Une dhe mjedisi

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
:( Jam cuar sot me nje arome te pakendeshme ne hunden time ,dmth sa dola jashte shtepise nuk mund te merrje dot fryme lirisht .....

Shqiperia eshte mbushur me plehra gjithandej ,rruges sheh vetem koshe te mbushur plot deri dhe te derdhur ose gjysme te mbushur dhe me plehra rreth tyre :eek:hh:

Te vjen gjynah tek sheh qytetin tend apo qytetet bregdetare ,turistike te mbuluar me male plehrash dhe me aroma te pakendeshme .....

Sa kujdeseni ju per mjedisin (ne territorin prane shtepise ,jashte saj dmth)????
I hidhni gjithmone mbeturinat,plehrat e shtepise neper koshe,apo i fluturoni nga ballkoni i pallatit???I digjni ato pa ju bere vone se dikush mund te mbytet nga tymi???

Po para nje veprimi te gabuar si veproni ???Dmth kur shihni dike qe hedh nje amballazh aty ku ndodhet ,qofte ky mjedis i jashtem apo ambjent automjeti ,park shetitjeje etj??? Reagoni apo nuk ju ben pershtypje???

Njerez mjedisi yne le per te deshiruar ,cfare beni ju kunder ketij fenomeni???
 
Attachments

  • plehra.jpg
    plehra.jpg
    3.6 KB · Shikime: 45
  • plehra ne qender.jpg
    plehra ne qender.jpg
    37.7 KB · Shikime: 43
  • plehra prane plazhit.jpg
    plehra prane plazhit.jpg
    4.9 KB · Shikime: 41
  • plehra qe digjen.jpg
    plehra qe digjen.jpg
    1.8 KB · Shikime: 34

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Ne Shqiperi nuk ka pergjesi personale per eto gjera atje hedhin plehrat kudo vetem ne shtepine e tyre mos jene.....
 
Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Eshte shume e ver8 qe te gjitha ambjentet publike jane per turp. Qytetaret nuk kane ende edukaten per te hedhur mbeturinat neper vendet e caktuara.
Edhe kur eshte deshira e mire, mungojne koshat...

Por edhe gjendesh perballe nje koshi dhe hedh nje mbeturine njerezit te veshtrojne sikur po ben ndo1 gjest alienesh, apo me nje gjykim talles, sikur te te jesh duke shitur mend, apo sikur te jesh prapa bote.

Vete opinioni te nxjerr nga rruga e drejte. Ajo qe duhet te ishte kulture, shnderrohet ne antikulture. Gjithashtu hezitoj te gjykoj apo te reagoj nje gjest te shemtuar te dikujt tjeter, se rrezikon te zihesh e te perfundosh vete ne kosh...

Kur shikoj qe edhe pjesa me intelektuale e popullsise i hedh plehrat vend e pa vend pa iu dridhur qerpiku, te ben shume pesimist. Sensibilizimi eshte thuajse zero. :(
 
Lolita25

So EmoTionaL

Mundohem te jem e kujdesshme,i hedh mbeturinat gjithmon ne kosh.
Kam pas raste kur para syve te mi kan fluturuar plehrat nga kati i 10 i pallatit :D

Kur shof dike qe hedh mbeturinat-i them puna mbar-u lodhe ? :D
esht e kot po ti thuash dikujt se te kthehet menjeher me -shiko punen tande ti!

!
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
Nuk ke cte besh kunder ketij fenomeni.I ka hyr njerezve ne gjak ta ndotin pak mjedisin.Nuk rrijn dot.......Kontributi im per ta mbajtur paster esht mikroskopik ne krahasim me demet qe shkaktojne 100-ndra persona ne 1 minut,fatkeqsisht!
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
Plehrat në Tiranë, 6 firma do të menaxhojnë pastrimin

Gjashtë firma do të menaxhojnë punën për pastrimin e kryeqytetit. Sipas specialistëve të Bashkisë së Tiranës, në këtë mënyrë heqja e mbeturinave do të kryhet në mënyrë më efikase.

