurata dhe mundohem ne max ti knaq coft edhe me nje shenim.

Pra ,kjo jam un pak a shum🙂





Po ti cili/cila Je?
 
Redaktimi i fundit:
Loverboy

I lindur ne Prishtine, sikurse i ati im i ndjere. Kam zgjedhe kete nickname nga nje film qe nuk mbaj mend. Emailen e pare e kam hapur para 20 viteve, dmth ne vitin 2001. Puna ime e pare ka qene perkthyes me KFOR-in Irlandez, Anglisht-Serbisht-Shqip, ne turnin e nates, menjehere pas perfundimit te luftes ne Kosove. Gjate luftes kam qene refugjat ne Maqedoni. Intervisten e pare ne gjuhe angleze e kam dhene ne kampin Stenkovac 2 ne Maqedoni, per BBC.
Jam cun hazdreti. Kam ditur shkrim e lexim qe kur isha 6 vjec, nje vit para se t'futem ne klase te pare. Si femije, kam qene me floke kacurrele dhe goxha sherr. Me quanin TARZAN, per shkak te flokeve t'gjata e kacurrele qe sipas tyre i perngjaja Tarzanit te vogel. Ngacmoja gocat e mahalles, por edhe ato me ngacmonin. Mbaj mend mora 4 goca, kisha 7 vjet, i solla ne shtepi. M'pyeti nena: Perse i solle? I thash: Keto jane grate e mia 😄

E kam dashur futbollin qe nga vegjelia. Kampionatin e pare boteror e kam pare dhe e mbaj mend, ate te vitit 1994, ku edhe Roberto Baggio humbi penalltine. Qe nga ai vit, kam qene dhe jam akoma edhe tifoz i Real Madridit. Me pelqen edhe loja e shahut. Kam qene kampion ne gara te shkollave te mesme te organizuara ne Prishtine. Pervec dashurise ndaj fese dhe studimeve fetare, e kam dashur dhe me ka pelqyer gjithmone Psikologjia, Arkeologjia dhe Astronomia. Njeren nga keto e kam pasur enderr ta studijoje, por nuk arrita, megjithate nuk dorezohem akoma.
Me pelqejne debatet, por urrej debatet me njerez qe nuk kane lexuar dhe te kundershtojne ne cdo gje pa fakte. Jam tip i qete ne jeten reale, pothuajse tere diten e kaloje me shaka. Edhe kur jam i merzitur, buzeqeshi dhe i bej qejf vetit saqe askush s'mund ta kuptoje se s'jam ne terezi.
Nuk me pelqen t'i merzis te tjeret me hallet e mia, pervec shoqerise se ngushte qe dine shumecka per mua dhe une per ata. Kam nerva ta degjoje dike deri ne mengjes, sidomos nese ka ndonje hall dikush. Qaj shume rralle, ndoshta 1-2 here ne vit. Kam qene dhe jam akoma fans i video lojerave online. Viteve te fundit merrem me rrjete sociale, ku edhe eshte puna ime tash e 5 vite. Jam nder chatistet me te vjeter ne Prishtine, po me kete nofke. Shoke kam shume, por te kategorise se ngushte shume pak, ndoshta i numeroje me gishterinje. Me pelqen te krijoje shoqeri te re.
Me pelqejne dokumentaret shkencore dhe historike. Enderra ime ne sirtar eshte vizita e Qabese se shenjte, si dhe vizita e Spanjes, per shkak te historise islame qe ka (Andaluzia perpara).
Sinqeritetin e dua, dhe e kam pike te dobet. E dua thjeshtesine aq shume saqe njeriu mund te ma fitoje zemren dhe respektin vetem me thjeshtesi. Pelqej poezine, shkruaj ndonjehere. Muzike ndegjoj rralle, s'kam shije te vecante, krejt varet nga humori qe kam.
Enderroj ta shetis boten, e dua meditimin. Me pelqen nata, qendrimi zgjuar naten. Lexoj naten, meditoj naten, planifikoj dhe cdo gje naten pothuajse. E dua me shume malin se sa detin. Me pelqen romantizmi, jam manjak i saj. Me thone i ke syte e pisit, e kurre se kuptova pse?
Hetimet vazhdojne...
 
