• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

infinito

Anëtar Aktiv
Një ditë po bisedoja me gruan se ku do t'i bënim pushimet. Vajza jonë e vogël, na dëgjoi ndërsa luante dhe u gëzua shumë kur mësoi se do të niseshim së shpejti për pushime. Nënë e bijë, pa fshehur entuziasmin përmenden, menjëherë çështjen e biletave për në Greqi, sepse Turqia nuk ishte një opsion i mirë këtë vit. Trazira atje e ku di unë
Filluan të bënin krahasimet me njëra tjetrën ku ishte në mirë plazhi dhe ushqimi dhe në fakt buzëqeshja dhe gëzimi i tyre shtangu kur u përmend një emër që ato se kishin dëgjuar. Këtë vit mendoj që të shkojmë për pushime në Shqipëri - u thashë. Me ka sugjeruar Dima, një mik i imi. Thotë se është shumë bukur në jugun e këtij vendi. Ka plazhe të mrekullueshëm, natyrë e bukur, ushqim të mirë dhe njerëz mikpritës.

Pas një "Ok" të rrëmbyer dhe të çuditshëm mes nesh, nisëm të diskutonim datën se kur do të niseshim. Fillim gushti ishte varianti i duhur dhe ashtu bëmë. Biletat, në xhep, disa çanta ngarkuar plot dhe u nisëm drejt vendit me bukuritë e paramenduara. Mbërritëm dhe lumturia na pushtoi të treve edhe pse ishim lodhshëm nga fluturimi, kur pamë mrekullinë e natyrës, e cila bashkonte malin dhe detin në të njëjtin vend.
Të tre ishim të surprizuar e kjo jo për shkak të detit ngjyrë blu të thellë, por për malet që hasëm rrugës, sepse në qytetin ku jetojmë, nuk kemi male, madje Rusia është një vend kryesisht pa male dhe kjo na mahnit, sepse kishim parë diçka që nuk e kemi në vendin tonë. Mbërritëm në hotelin e rezervuar. Nuk ishte saktësisht ashtu siç ne dëshironim të ishte, siç ishim mësuar në Greqi, apo Turqi ku të bardhës i thonë të bardhë e të zezës i thonë të zezë. Diçka tjetër kishim paramenduar dhe diçka tjetër doli në realitet.
Bënte çudi fakti që kërkoje tjetër gjë dhe të sillnin diçka të përafërt me të ose të ndryshme por që të thonin se kjo është ajo që kërkove. Por qejfi që ishim tashmë zyrtarisht me pushime e mposhtte zhgënjimin e gjërave si këto, apo të tjerave që këtu ishin të zakonshme, si ikja e energjisë herë pas here, britma e zhurma pranë dhomave ku pushonin, çmime të ndryshme nga ato që shkruheshin në menu etj. Po ç'rëndësi kishin këto në fund të fundit, ne na pëlqente mali i Llogorasë sikurse quhej. Por ne fakt me gëzimin dhe dëshirën e malit ishim buzë detit.
Nuk donim të humbnim asnjë çast nga rrezet e diellit të artë dhe të tre nxitimthi ja behëm në shezlonë. Ajo pasdite e parë dhe dita pasardhëse kaluan mrekullisht mirë. Det dhe diell për ne është mrekullia vetë. Në ditën e tretë mëngjesi na gjeti herët në bregdet me Natashën, gruan time dhe Mashën, vajzën time të vogël.

I ri, kisha qenë disa herë pretendent për medalist në not, me skuadrën e shkollës, e pastaj në ushtri, por zhytja ishte ajo që më pasiononte në ujë. Vesha lopatat dhe u futa në det me lutjet e Mashës për ta marrë me vete. I thashë këtë herë do të qëndrosh me nënën tënde dhe herën tjetër do të të marr të lahemi bashkë. E zhgënjyer disi, ajo më ndoqi me sy ndërsa hyja në det.

Një motor uji me një djalë që e drejtonte më shoqëroi për një copë herë në det, ndërsa unë notoja dhe ai bënte zig zage, si ato të një shpendi, që në pamundësi për të folur bën lëvizje të çuditshme në ajër për t'i rënë në sy femrës që dëshiron të çiftohet. Këtë pasazh e kisha parë në dokumentarë dhe m'u asociua aty për aty me "djalin shpend", që megjithë zhurmën dhe mozaikun e lëvizjeve që bënte me motorin e tij të ujit, nuk ja doli të tërhiqte vëmendjen e dikujt në breg, përveçse shtoi trysninë dhe rivalitetin mes gjinisë dhe shpejt u bënë tre "shpendë" të tillë deti.

Unë vazhdoja penetrimin tim ujor ndërsa ata performancën e çuditshme. Pasi kisha notuar një copë herë, Natashën dhe Mashën, nuk i shquaja dot më me sy ndoshta dhe ato mua. Ishim ndarë për pak në një farë mënyre dhe ndërsa sytë rendin mes ujit të kristaltë për të parë mrekullinë e tij të brendshme një zhurmë e fortë dhe që afrohej me shpejtësi kumboi veshët e mi.