“ثshtë vendosur që kryeqyteti të ndahet në gjashtë zona pastrimi dhe jo në tre si ka funksionuar më parë”, sqarojnë burime nga Drejtoria e Menaxhimit të Mjedisit në këtë institucion. Kështu për të rritur cilësinë e pastrimit 3 zona do të jenë në perëndim dhe tre të tjera në lindje të Tiranës. Në kontratat e lidhura me firmat përkatëse përcaktohet jo vetën pastrimi e grumbullimi, por edhe largimi i mbetjeve urbane nga metropoli i vendit. Kontratat e lidhura me këto firma do të kenë një afat 5-vjeçar. Por edhe firmat e pastrimit kanë një sërë ankesash për qytetarët. “Shpesh mbetjet hidhen jashtë kazanëve të plehrave, mbeturinave u vihet flaka e bashkë me to dëmtohen kontejnerët”, deklarojnë përfaqësuesit e firmave. Sipas tyre, problem mbetet edhe parkimi i makinave përpara kazanëve, çka krijon pengesa në pastrim. Bashkia e Tiranës nga ana e saj u bën apel qytetarëve të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim. “Për të pasur një qytet të pastër duhet të kontribuojnë të gjithë. Kjo qoftë duke mos hedhur vend e pa vend plehrat, si dhe duke i grumbulluar ato në kontejnerë”, shprehen specialistët e mjedisit në Bashkinë e Tiranës. Të gjitha mbetjet urbane që firmat e pastrimit të kontraktuara nga Bashkia e Tiranës, do të arrijnë të mbledhin, kanë për t’u depozituar në parcelën e parë të Impiantit të Sharrës, i cili pritet të inaugurohet në fund të muajit gusht. “Punimet në parcelën e parë të Sharrës kanë përfunduar dhe do të inaugurohen në fund të këtij muaji. Tani pritet të fillojnë punimet për parcelën e dytë”, sqaruan burimet nga bashkia. Impianti i përpunimit të mbetjeve në Sharrë, projekt që do të kushtojë rreth 6 milionë euro, i financuar nga qeveria italiane pritet të përfundojë vitin që vjen.

Gazeta Panorama
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
duhet bere dicka me kete problem se nuk hidhen plehrat ku te te vi:(
 
DeviL

Is Not Here…
Na ka kriju trupi imunitet kur shkojm me nej ven te paster si ne maqedoni psh. mu dukte sikur mu zente fryma nuk rrisha dot me 1 vend pfff, kto qe i hellin plehrat gjithandej jan njerez te piset se ndryshe ske si i thu ... ka qen i far kohe kur poshte pallatit kam pas i kosh plehrash edhe pertonte tjetri/tjetra me zbrit 2 kate e me i hull tamom po kishte qef me lujt basketball dhe per cudi asnji nuk bonte kosh gjith jashte i hullnin .pff na u shpif
 
triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Gjashtë firma do të menaxhojnë punën për pastrimin e kryeqytetit. Sipas specialistëve të Bashkisë së Tiranës, në këtë mënyrë heqja e mbeturinave do të kryhet në mënyrë më efikase.

“ثshtë vendosur që kryeqyteti të ndahet në gjashtë zona pastrimi dhe jo në tre si ka funksionuar më parë”, sqarojnë burime nga Drejtoria e Menaxhimit të Mjedisit në këtë institucion. Kështu për të rritur cilësinë e pastrimit 3 zona do të jenë në perëndim dhe tre të tjera në lindje të Tiranës. Në kontratat e lidhura me firmat përkatëse përcaktohet jo vetën pastrimi e grumbullimi, por edhe largimi i mbetjeve urbane nga metropoli i vendit. Kontratat e lidhura me këto firma do të kenë një afat 5-vjeçar. Por edhe firmat e pastrimit kanë një sërë ankesash për qytetarët. “Shpesh mbetjet hidhen jashtë kazanëve të plehrave, mbeturinave u vihet flaka e bashkë me to dëmtohen kontejnerët”, deklarojnë përfaqësuesit e firmave. Sipas tyre, problem mbetet edhe parkimi i makinave përpara kazanëve, çka krijon pengesa në pastrim. Bashkia e Tiranës nga ana e saj u bën apel qytetarëve të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim. “Për të pasur një qytet të pastër duhet të kontribuojnë të gjithë. Kjo qoftë duke mos hedhur vend e pa vend plehrat, si dhe duke i grumbulluar ato në kontejnerë”, shprehen specialistët e mjedisit në Bashkinë e Tiranës. Të gjitha mbetjet urbane që firmat e pastrimit të kontraktuara nga Bashkia e Tiranës, do të arrijnë të mbledhin, kanë për t’u depozituar në parcelën e parë të Impiantit të Sharrës, i cili pritet të inaugurohet në fund të muajit gusht. “Punimet në parcelën e parë të Sharrës kanë përfunduar dhe do të inaugurohen në fund të këtij muaji. Tani pritet të fillojnë punimet për parcelën e dytë”, sqaruan burimet nga bashkia. Impianti i përpunimit të mbetjeve në Sharrë, projekt që do të kushtojë rreth 6 milionë euro, i financuar nga qeveria italiane pritet të përfundojë vitin që vjen.

