• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Turqi, zbulohet ungjilli 1500-vjeçar

ReNdEx

Interist Forever


ANKARA- Në Zyrën e ruajtjes së provave materiale brenda gjykatës së Ankarasë është gjetur një ungjill 1500-vjeçar, raportojnë mediet turke. Ungjilli historik është shkruar në gjuhën arameike dhe me alfabetin siriani. Në ungjill Jezu Krishti jep predikimet e para. Ungjilli iu dorëzua Muzeut Etnografik të Ankarasë nën shoqërimin e policisë.

Mësohet se ungjilli ka qëndruar 8 vjet në Zyrën e ruajtjes së provave materiale brenda gjykatës së Ankarasë. Mendohet se ungjilli kushton rreth 40 milionë lira turke (17,1 milionë euro).

Ungjilli është kapur në vitet 2000 në kuadër të një operacioni organizuar në rajonin e Mesdheut kundër një grupi kontrabandist dhe vepra i ruan vlerat historike dhe bart shumë gjurmë të periudhës që i takon.

Policia turke ka nisur hetimet për të verifikuar se është kopjuar apo jo ungjilli. Bëhet e ditur se vetëm kopja e ungjillit mund të kushtoje 1,7 milionë euro.
(ma.ar/koha/BalkanWeb)
 
Top