Nuk pata kohë të mendoj nëse ishte një motoskaf, apo një motor uji nga ata që kisha lënë pas më parë, por ndjeva se diçka më kaloi sipër dhe pata një ndjesi sikur thikat mu futen në trup dhe një pjesë e fortë me goditi fort në kokë. U përhumba për një çast por uji i ftohtë më kthjelloi mendjen për të kuptuar se isha në probleme të mëdha fizike dhe pamundësi për të bërë ndonjë lëvizje. Jeta më kaloi në pak sekonda si një film me xhiro të shpejta në trurin tim, që po fikej sërish për të mos u ndezur më.

Doja vetëm t'i thoja ca fjalë Natashës, por nuk ishte aty, doja të puthja për herë të fundit Masën, por nuk e mora me vete. Mes përhumbjes se vetëdijes dhe realitetit dëgjoja zëra por nuk ishte, as Natasha, as Masha. Doja gruan dhe vajzën time t'i thoja vetëm më falni që ju solla këtu, për t'ju lënë vetëm përgjithmonë, por ato nuk ishin. Se kisha menduar se kthesa e papritur e pushimeve, do të ishte dhe kthesa e fundit për jetën time dhe kthesa më trishtueshme për familjen time. Ne nuk e dinim se trazira mendore e njerëzve në këtë vend, është e njëjtë si në tokë dhe në det dhe se ndryshe nga çdo vend tjetër këtu paska një varrezë detare, ku pushuesit si ne mund të blejnë me para fatin e tyre të zi, vdekjen. Lamtumirë e bukura ime Natasha, lamtumirë e shtrenjta ime Masha, më falni që ju lashë pa pritur, sepse një njeri me tru shpendi ma preu jetën në mes. Nuk e dija që në Shqipëri ka qenie të tilla. Ky ishte gabimi im i fundit. Lamtumirë!
 
Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

e lexova dhe mu prish terezia.....Pfffff ....kafsheri

Infinto ver burimin , se autorin po e ve une Denis Dyrnjaja!
 
infinito

Anëtar Aktiv
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Sorry se harrova Jeta Osh Qef
 
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Spo kuptoj asgje...u ngaterrova me ate temen e cmimeve ne fakt e po mendoja se ishte mesazhi i personit prap...

Sa per keto qe lexova,cfare te them...disa gjera i kam perjetuar dhe vete po mire qe paskam shpetuar me kaq!
 
infinito

Anëtar Aktiv
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Aria flet per ate turistin rus qe e vran pa dashje ne himare...
 
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Se dija,skam lexuar dicka ne fakt....

Pa dashje ?

Mbetet per tu diskutuar....
 
Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

po lexoje artikullin o Arie.......ueeeeeeee
 
infinito

Anëtar Aktiv
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Aria mbaje mendjen ne mesim se do ngelesh :p
 
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Po ti di te lexosh apo ke mendjen gjetke!?

Artikullin e lexova,kete qe solli Infiniti por nuk e dija se kish ndodhur dicka e tille dhe ketu u ngaterrova!!!

Edhe pse seshte nevoja per shpjegim po hajt mo spo ta marr per keq serish!
 
infinito

Anëtar Aktiv
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

epo ja per ty qe se kishe lexuar tani e lexove dhe e mesove qe ka ndodhur dicka e tille jo per gje po lajmi per pare kalon nga ne :p
 
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

epo ja per ty qe se kishe lexuar tani e lexove dhe e mesove qe ka ndodhur dicka e tille jo per gje po lajmi per pare kalon nga ne :p
Ndoshta e kane postuar ne forum por skam lexuar dicka dhe as ne rrjetet e tjera,cudi ne fakt!
 
infinito

Anëtar Aktiv
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

ca 4 thua moj se mbaj mend e kam harruar :p un tani vetem 20 do mar :p
 
DarkLord

SILENT
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Turizmi eshte nje industri teper sensitive, ku mjafton nje akt si ky, bie numri i turisteve dhe gjithe investimet, puna e djersa e mijera njerezve shkojne dem... .

Keto jane pasojat, ndersa shkaku vjen si rrjedhoje e mungeses se shtetit.

hajduti
 
jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Mu be mishi pucrra pucrra .... sa bukur ka lershjruar tragjedine e sa gjybah ... :(
 
Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Po ti di te lexosh apo ke mendjen gjetke!?

Artikullin e lexova,kete qe solli Infiniti por nuk e dija se kish ndodhur dicka e tille dhe ketu u ngaterrova!!!

Edhe pse seshte nevoja per shpjegim po hajt mo spo ta marr per keq serish!
Dhe cfare tu duk ky artikull krijim letersie?
Si ma more keq si nuk ma more thua ka rendesi?
Kjo pjesa e shkeputur nga konteksti meqe e paske lexuar cte duket?

