• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Udhëzimi i KQZ: Si do të votoni në zgjedhjet 2013

cent

...Lontano
10nhzr9.jpg
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot udhëzimin për caktimin e vendndodhjes së qendrave të votimit, vendin ku ato do të ngrihen, numrin maksimal të zgjedhësve për çdo QV si dhe mënyrën se si do të votohet në procesin elektoral të 2013-ës. “Gazeta Shqiptare” boton sot me shkurtime pjesën më pikante të këtij udhëzimi që pritet të shoqërohet me debate në mbledhjen e rradhës së këtij institucioni.
UDHثZIM
PثR MثNYRثN E BASHKIMIT Tث QENDRAVE Tث VOTIMIT, CAKTIMIT Tث VENDNDODHJES Sث QENDRAVE Tث VOTIMIT DHE PثRGATITJEN E HARTثS Sث NJثSISث Sث QEVERISJES VENDORE PثR ZGJEDHJET
NENI 2
PARIME Tث PثRGJITHSHME

1.Zona e qendrës së votimit është një zonë gjeografike, brenda territorit të një bashkie, komune ose zone zgjedhore, të përcaktuar në përputhje me Kodin Zgjedhor.
2.Një zonë qendre votimi ka jo më pak se 200 dhe jo më shumë se 1000 zgjedhës me vendbanim në territorin e saj. Në njësitë e qeverisjes vendore ku zbatohet sistemi elektronik i verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV) zona e qendrës së votimit nuk mund të ketë më shumë se 700 zgjedhës.
3.Harta e njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet, është harta që përgatit kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, në të cilën janë vendosur edhe kufijtë e zonave të qendrave të votimit dhe që përgatitet sipas përcaktimeve të bëra në këtë udhëzim. 4.Qendër votimi është mjedisi i caktuar nga kryetari i Njësisë së Qeverisjes Vendore, për zhvillimin e procesit të votimit në përputhje me Kodin Zgjedhor.
5.Qendrat e votimit krijohen në:
a.ndërtesa të institucioneve publike arsimore, kulturore dhe shëndetësore ku përfshihen: shkolla, çerdhe, kopshte, konvikte, qendra shëndetësore, qendra kulturore.
b.ndërtesa private në pronësi të personave fizikë ose juridik, vetëm me miratim të KQZ-së, kur nuk është e mundur dhe e përshtatëshme të krijohen në ndërtesa që përcakton pika 5.a e këtij neni;
c.institucione të posaçme ku përfshihen: burgjet, vendet e paraburgimit si dhe spitalet ose institucionet e tjera shëndetësore, që pranojnë pacientë për më shumë se 3 ditë.
6.Ndalohet ngritja e qendrave të votimit:
a)në banesa private;
b)në ndërtesa që përdoren nga administrata publike, me përjashtim të institucioneve arsimore, kulturore dhe shëndetësore;
c)në ndërtesa që përdoren apo janë në pronësi, pjesërisht ose tërësisht, të një partie politike, kandidati, të afërmve të tij, ose kanë shërbyer si zyra elektorale gjatë fushatës zgjedhore .
NENI 3
BASHKIMI I QENDRAVE Tث VOTIMIT

1.Kur një zonë qendre votimi ka më pak se 200 zgjedhës, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore vendos që ajo t’i bashkohet zonës së qendrës së votimit me numër më të madh zgjedhësish, më të afërt dhe me mundësi komunikimi rrugor.
1.1.Kur shuma e numrit të zgjedhësve të dy zonave të qendrave të votimit të bashkuara është jo më shumë se 1000 zgjedhës, zgjedhësit votojnë në qendrën e votimi me numër më të madh zgjedhësish.
1.2.Kur shuma është më e madhe se 1000 zgjedhës, krijohen dy qendra votimi me numër përafërsisht të barabartë zgjedhësish. Në këtë rast qendra e re e votimit ngrihet, për sa është e mundur, në të njëjtën godinë me qendrën ekzistuese të votimit dhe numërtohet sipas sistemit unik kombëtar të numërtimit të qendrave të votimit.
2.Si rregull, qendra e re e votimit, për zonat rurale, nuk është më larg se 5 km nga qendra e votimit që shkrihet. Në rast se nuk është e mundur të zbatohen të dy kriteret, ai i numrit minimal dhe largësisë, kriteri i numrit minimal të zgjedhësve ka përparësi.
Neni 4
VENDNDODHJA E QENDRثS Sث VOTIMIT