Gazeta Panorama

Mua nuk me shqeteson vetem tirana por e gjithe shqiperia ,me male plehrash pa fund.......
 
Po flas pak per qyetit tim Korcen
Korca kete vere ka qene e mbuluar nga nje smog pluhuri qe ta merte frymen Shkaku jane rruget qe po nderton Ishalla mbarojne shpejt se na vdiqen :(
 
triumfuesja

Anëtar i Respektuar
po ne per qytet ka kosha ku te hedhesh plehrat?

Jo sweetz nuk ka aq sa duhetmadje ka shume shume pak ,po edhe sikur te kete do marre mundimin shqipetari te shkoje deri tek koshi ,i jep nje te gjuajtur po e beri kosh ok nese jo akoma me ok ....pfffffffffff ja keshtu funksionon ketu:grusht3:
 
Fatkeqesisht nuk mund te bejme asgje sepse cdokush duhet ta ndjej vet, dhe eshte e veshtire qe ky popull te sensibilizohet. Nuk arrijne te kuptojne se demi ne radhe te pare u shkon shendetit te tyre, dhe me pas mejdeisit ne te cilin jetojne. Personalisht jam gjithmon e kujdesshme, edhe per nje cope leter e kam me mire ta fus ne cante se sa ta flak ne rruge.
Ka qen nje perjudhe kohe qe poshte pallatit tim u bo mal me plehera, nuk guxoje te kaloje se te dukej sikur do mbyteshe, nje ere e padurueshme dhe qe per me teper bashkia kushe di sa dite kishte qe nuk i hiqte pleherat. Por me lagjen ku banoj jam shume e kenaqur sepse njerzit jan te kujdesshem per sa i perket ambientit.

Normalisht ka nga ata qe i hedhin pleherat si ti vij permbare por jan shume te rralle.
Cdokush duhet te kontribuoj dhe duke par do ndergjegjesohen dhe te tjeret.

Le te shpresojme!!!
 
Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
NUk e kuptoj, shqiperia i ka koshat e plerave, por prap asnjeri nuk hedh gje neper plera. Dhe ato qe jane i prishin i djegin. U cudita muajin e kaluar kur isha atje. Jam mesuar qe cdo gje e hedh ne plera, dhe kur dilnim dhe kisha ndonje gje ne dore mundohesha te prisja sa te gjeja nje kosh. Ja benin ata "po hidhe mi me ndonje vend se ska gje", une e shkreta e mbaja ne dore deri sa shkoja ne shtepi.

Njeriu po nuk e pati vete ne gjak te kujdeset ska per tu bere gje ne kete bote. Sikur te gjithe te mendonim ashtu, do behej me mire, por secili mendon per higjenen personale brenda per brenda shtepise, por jasht eshte pergjegjesia e dikujt qe mendon te njejten gje.
 
vitk

vertet ka kosha por nuk ma ha mendja se jane te mjaftushem per popullsine po flas per tiranen dhe eshte kjo qe permende ti me nje fjale nuk kemi kulture qytetare troc muabeti
 
xX♥Xx

Antar Aktiv
po edhe mua e njejta gje me beri pershtypje ne shqiperi :O
ketej jan te paperceptueshme gjera te tilla
 
lucky_strike

IT`S TOASTED
tashti edhe kultur per ti hedh ne kosh skemi ne , po ama edhe kultur per te ven naj kosh me shum rrugve nuk kemi.
kur isha ne tirane para ca kohesh e kam mbajt cerek ore ne dore bidonin e dhalles qe sapo kisha konsumuar , nuk gjeja kosh per ta hedh . si perfundim e hodha javes lanes.
 
Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Pe: Une dhe mjedisi

Mua personalisht me eshte bere fiksim te hedh plehrat neper kosha, ndonje here me gjen me ndonje leter ne dore duke kerkuar nga nje kosh per ta hedhur LOL
per sa i perket ambjentit ne shqiperi, nuk e di kohet e fundit here gjendet i paster here i piste, por kam komshien qe e hedh qesken nga kati dyte edhe ne asfalte, ka 10 vjete qe ben kete pune edhe pastruesja e rruges eshte mesuar tani, e merr e heq dhe nuk e shan, sic e shante ne fillim :D. nese eshte kjo edukata e disave , nuk kemi per te ecur shume.
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Pe: Une dhe mjedisi

Une jam msuar qe as nje cop cumcakizi se hedh ne toke e jo me plera me te medhaja. 1) Sepse me pelqen te jetoj ne pasterti dhe s'dua te ndot ambjentin 2) Sepse me vjen zor t'me shohe dikush duke hedhur plerat ne rruge.
Por kam vene re qe edhe ktu ku une jetoj, jane ca barbona qe nuk kane sens zori hic....domethene i shef ne rruge tu i hedh letrat e cokollatave me moskokcarje...nuk esht se i shef ta hedhin dicka me stil qe mos ta shofi tjetri por i hedhin sikur te ishte dicka normale. Mua sme duket aspak normale ta kesh koshin afer dhe mos ta hedhesh letren ne kosh...koshat jane vendosur per nje funksion, nuk jane vendos kot.
Kurse sa per ne Shqiperi dicka qe kam vene re eshte qe koshat nuk vihen poshte pallatit, qe njerezit te zbresin posht dhe ti hedhin ne kosh plerat e tyre por vihen disa kilometra larg ku ti duhet te ecesh dhe te gjesh koshin. Gjysherit e mi pleq dhe u duhej te ecnin me plera ne dore per nje kohe te gjate deri tek koshi.
 
Titulli: Une dhe mjedisi

Ky problem eshte gjitheperfshires nga te gjitha anet ku egzistojn shqiptaret.
Nje citat nga PeJgamberi a.s eshte keshtu--'' Besimi- imani eshte 70 shkalle ' shkalla me e larte eshte te thuash la ilahe ilallahe 'kurse shkalla me e vogel eshte ta largoshe nje pengess prej rruge'' kur e kam lexuar per her te pare 'per kete thenje me ka len shume mbresa. Nese ne si njerz te qyteteruar e te kulturuar i mirebajme shtepit tona ' ambientin tonE ku jetojm per veq pastertis ' ruajtes se ambientit e natyres' kemi shperblime nga Zoti i Lartessuar per kete veprim. Sepse ta mbajsh te paster shtepin tende 'vendin tend 'token tende konsiderohet adhurim ndaj Zotit.
Une si nje musliman te them te drejten me shume sinqeritet mundohna qe ket citat ta permbushe qe ta fitoj kete grade te larte te besimit. Me nje profesor nje her e kemi pasur ne diskutim kete qeshtje ' profi thojke eshte qudi te ne shqiptaret se' shtepit tona i mirembajna aq mire sa syt te mbesin ne pastertin ! por si dole jashta shtepis i shehe mbeturinat ne rruge ! Une mendoj se kemi nevoj shume si njerze te behemi te kulturuar - dhe nuk kemi nevoj 'te vin te tjeret qe te na mesojn per pastertin 'sepse siq e ceka me larte e kemi Fen e cila thirret ne pastertin qe ofron per ithtaret e saj .
 
Top