• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

U arrestua në Spanjë, detajet për shqiptarin me 10 emra, ‘koka’ e trafiqeve

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
[h=1]U arrestua në Spanjë, detajet për shqiptarin me 10 emra, ‘koka’ e trafiqeve[/h]


Policia ka arrestuar në Madrid shqiptarin Kreshnik Farruku, të cilin mediat spanjolle e konsiderojnë si liderin e rrezikshëm të një klani për trafikimin ndërkombëtar të kokainës.

Ndaj tij rezultonte të kishte një urdhër arrest europian, të lëshuar nga Italia që nga viti 2018, për të njëjtën çështje që Policia spanjolle e kishte hetuar

Në atë kohë, në Spanjë ai dyshohej edhe për grabitjen e vilës së biznesmenit Jose Luis Moreno, në Boadilla.

Farruku, i cili njihej edhe me mbiemrin Bodlla, u arrestua në fund të prillit në një hotel që ndodhet në rrugën ‘Joan Maragall Chamartin’, pranë La Castellana, në Spanjë.

Mediat vendase shkruan se kur atij iu afrua një agjent Policie, Farruku u përpoq të vërtetonte identitetin e tij me dokumente spanjolle dhe shqiptare në emër të personave të tjerë.

Më pas, Policia zbuloi se ai kishte përdorur deri në 10 identitete të ndryshme, për të shmangur zbulimin.

‘I ndaluari dyshohet se është pjesë e klanit ‘Farruku’, një organizatë kriminale shqiptare që ishte e lidhur me vjedhje, trafikimin e kokainës dhe krime të tjera të lidhura me trafikun e drogës. Burime të grupit hetimor kanë shpjeguar se ai ishte hetuar fillimisht në vitin 2007, sepse dyshohej se ishte i lidhur me grupin e shqiptarëve që sulmuan në atë vit në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno, por nuk u arrestua për këtë.

Policia dyshonte, megjithëse nuk kishte prova, se Kreshnik Farruku fshihej edhe pas vrasjes së shefit të tij, më 21 janar 2010, në rrugën ‘Telemaco’ të Madridit, pas vdekjes së të cilës ai mori komandën e organizatës.

Hetimi pasues arriti në përfundimin se autori i të shtënave ishte shqiptari Devi Kasmi dhe ata dyshonin se ai kishte vepruar sipas urdhrave të kreut të dytë të organizatës kriminale, që në atë kohë ishte Kreshnik Farruku.

Devi Kasmi iku në vendin e tij, ku u qëllua për vdekje në Tiranë (Shqipëri) në janar 2018’, shkruajnë mediat spanjolle.
 
Top