@Monique @ZHIGO @LeVoyageur @Marla @Loverboy @Yara @Ledia @Desa
Se pse u bera melankolike tashi.. hecni se du me ju lexu edhe ju rreth vetes tuaj. Mos me leni vetem! :)

Kënaqësia ime 🤗😘

“Unë Jam, dy nga fjalët më të rëndësishme. Fjalë që kanë aftësinë të krijojnë një momemt, ose ta shkatërrojnë atë brenda dy sekondave”

Ajo që ti vë pas këtyre dy fjalëve, e formon realitetin tënd. Formon gjithashtu fillimin e një itinerari, ku ai/ajo që ti bëhesh, thjeshtë është një udhërrëfyes drejt dritës apo erësirës.
Sipas Nietzsche, filozofia ka tendencë të harrojë se njeriu nuk është vetëm një qenie racionale, por në thelb, edhe një kafshë me akte veprimi dhe nevoja.
Sa përputhshmëri ka mes kësaj qenie racionale dhe kafshës, me prapashtesat e Unë Jam, mbetet për tu diskutuar.


Unë Jam Empate.
Mbase kjo bie ndesh me të qenurit qenie racionale (e bazuar në arsye e jo në ndjenja), por gjithësesi ka qenë ufhërrëfyese në krijimin e identitetit tim. Mbase ishte edhe një nevojë shpirtërore në aktveprimet me bazë empatie. Të vësh veten në vend të palës tjetër nuk është vetëm e lindur, apo e fituar nga edukata. Ta mëson edhe jeta, gjatë vetëreflektimeve që i bën në një situatë përkatëse.
Mbase bie ndesh edhe me pjesën tjetër utilitarike/filozofiko-morale, që poashtu është prapashtesë e Unë Jam. Sepse empatia fokuson në një person/detaj të vetëm, krahas ‘më shumë lumturi për më shumë individë’.
Kjo tregon se nuk jam e përsosur. As atëherë kur dua edhe të mirën e të tjerve, e jo vetëm të vetes.
Pastaj, jo domosdosmërisht do lejoja të bie në kategorinë KAM, nga vetë fakti se më udhëheq qëndrimi personalist Sheler-ian “amo, ergo sum”.
Kjo ishte sa për fillim se kush jam 😁
 
Do shkruaj vetem qe te vijne dhe te tjeret pas meje :)
Ca te thote Behluli per veten mo amooon..
Qe i lej gjerat per ne fund dhe perfundoj duke e gdhire me mbaru dorzimet?
Apo qe harroj shume?
Apo qe qaj shume?
Apo qe qesh shume? apo qe ja bej nojhere qesh e qa bashke?

nejse, ja serioze :

Jam SoulMind. E kam gjetur kete emer perfekt per veten time, saqe jemi bere 1sh! Mua me udheheq zemra kryesisht, por dhe mendja me shume se te mendoj, ajo ndjen. Keshtu mbeta SoulMind e perhershme!