Nuk pata kohë të mendoj nëse ishte një motoskaf, apo një motor uji nga ata që kisha lënë pas më parë, por ndjeva se diçka më kaloi sipër dhe pata një ndjesi sikur thikat mu futen në trup dhe një pjesë e fortë me goditi fort në kokë. U përhumba për një çast por uji i ftohtë më kthjelloi mendjen për të kuptuar se isha në probleme të mëdha fizike dhe pamundësi për të bërë ndonjë lëvizje. Jeta më kaloi në pak sekonda si një film me xhiro të shpejta në trurin tim, që po fikej sërish për të mos u ndezur më.
 
Didi

C'est la vie.
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Sbehemi njerez ne joo. Dhe ato pak te mira qe kemi do i shkaterrojm!
 
Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Mu be mishi pucrra pucrra .... sa bukur ka lershjruar tragjedine e sa gjybah ... :(
Kafsheri ....cmund te thuhet me shume.
Situata te tilla kam hasur e une dhe kur i bertita njerit qe po na vinte rrotull me nga keto motorat e ujit ...ja futi edhe nje rrotullim tjeter ....imagjinoje vet ne nje thellesi te te kapi paniku....
Po kafsheria ska emer
 
Jonio

Anëtar i Respektuar
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Tamam nje titull i goditur ky.Vjen robi per pushime ne Shqiperi edhe humbet jeten edhe nga cfare,nga nje person qe i ka mare koka ere vetem per te qene pak ne qender te vemendjes nga plazhistet femra.Ishalla krijohet pak stabilitet edhe siguri ne Shqiperi,se me cfare degjojme apo lexojme jane tmerruar turistat e huaj apo edhe Shqipetaret qe jetojne jashte vendit,duke shkuar me pushime ne shtete te huaja sepse atje ju ofrohet nje siguri edhe cmime me te lira.
 
Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Tamam nje titull i goditur ky.Vjen robi per pushime ne Shqiperi edhe humbet jeten edhe nga cfare,nga nje person qe i ka mare koka ere vetem per te qene pak ne qender te vemendjes nga plazhistet femra.Ishalla krijohet pak stabilitet edhe siguri ne Shqiperi,se me cfare degjojme apo lexojme jane tmerruar turistat e huaj apo edhe Shqipetaret qe jetojne jashte vendit,duke shkuar me pushime ne shtete te huaja sepse atje ju ofrohet nje siguri edhe cmime me te lira.
Jane vendosur ca perimetra gjoja....por qe jane kot sepse nuk respektohen pasi privojne ata qe duan te shkojne larg me not dhe plus kesaj keta duan te bejne spektakel per ata qe jane ne breg.
Gjithnje merren masa kur ndodh nje tragjedi, dhe kjo zgjat fare pak kohe....harrohet dhe neser eshte e njejta histori , deri ne tragjedine e rradhes!
 
Titulli: Unë jam ai turisti, që bleva vdekjen time në Shqipëri!

Horrori në Himarë/ Turistit iu prenë gjymtyrët dhe shpina, rrëfehet biznesmeni që akuzohet për aksidentimin e tij!

Biznesmeni nga Elbasani, Fatmir Kuçi është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka aksidentuar rëndë pushuesin rus dje në plazhin midis Himarës dhe Livadhit.

Sipas një njoftimi për mediat, Policia thotë se Kuçi ka aksidentuar nga pakujdesia shtetasin rus dje në orën 11:00, duke i prerë edhe një gjymtyrë.

Gjatë marrjes në pyetje, Fatmir Kuçi ka mohuar të jetë ai personi që e ka përplasur pushuesin në det, rreth gjysmë milje larg bregut.

“Pashë një person në det dhe shkova ta ndihmoja. E gjeta të gjymtuar dhe e ndihmova. Ndodhej rreth 800 metra larg bregut”, është shprehur për grupin hetimor biznesmeni 44-vjeçar.

Ai njihet në Elbasan si ndërtues, por aktiviteti i tij është zgjeruar edhe jashtë Shqipërisë, si në Maqedoni dhe Kosovë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, do të verifikohet alibia e tij.

Aktualisht ai po mbahet si i dyshuar, por ndërkohë ndalimi është bërë edhe për shkak të mungesës së dokumentacionit të mjeteve detare, që ai kishte në pronësi.

Gjatë verifikimit të kryer rezultoi se ai nuk kishte marrë as leje, siç e përcakton rregullorja, te Policia Kufitare në rastet e daljes në det të hapur.

Sipas Policisë, pushuesi i huaj ka qenë duke notuar në plazhin e Livadhit, në thellësi të detit, kur është gjetur nga disa pushues të tjerë që kalonin aty po me skaf.

Fillimisht Policia tha se trupi i masakruar nga helikat ishte gjetur 50 metra nga bregu, por në një deklaratë të saj të dytë, u konfirmua se i ndjeri ishte gjetur gjysmë milje larg (rreth 700 metra nga bregu).

Pamja e gjymtuar e tij ka terrorizuar të gjithë pushuesit, të cilët janë gjendur përpara një skene të tillë horror. 43-vjeçari kishte humbur shumë gjak si pasojë e prerjes së gjymtyrëve dhe shpinës dhe thuajse nuk jepte shenja jete.Dritare net

Booo cfare tmerri :(
 
Top