1.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, me vendim, cakton vendndodhjen e qendrës së votimit jo më vonë se 30 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve.
2.Në caktimin e vendndodhjes së qendrave të votimit, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore duhet të mbajë parasysh, për aq sa është e mundur, që vendndodhja e qendrës së votimit të jetë e njëjtë me atë të përdorur në zgjedhjet pararendëse.
3.Kur në territorin e zonës së qendrës së votimit ose në një zonë qendre votimi fqinje nuk ka mjedise publike të përshtatshme për QV, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore i propozon KQZ-së, ngritjen e qendrës së votimit në një objekt privat. Propozimi për caktimin e tyre paraqitet jo më vonë se 10 ditë nga afati i përcaktuar në pikën 1 të këtin neni, me dy objekte alternative, planimetrinë përkatëse ose fotografi të ambientit, një përshkrim për lehtësitë që ofron objekti për zhvillimin normal të zgjedhjeve dhe që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë Udhëzim. Bëjnë përjashtim rastet kur nuk është e mundur gjetja e një objekti alternativ. KQZ miraton me vendim vendndodhjen e QV-ve në ambjente private jo më vonë se 60 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve.
4.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, jo më vonë se 10 ditë nga shpallja e ekstraktit me përbërësit zgjedhorë, dërgon në KQZ dhe menjëherë pas ngritjes, në KZAZ-në përkatëse, të dhëna për numrin e çdo QV-je, vendndodhjen e tyre, së bashku me numrin përkatës të zgjedhësve, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi, në letër dhe formë elektronike.
5.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, nuk mund të ndryshojë vendndodhjen e qendrës së votimit në 40 ditët e fundit para datës së zgjedhjeve, përveçse në rastet e forcave madhore. Në këto raste, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore njofton menjëherë KQZ-në për të marrë aprovimin.
NENI 5
KRITERE TEKNIKE PثR VENDNDODHJEN E QENDRثS Sث VOTIMIT

1.Vendndodhja e qendrës së votimit, si rregull, duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
a.të jetë me sipërfaqe minimumi 30 m²;
b.të jetë sa më afër qendrës gjeografike të zonës së qendrës së votimit;
c.të jetë mjedis me ndriçim të mjaftueshëm;
d.të jetë në katet e para të objekteve.
2.Qendra e votimit të jetë e pajisur me tavolina, karrige apo pajisje të tjera, të mjaftueshme për anëtarët e KQV-së dhe vëzhguesit.
NENI 6
KRYETARI I NJثSISث Sث QEVERISJES VENDORE, MERR MASA PثR:

a.pajisjen e QV-së me mjetet e nevojshme sipas skemës tip të plan vendosjes, bashkëlidhur këtij udhëzimi;
b.krijimin e lehtësirave për votimin e personave me aftësi të kufizuar;
c.dërgimin në KQZ të listës së votuesve me aftësi të kufizuar dhe votuesit e verbër brenda periudhës së rishikimit të ekstraktit të pëbërësve zgjedhor;
c.vënien në dispozicion të Komisioneve të Qendrave të Votimit, të mjediseve të caktuara për qendra votimi, jo më vonë se 48 orë përpara ditës së zgjedhjeve.
NENI 7
NGRITJA E QENDRAVE Tث VOTIMIT Nث INSTITUCIONE Tث POSAاME

1.Kryetari i Njësisë së Qeverisjes Vendore ngre, në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, qendra votimi në institucione të posaçme, të cilët ndodhen brenda territorit të njësisë vendore përkatëse kur në to ndodhen mbi 15 zgjedhës.
2.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore njofton menjëherë KQZ-në dhe KZAZ-në për ngritjen e këtyre qendrave të votimit.
NENI 8
PثRGATITJA E HARTثS Sث NJثSISث Sث QEVERISJES VENDORE PثR ZGJEDHJET DHE AFATI I DثRGIMIT Tث SAJ Nث KQZ

1.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore përgatit hartën e njësisë për zgjedhjet sipas kritereve teknike në Lidhjen 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi.
2.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, jo më vonë se 10 ditë nga shpallja e ekstraktit me përbërësit zgjedhorë, dërgon në KQZ hartën e njësisë përkatëse për zgjedhjet.
NENI 9
DثRGIMI I NUMRIT Tث QV-ve DHE NUMRIT Tث ZGJEDHثSVE Tث LISTثS PثRFUNDIMTARE

1.Kryetari i Njësisë së Qeverisjes Vendore, menjëherë me miratimin e listës përfundimtare dhe jo më vonë se 35 ditë para datës së e zgjedhjeve, dërgon në KQZ dhe KZAZ-në përkatëse të dhëna për numrin e çdo QV-je, vendndodhjen e tyre, së bashku me numrin përkatës të zgjedhësve në listën përfundimtare, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi, në letër dhe formë elektronike.
2.Në rast se kompetencat e parashikuara në këtë nen nuk ushtrohen nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, detyrimet sipas këtij neni, përmbushen menjëherë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
3.Detyrat e përcaktuara në këtë udhëzim, për Bashkinë e Tiranës ushtrohen nga kryetarët e njësive bashkiake.
NENI 10
1.KQZ, kryesisht ose mbi bazën e kërkesës së subjekteve zgejdhore, jo më vonë se 50 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, në rast se konstaton mosrespektim të kritereve për ngritjen e qendrës së votimit, numrin e zgjedhësve dhe vendodhjen e tyre, vendos për ndryshimin e vendimit të Kryetarit të njësisë së Qeverisjes Vendore përkatëse. Kryetari i Njësisë së Qeverisjes vendore brenda 55 ditëve nga dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të zbatojë urdhërimet e Vendimit të KQZ-së.
2.Në raste se pas kalimit të afatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore nuk zbaton urdhërimet e KQZ-së, KQZ vendos sanksion administrative ndaj kryetrit si dhe njofton prefektin për zbatimin e këtij vendimi. Prefekti duhet të zbatoj urdhërimet e vendimit të KQZ jo më vonë së 60 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve. /Balkanweb
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Udhëzimi i KQZ: Si do të votoni në zgjedhjet 2013

Kaq heret filluan me zgjedhjet. Mos, mos, mosssssssssssssssssssssssssssssssss ju lutem. Na leni se paku kete fundviti ta jetojme pa ethet e tyre :fee:
 
Private conversations
Help Users
    Top