Jam natyre e qete, POR, me ngel hatri shpejt. Kam qef brenda mundesive tjetri te thote fiks ate qe kam ne mendje une, dhe ashtu sic dua une. Dua te arrij gjera te medha ne jete, por edhe kam frike te hedh hapa shume. Kam nevoje per dike qe te me thote: Mund ta besh! dhe ne fakt, po pata kete ze me vete vertet qe s'kam frike nga asgje!
Nuk jam shume tip "gru shpie" me sajdisje, gatime, punera.. haha. Po te kisha mundesi do merrja 1 sanitare dhe 1 guzhiniere ti gjej t'gjitha punet e gjellen gati.
Vdes per embelsira, dhe fatkeqsisht s'jam ne peshen ideale, ndonese nuk e tregoj ne trup. Lol
I dua shakate, por me karar. Me pelqen afrimiteti, por dhe distanca. Te mos kalohet kufiri. :)
Jam shume sociale, dua miq e mikesha rreth vetes sepse tek to arrij te gjej edhe energjine qe ata mendonin se nuk e kane!
Nuk largohem kurre e para nga 1 shoqeri, Fal, fal, fal dhe kapem tek e mira qe m'ka bere tjetri.
Urrej sharjet dhe fjalet banale! Nuk i perdor kurre!
Nuk paragjykoj asnje gabim, te askujt sepse jam plot me gabime te miat(te vogla e te medha).
Largohem nga debatet e kota, por jo kur duan me me bere per budall. Aty i shkoj deri ne fund e sy per sy!
Kam enderr qe 1 dite te lej gjurme si Zaha Hadid, por nuk e besoj se do e arrij ,pasi jam thjesht arkitekte me aftesi mesatare. Megjithate une perpiqem te jap me te miren time ne cdo gje.
I dua grate e forta! Grate qe jane te zonjat e vetes, qe shkollohen dhe ndihmojne njera tjetren. Nuk kam xhelozi e smire. Edhe nqs nenvetedijshem e ndjej se po xhelozoj dike, direkte bej autokritike dhe reflektoj mbi ate qe une besoj: Se kjo toke eshte e gjere per te gjithe. Dhe cdo njeri merr ate qe ka per pjese dhe qe meriton.
Kam hobi poezine, foton dhe pikturen dhe kam investuar kohe ne to.
Nuk me pelqen vetja! (e di qe nuk e beson askush, por eshte e vertete)
Zoti me ka dhene shuume te mira rreth e rrotull, s'me ka braktisur kurre, as kur une e kam harruar totalisht Ate.
Cdo gje te mire ne jete, cdo "arritje" e kam vec prej Atij. Cdo e keqe qe m'ka ardhur ne jete e kam vec prej gabimeve e zgjedhjeve te mia.
Kete e besoj me shpirt!

keshtu dmth :)

Ah se mos harroj, jam 19 vjec! dhe do jem perhere aq! (ne endrrat e mia sigurisht)
Nice bio Soulinke :p
 
Kënaqësia ime 🤗😘

“Unë Jam, dy nga fjalët më të rëndësishme. Fjalë që kanë aftësinë të krijojnë një momemt, ose ta shkatërrojnë atë brenda dy sekondave”

Ajo që ti vë pas këtyre dy fjalëve, e formon realitetin tënd. Formon gjithashtu fillimin e një itinerari, ku ai/ajo që ti bëhesh, thjeshtë është një udhërrëfyes drejt dritës apo erësirës.
Sipas Nietzsche, filozofia ka tendencë të harrojë se njeriu nuk është vetëm një qenie racionale, por në thelb, edhe një kafshë me akte veprimi dhe nevoja.
Sa përputhshmëri ka mes kësaj qenie racionale dhe kafshës, me prapashtesat e Unë Jam, mbetet për tu diskutuar.


Unë Jam Empate.
Mbase kjo bie ndesh me të qenurit qenie racionale (e bazuar në arsye e jo në ndjenja), por gjithësesi ka qenë ufhërrëfyese në krijimin e identitetit tim. Mbase ishte edhe një nevojë shpirtërore në aktveprimet me bazë empatie. Të vësh veten në vend të palës tjetër nuk është vetëm e lindur, apo e fituar nga edukata. Ta mëson edhe jeta, gjatë vetëreflektimeve që i bën në një situatë përkatëse.
Mbase bie ndesh edhe me pjesën tjetër utilitarike/filozofiko-morale, që poashtu është prapashtesë e Unë Jam. Sepse empatia fokuson në një person/detaj të vetëm, krahas ‘më shumë lumturi për më shumë individë’.
Kjo tregon se nuk jam e përsosur. As atëherë kur dua edhe të mirën e të tjerve, e jo vetëm të vetes.
Pastaj, jo domosdosmërisht do lejoja të bie në kategorinë KAM, nga vetë fakti se më udhëheq qëndrimi personalist Sheler-ian “amo, ergo sum”.
Kjo ishte sa për fillim se kush jam 😁
Pse shkruan kaq bukur ti?!!!! 😍
 
Top