• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

U mposht nga Reali, shpërthen Kuman: S’jemi favorizuar asnjëherë në 5 ndeshjet e fundit, nuk e kuptoj si…

Barcelona u mposht nga Reali i Madridit në “Kamo Nou” me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku nuk munguan polemika. E gjitha ka të bëjë me penalltinë e akorduar për Realin e Madridit në minutën e 62’, pas një tërheqje të Lengle ndaj mbrojtësit Serxho Ramos.
kUMAN-e1603558812444.jpg

Pikërisht te kjo ka shfryrë edhe trajneri i Barcelonës pas ndeshjes, Roland Kuman, i cili u shpreh se skuadra e tij po penalizohet nga arbitrat.

“Unë nuk e kuptova pse u akordua penalltia për Ramosin. Nuk ishte diçka që duhej të akordohej penallti nga arbitri. Nuk e kuptoj as atë çfarë bën VAR. Çdo vendim i marrë është kundër Barcelonës. Në pesë ndeshjet e fundit, ne nuk kemi parë asnjë vendim nga arbitrat që të jetë në favorin tonë. Gjithçka po shkon kundër nesh.”, u shpreh Koman.

PANORAMASPORT.AL
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Lej foret more, se Reali e ka shkel Barcen. Asni humbje Zidane se ka ne Camp Nou.
 
sofia

Antarë i Respektuar
E paskan problemin tek penalltia?! S'qenkan mire me matematike keta: 3-1 bejne 2 mor shok , jo 3-1=0...enderro, enderro me sy hapur ti(Kuman) lool lool
 
CliveOwen

Anëtar i ri
O Koman se e di qe me lexon, o idiot po Reali edhe ne kriz te mundu para, nejse tifoza spaska ne stadium, po para syve ne stadium camp nou.
Hala Madrid pergjithemon tifoz i tyre jam.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Mi ni fansat e barces tu than pos ti me kan Komani, referat referaaaat po ju ndihmojne.
 
Imp4cT

Antarë i Respektuar
O Koman se e di qe me lexon, o idiot po Reali edhe ne kriz te mundu para, nejse tifoza spaska ne stadium, po para syve ne stadium camp nou.
Hala Madrid pergjithemon tifoz i tyre jam.
Barcelona eshte me ne krize se Reali. Edhe Messi flitet se do largohet qe ne Janar. Cikli i Barcelones eshte totalisht i mbaruar dhe kam pershtypjen se do duhet kohe me e pa prape aty ku ka qene. Kane probleme financiare, kane gabu merkato cdo vit e kane probleme dhe me presidentin.
 
Hajde mos po te vjen te Juventusi e t’i shohemi dy legjenda bashk, qejf kam vallai.
 
CliveOwen

Anëtar i ri
Sbesoj jo, ke City do shkoj. Ku ka fuqi Juvja me pagu dy rroga prej 30 mln euro.
Spozorat si NIKE bejne mrekulli, po edhe une mendoj qe City ka prioritet me shum se eshte eshte Guardiola se pa to nuk fiton ai lige championeve :D
 
Tomka

Anëtar i ri
Kouman ankohet kot se Reali e meritoi fitoren. Nuk e kuptoj akoma pse lun me Busquets ne mesfushe? Sot ishte lojtari me i dobet, gabime pa fund dhe shume i ngathet, e kane lene gjunjet komplet, reali dominonte ne mesfushe.

Nejse gjithsesi Barca ka shume probleme, ekip i percar, ekip i tradhtuar nga ata qe e drejtojne dhe kryesorja Messi s'eshte i lumtur qe reflektohet tek gjithe ekipi nfushe.
 
Rrelse

Zikaltër⚫🔵
Staf në FV.AL
Shyqyr që fituan se stoli i zizu-së po lëkundej😋
 
ZoteriaJuaj

Aqif Bej Efendiu
Barcelona eshte me ne krize se Reali. Edhe Messi flitet se do largohet qe ne Janar. Cikli i Barcelones eshte totalisht i mbaruar dhe kam pershtypjen se do duhet kohe me e pa prape aty ku ka qene. Kane probleme financiare, kane gabu merkato cdo vit e kane probleme dhe me presidentin.
Shpenzuan shume dhe ben gabime dhe nuk larguan lojtaret e vjeter me kohe.
 
Private conversations
Help Users
    Top