• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Unë dhe loti ( lirikë )

con man

Anëtar i ri
Shkruan: Hamdi NUHIJU

Unë: Pa më thuaj ku është bukuroshja?
Loti: Nuk e di…
Unë: T`i di shumëçka edhe këtë duhet ta dish!
Loti: Nuk ma mundësoi Zoti të di…
Unë: Vetëm ti më ke ngelur, nuk kam zgjidhje tjetër, të premtoj se do të ndëgjoj deri në fund të jetës vetëm me jep një lajm nga ajo. A nuk po e sheh? Jam xhindosur si Mexhnuni pas Lejlas edhe në fundësinë e agimit të ditës ku perdet e syve me kaltërsojnë bukurinë e kërkoj atë. Edhe në thellësitë e oqeaneve të pafundme aty ku nuk depërton këmba e njeriut e ndjejë afrinë e saj....
Loti: T`i mund të jesh një kalorës në këtë rrugë të pafundme të tregimit tënd, mund të jesh edhe një Hafiz Shiraz që i këndon panda dashurisë, ndoshta do të të marrë në streh Omer Khajami i mjerë, por shkretëtira dhe gjurmët janë bërë të pakalueshme. Duhesh të më kuptosh në çfarë pozite jam. Nuk mundem t`i kapërcej digat e tua të dashnisë..
Unë: A të kujtohen ato netë kur harxhohej në ëndërrat e mia dhe zgjohej në mesnatë bashkë me sytë e mi të ënjta si një mëkatar? Dhe kur këndonim bashkë unë me zemër e ti me rrjedhë si një lumë i vërshuar mbi faqet e mia të skuqura si mollë. Ato netë të gjata të cilat i kaluam bashkë në afrinë e njëri-tjetrit rrokullisen vazhdimisht në mendimet e mia të trazuara si një luan në xhunglën e tij. Unë udhëtoja në surën Tarik, ndërsa vazhdimisht në mendje më rrinte fytyra e saj!I etur pas fjalëve të saj të merrja për dore dilnim në qiellin e hapur dhe vetëm unë e ti dy miq të pandarë deri në fund të jetës i shikonim yjet të vënduara lart me atë bukuri që vetëm Zoti di të stolisë. Isha i bindur se nuk di të ngjyros në natyrë askush ma mirë se Krijuesi i Botrave. Edhe ti o miku im që je një art ndjeshmërishë në vete, një frustracion që prek thellë në brenditë e njerëzve nuk mund t`i ikësh bukurisë, ngjyrimit dhe caktimit të Tij.
Loti: Unë jam një i huaj në trupin e çdo njeriu. Jam një krijesë që i bashkohem njerëzve në fatkeqësi. Allahu më begatoi me këto mirësi, ndërsa në ty gjeta një streh të pjellshme e nuk u ndava dot nga ty. Shtëpia ime e vërtet është zemra e çdo njeriu, ndërsa dritaret e kësaj shtëpie janë sytë. O miku im i kësaj rruge të vështirë mos harro se sytë janë të parat që do të na kalben në botën e pastajme. Bukuria e vërtet fshehet në zemër dhe në besimin ndaj Krijuesit të gjithësisë. Dashuro me zemër dhe mos tradhto për asnjë çastë dashurinë. Dashuro edhe sikur dashuria të mos kishte kuptim për këtë njerëzi. Allahu ngjyros në zemrat e besimtarëve dashurinë, Ai i ndihmon ta ujisin atë , ta rrisin e në fund edhe ta vjelin. Unë jam misionari i Tij në zemrën tënde. Kam ardhur për të ndarë dhimbjen tënde dhe për t`u bërë pjesë e sakrificës tënde. Nuk ka dyshim se zemra jote e nënshtruar ndaj Allahut do bëhet bashkë me zemrën e saj, nëse edhe zemra e saj është e nënshtruar ndaj Allahut. Zemra të është thyer o mik prej kësaj largësie të pakapërdyeme e cila të është lidhë në grykën e trupit tënd. Po, mos harro, një zemër e thyer prej sinqeritetit, modestisë dhe mallit për të dashurën, e jo e thyer nga tradhtia, lajkat, mashtrimet, është zemër diamanti bile më me vlerë se të gjitha sendet e vlefshme në këtë dynja. Në të prap do të mbjellësh farën e dashnisë, do e ujitësh dhe në fund aromën e saj do e ndiesh dhe shijosh deri në Përjetësi. A të kujtohet orë mik dashuria e Pejgamberit a.s. për Hatixhen? Apo ndoshta je mbyllur në muret e vetmisë dhe ke ngelur si një i pastrehë që nuk njeh fe e as njerëzi....
Unë: Shkrihu o loti im në faqet e mia! Përvëlo shpirtin tim se je nxehur prej vrullit që kam brenda për të. Sikur të mos njihja Zot e Pejgamber të Tij, sot do të isha një mik i lidhur me rakinë e jo me ty.
Ah mor loti im,
Më mori malli për dashurinë,
Ti udhëton me urdhërin e Zotit në çdo zemër,
Ledhaton me urdhërin e Zotit çdo njeri,
Unë jam i vetëm, pa të si i vdekur!
U bënë kaq kohë dhe ty nuk të lash të shkosh te tjetër njeri,
O Zot më jep forcë dhe durim,
Më jep zemër e kushtrim,
Që t`i rri ballë lotit tim,
Miku im i vjetër duhet të zëvendësohet me ty,
Të lutem eja se më mbyti malli në këtë rini...

lexo me teper:
DREJTثSIA ISLAME (...Allahu i do ata që e mbajnë drejtësinë... (60-8)
 
Top